Tuesday, 15 October 2013

Myslimanet Pukjane festojne Kurban Bajramin



Dhjetra besimtare mysliman te rrethit te Pukes kan falur namazin e Kurban Bajramin per te vazhduar me pas festimin e festes.

Dhjetra besimtare mysliman burra dhe gra, ashtu si cdo vit , nisin fetimet qe ne oret e para te mengjesit me faljen e namazit te Sabahut dhe per te vazhduar me faljen e namazit te Kurban Bajramit. Ritet fetare kulmuan ne xhamine  e qytetit te Pukes e cila eshte mbushur me shume se asnje here me pare duke e bere te pamjaftueshme ambjentet per te falur namazin e sabahut.

Ritet fetare u drejtuan nga Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i cili nder te tjera ka thene: “Besimi ne Zotin, eshte rruga e cila ndriqon zemrat  dhe shpirtrat. Aty ku ka besim ka drejtesi paqe dhe dashuri. Aty ku nuk ka besim ka dhune, padrejtesi dhe shtypje. Prandaj njeriu me i mire eshte ai i cili i drejtohet Zotit te Gjithesise.”






Sunday, 13 October 2013

Keshilli i Myftinise Puke zhvillon mbledhjen e radhes.



Sot me date 13 tetor 2013
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e radhes me kete rend dite:

1.Analiza e punes per gjashte mujorin e pare te vitit 2013
2.Organizimi i festes se kurban Bajramit
3.Te ndryshme

Mbledhja u drejtua nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Keshilli i Myftinise se rrethit Puke pasi diskutoi miratoj analizen e punes per gjashte mujorin e pare te vitit 2013. Mori ne shqyrtim kerkesen e Bekim Sokolit i cili deshiron te behet imam  si dhe planin e punes per organizimin e festes se Kurban Bajramit.

Ne lidhje me kurban Bajramin Myftiu i Pukes Gezim Kopani informoi keshilltaret  se: “Kete kurban Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me KMSH,Diyaneti i Turqise, Shoqaten “Istanbul” etj, do mundesohet shperndarja e afro 400 qese mish kurbani.”

Mbi kete numer, Keshilli i Myftinise Puke vendosi qe mishi i kurban Bajramit te shperndahet ne: Puke, Qerret, Dedaj, Lajthize, Rrape, Fush-arrez, Xathe, Flet, Kryezi, Iballe dhe Kabash. Keshilli i Myftinise se rrethit Puke ngriti edhe grupet e punes mbi shperndarjen e Kurban Bajramit.

Saturday, 28 September 2013

Ta kuptosh femijen tend



Principi i te kuptuarit te femijes tend rrjedh nga fakti se Islmi gjithcka e mbeshtet ne dituri. Ajeti i pare