Tuesday, 25 December 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon viziten zyrtare ne Famullin e Pukes



Me date 25 dhjetor 2012 Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilloi vizite zyrtare ne Kishen Baritore te qytetit te Pukes.


Myftiu u prit nga Famullitari Giovanni Fiocchi si dhe kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci.

Ne fjalen e tij Famullitari Fiocchi nder te tjera tha: "...Falenderoj komunitetin Mysliman per bashkepunimet qe kemi mes dy komuniteteve. Kjo eshte nje feste e cila sjell gezim per te gjithe njerzimin."

Ndersa ne fjalen e tij kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci tha: "Duke ju falenderuar per ardhjen tuaj per te na uruar, shpreh mirenjohjen tone per Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili cdo here na ka mbeshtet dhe na eshte gjetur prane."

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani tha: "Ne kete dite te shenuar per besimtaret Katolik ju uroj festen ju Famullitar dhe nepermjet jush edhe gjithe besimtaret katolik. Sot shoqeria po perballet me ngjarje ndryshme, ku nder te cilat jane shembujt negative qe cenojne moralin e familjes, prandaj kerkohet nga ne qe te predikojme edhe me shume mbi vlerat e vyrtive te larta, mbi rendesin e familjes me qellim, ngritjen e moralit ne shkallen e duhur."

Puke me 25 dhjetor 2012



Sunday, 25 November 2012

U zhvillua ne Puke seminari me titull: Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi



Myftinia e rrethit Puke sot me date 25 nentor 2012 ne ambjetet e Hotel Turizmi Puke zhvilloi seminarin me titull: Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi .


Seminari u hap me hymnin e flamurit. Ne kete aktivitet moren pjese: Myftiu i Pukes Gezim Kopani , Drejtori i Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise Altin Shima,  N/Prefekti i rrethit te Pukes Martin Markdodaj, N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj, Drejtori i Zyres Arsimore te rrethit Puke  Vldimir Kola , familjare te Hoxhallareve Pukjan si dhe intelektual dhe besimtare mysliman.

Seminari zhvilloj rrjedhen e vete nen drejtimin e moderatorit Fran Vukaj i cili beri te qarte qellimin e zhvillimit te ketij seminari nga Myftinia e rrethit Puke.
Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Ylli Hadroj mbajti kumtesen me teme: "Historik i shkurter mbi Mejtepet e Pukes. Ai nder te tjera tha: "...Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke luajten nje rol te rendesishem ne arsimimin e Pukjaneve duke ua mesuar lexim e shkrim shqip. Mejtepet qene nje vater e rendesishme edhe per trimat Pukjane qe luftuan per Atdheun ne lufte kunder pushtimit serb."

Nje teme e rendesishme ishte ajo e antarit te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke prof. Xhemal Meci i cili mbajti kumtesen me teme: "Roli i klerit mysliman Pukjan per Liri e Pavaresi"
Me pas u mbajt nje kumtese nga Aferdita Hadroj me teme: "Roli i grave myslimane ne mbeshtetje te Atdheut."
Me pas aktiviteti vazhdoi me disa poezi te interpretuara nga moderatori i seminari Fran Vukaj

Ky seminar u pershendet edhe nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili me kete rast mbajti nje kumtese me teme: "Dashuria ndaj Atdheut urdher i Krijuesit te gjithesise" Myftiu nder te tjera tha: "...Kontributi i Myftinise se rrethit Puke dhe Hoxhallareve Pukjan eshte nje rast i vecante, qe nepermjet ketij kontributi dolen njerez Atdhedashes.

Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)

Aktiviteti u pershendet nga N/Prefekti i Pukes Mirash Markdodaj i cili tha: "...Me kenaqesi e pranova ftesen per te marr pjese ne kete aktivitet qe zhvillon Myftinia e rrethit Puke ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise. Ky aktivitet tregon velrat e medha qe mbart rrethi i Pukes ne mbrotje te Atedheut ku luajtur nje rol te madh edhe kleriket mysliman te Pukes."
Aktivitetin e pershendeti N/Kryetari i Keshillit te qarkut Shkoder Ferit Ringaj i cili tha: "...Vertet ky aktivitet vjen ne nje kohe te vecante te 100 vjetorit te Pavaresise.Nuk ka si te kalonte ky 100 vjetor i Pavaresise pa u permendur edhe kontributi i klerikeve mysliman te rrethit te Pukes ne mbrotjen e Atdheut."

Aktiviteti u pershendet edhe nga Drejtori i Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperis z.Altin Shima i cili tha:
"Hoxhallaret pukjan nepermjet Mejtepeve mbajten ne kembe Atdhe dashurine duke na nxitur edhe neve qe ta qojme perpara ate pune aq te madhe e te palodhur dhe te ndritur, qe sot i perkujtojme me krenari.Ne kete vit jubilar ne emer te kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise h.Selim Muca dhe ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise tju uroj : "Sa te jete jeta te kete shtet Shqiptare.Urime 100 vjetorin e Pavaresise!"

Seminarin e pershendeti edhe drejtori i Zyres Arsimore te rrethit te Pukes Vladimir Kola i cili nder te tjera tha:
 "...Me 100 vjetorin e Pavaresise filloj te shfaqen gradualisht edhe fakte te reja te njerezve te medhej te cilet kontribuan per shtetin e Shqiperise me cdo mundesi qe ata kishin. Rast te tille sic e degjuam kishim edhe kontributin e hoxhallareve Pukjane per mesimin e gjuhes Shqipe."
Me pas aktiviteti u mbyll me pershendetje te ndryshme nga personalitet e pranishem ne kete seminar.
Puke me 25 nentor 2012


Friday, 26 October 2012

Myftinia Puke vijon shperndarjen e mishit te kurbani me rastin e Bajramit ne disa fshatra te Pukes




Ne kuader te festes se Kurban Bajramit , Myftinia Puke po vijon prej dy ditesh duke bere shperndarjen e mishit te kurbani ne rrethin e Pukes. 
Shperndarja e radhes u be ne qytetin e Puke, Fushe Arrezit, fshatin Lajthiz dhe fshatin Rrape. Ne shperndarje mori pjese Myftiu Gezim Kopani i cili pasi ne emer te Myftinise se rrethit Puke falenderoj Shoqaten V.H.K Istanbul me mishin e dhuruar ne kete feste te kurban bajramit.
Nga kjo shperndarje perfituan mbi 100 familje.

Puke, 26 tetor 2012

Ne kuader te festes se Bajramit , Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH-se shperndau mish kurbani per disa familje


Me date 25 dhe 26 tetor 2012 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe jo vetem beri shperndarjen e mishit te kurbanit per dhjetra familje ne nevoj, jetim etj.
Shperndarja filloi me qytetin e Pukes per vazhduar me fshatrat: Qerret, Dedaj dhe Iballe. Ne nje pjese te shperndarjes mori pjese Myftiu Gezim Kopani i shoqeruar nga Sekretari i Keshillit te Myftinise Afrim Laçi , dhe aktivist te tjere si Adrian Delia, Yljan Laçi . Nga kjo shperndarje perfituan mbi 100 familje.




Sunday, 26 August 2012

Atasheu për çeshtjet fetare në Ambasaden Turke në Shqipër zhvilloi vizitë pune në Myftinë e Pukës


Gjatë ditës së shtune, më 25 gusht 2012, Myftiu i rrethit të Pukës imam Gezim Kopani ka pritur në një vizitë zyrtare Atasheun për Ceshtjet Fetare në Ambasaden e Turqisë në Shqipëri Shaban Ishlek.


Atasheu u prit nga Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani dhe disa antare te Keshillit te Myftinise Puke dhe jo vetem. Gjate vizites ne Myftini , Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoi Atasheun per viziten i shprehu atij falenderime per bashkepunimin me Myftinin e Pukes. Nga ky bashkepunim jane zhvilluar disa aktivitete islame , shperndarje te disa librave islam si dhe projekt social ne ndihme te familjeve ne nevoj. 
Në fjalen e tij z.Shaban Ishlek ndër të tjera tha: "Jemi sot në rrethin e Pukës për të ndihmuar vëllezërit tanë mysliman që ndodhen në këtë zonë. Komuniteti Mysliman i Turqisë nepërmjet Zyrës për Ceshtjet Fetare në Ambasaden Turke në Tiranë edhe më parë ka zhvilluar disa bashkëpunime me Myftinine e rrethit Pukë. Ndërsa sot jemi këtu pasi vëllezërit tanë nga Turqia kan menduar të sjellin ndihma ne ushqime për disa familje ne nevoj. Bashkepunimi ynë me Myftinine e rrethit Pukë besoj se do vazhdoj edhe në të ardhmen."

Pas këtij takimi Atasheu Turke Shaban Ishlek zhvilloi një vizitë punimeve që po bëhen në Xhamin e fshatit Qerret.
Ndalesa e fundit u bë tek Xhamia me e vjeter e rrethit Pukë pikërisht në Xhaminë e Koder Hanit. Myftiu Gezim Kopani informoi mbi faktet historike të kësaj Xhamie si dhe  përpjekjet e Myftinisë Pukë për rindertimin e saj.





Sunday, 19 August 2012

Falet namazi i Fiter Bajramit nga dhjetra mysliman pukjan



Që në orët e para të mëngjesit të sotem datë 19 gusht 2012 qindra besimtarë mysliman kan mbushur Xhaminë e re të qytetit të Pukës për të fal namazin e Fitër Bajramit. 


Si çdo vit festa e Fitër Bajramit shënon kulmin e gëzimit për besimtarët mysliman të cilet kaluar plotë një muaj sakrifice për hirë të Allahut xh.sh duke agjëruar muajin e Ramazanit.

Sot xhamia e qytetit të Pukës ka qenë e mbusht plot derisa mbi 80 besimtarë janë falur në ambjentet e jashtme të Xhamisë.
Namazi i Fitër Bajramit u drejtua nga Myftiu i Pukës imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: "...Me besim njeriu arrin vlerat më të larta shpirtërore dhe kulturore. Një përson që beson tek  Allaun i Madhëeruar nuk i bën keq askujt dhe se nga besimi tek Zoti i Gjithësisë askush nuk ka pas të keq. Uroj që kjo festë e madhe e Fitër Bajramit të jetë e gezuar për të gjithë familjet Pukjane."
Pas faljes se Fitër Bajramit me urime dhe valle popullore është mbyllur ceremonia e faljës së Fitër Bajramit.









Myftinia Pukë zhvilloi pritjet zyrtare me rastin e Fitër Bajramit



Ashtu siç eshte tradite, pas faljes se namazit te Fiter Bajramit , Myftinia Puke priti drejtues te institucioneve te cilet percollen urimet e tyre me rastin e feste. 

Të parët qe uruan ishin delegacioni i Famullisë Pukë te kryesuar nga Famullitar G.Fiocchi dhe me pas forcat plotike dhe shoqata kulturore etj. Në fjalen e  tij Famullitari i Famullisë Puke Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: ".....Duke shfrytezuar këtë rast uroj besimtarët mysliman gëzuar festen e Bajramit. Urim të veçantë kam për të gjithë ato që e kaluan muajin e Ramazanit me agjërim."

Gjate vizitës se tij kryetari i Bashkisë Pukë Beqir Arifaj ndër të tjera tha: "Si kryetar i Bashkisë Pukë por edhe në emrin e grupit me të cilët kam ardhur uroj të gjithë besimtarët mysliman gëzuar festen e Fitër Bajramit. Sjell urimet e deputetit Ndue Paluca me rastin e Bajramit ." Kryetari i Bashkise Pukë shoqërohej nga N/Prefekti, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe nga kryetar Komunash etj.

Një vizite tjetër ka qenë ajo e partisë Socialiste dega Pukë të cilët uruan Myftiun me reastin e festës së Fitër Bajramit.





Tuesday, 14 August 2012

Ne oborrin e xhamis se qytetit Puke shtroher iftar me rastin e nates se Kadrit

Ne kuader te nates se Kadrit , Myftinia Puke ne bashkepunim me shoqaten V.H.K. Istanbul shtroi ne oborrin e xhamise se qytetit Puke iftare per agjeruesit. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoi per bashkepunimin dhe iftarin e shtruar shoqaten Istanbul dhe pranin e sekretarit te shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti u ndal tek vlerat e dhjet diteve te fundit te muajit ramazan dhe tek vlera e sadakas se fitrit. Ne fund te iftarit per te pranishmit u shperndan disa literatura islame 











Friday, 27 July 2012

Hidhen themelet e xhamisë së re të fshatit Qerret , Pukë


Ditën e xhuma, më 27 korrik 2012, në fshatin Qerret të Pukës janë hedhur themelet për ndërtimin e xhamisë së re me dy minare të këtij fshati.

            
Ceremonia e hedhjes së gurit të themelit ka nisur me fjalën e Myftiut të Pukës Imam Gëzim Kopani, i cili ka falënderuar All-llahun për këtë dhuratë të begatë në muajin e Ramazanit. Myftiu ka thënë se Qerreti është një fshat me besimtarë muslimanë, të cilët e kanë pasur dhe e kanë në gjak besimin dhe ndërtimin e xhamive. Ai ka falënderuar edhe donatorët, të cilët kanë kontribuar për këtë ditë.
            
Më pas ka përshëndetur edhe Myftiu i Zonës së Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij, Myftiu ka përcjellur edhe urimet më të mira të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça dhe Kryesisë së K.M.Sh. me rastin e kësaj ceremonie.
            
Në fjalën e tij Myftiu i Shkodrës ka vlerësuar shpirtin e besimit, vlerat e harmonisë dhe të qytetarisë që burojnë nga xhamitë në çdo skaj të Shqipërisë, si një model i dashurisë dhe afrimit me Zotin e gjithësisë. Njëkohësisht është lutur për banorët e Qerretit dhe ka shpresuar që inaugurimi i kësaj xhamie të jetë një festë e madhe për krejt zonën.            

Në shoqërinë e tekbireve është bërë edhe hedhja e gurit të parë të themelit, janë bërë lutjet dhe urimet përkatëse me rastin e kësaj dite të shënuar.








Thursday, 24 May 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon nje vizite pune ne Famullin e Fush-Arrezit



Gjate paradites se sotme, date 24 maj 2012 Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i shoqeruar nga antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke z.Basri Selimaj ka zhvilluar nje vizite pune ne Famullin e Fush-Arrezit.

Delegacioni i Myftinise se rrethit Puke u prit nga Famullitari Gjerman Frat 
Andreas Walterman i cili prej kater vitesh ushtron detyren e Famullitarit te kesaj Famullie.

Frat Andreas Walterman pasi falenderoi per viziten e Myftiut Gezim Kopani vlersoi situaten mes katolikeve dhe myslimaneve si te mire. Ne kete kadveshtrim u zhvillua edhe vizita e punes qe Myftiu kishte kerkuar te bente ne kete Famulli.

Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit Puke imam Gezim Kopani pasi falenderoi famullitarin per pritjen tha: "...Sot Myftinia e rrethit Puke vendosi te zhvilloj nje vizite pune ketu ne Famullin tuaj per te biseduar mbi disa ceshtje  qe zhvillohen ne kete zone. Duke besuar qe jeni edhe ju ne dijeni, Myftinia Puke ka vendos tju pergjigjet kerkesave te besimtareve mysliman qe ndodhen ne Fush-Arrez  per ndertimin e nje xhamie. Nga informacionet e ardhura nga perfaqsuesit tane kemi nje situat ku emri "fe" tentohet te perdoret nga  disa njerez dashkeqes me qellimin e prishjes se harmonise fetare. Per kete qellim Myftinia e rrethit Puke deshiroi tju ve ne dijeni si dhe te respektoje vendimin e besimtareve mysliman per ndertimin e kesaj Xhamie. Myftinia e Pukes cdo here ka krijuar fushe pozitive me besimtaret katolik jo vetem ne qytetin e Pukes por edhe me gjere,  e ne kete kontekst  Myftinia e rrethit Puke kerkon  te njeten atmosfer per besimtaret mysliman ne kete zone."

Ne fjalen e tij Frat Andreas Walterman nder te tjera tha: "...Jam njoftu se si eshte puna per xhamin ne fshatin Fush-Arrez lagjia Dedaj. Kam zhvilluar edhe disa takime.  Sic me ka mesuar edhe urdheri i Shen Franceskos, une personalisht po ashtu edhe Famullia ku une drejtoj nuk jemi kunder ndertimit te xhamise. Jam i shqetesuar per njerezit te cilet ecin edhe sot duke shikuar historin prapa duke krijuar keshtu bllokime tek te tjeret. Une skam interes per nje lufte nepermjet fese. Kam frike se njerzit do te vazhdojne me ato qendrimet e vjetra. Sipas meje edhe pse jane nje pakice prej 400 familjesh, myslimanet kan te drejten e tyre te kene nje xhami. Di qe keto mysliman kan pas nje xhami ne fshatin Micoj te ciles i ka ra catia, por gjithsesi per te kerkuar xhami eshte e drejta e tyre. Edhe nje here theksoj se si Famullitar nuk kam interes per konflikt. Jam i mendimit qe te ulemi edhe nje here per te krijuar nje marveshje per kete ceshtje."

Diskutimi i ketij takimit u zhvillua pasi antari i Keshillit te Myftinise Puke z.Basri Selimaj informoi per situaten e krijuar per kete ceshtje.

Tuesday, 31 January 2012

Myftinia Puke ndihmon familjen e Dila Ndoj

Pas apelit per ndihme te bere ne televizionin lokal, Myftiu i Pukes Gezim Kopani vendosi ti vije ne ndihme thirrjes se nenes te moshuar Dila Ndoj nga qyteti i Fushe Arrezit . 
Sebashku me disa te tjere, me date 31 janar 2012 Myftiu Gezin Kopani vizitoj ne shtepi nene Dilen te ciles i dergoi disa pako me ushqime , veshmbathje dhe disa te hodha.
Myftiu te moshures pasi i deshiroj shendet dhe cdo te mire, falenderoi per bashkepunimin dhe zbulimin e ketij rasti te gazetarit Armir Mehaj si dhe PTV-ne, duke theksuar se: "Keto jane raste ku te gjithe si shqipetare pa dallim duhet te jemi ne krah dhe ne ndihme te njeri tjetrit..."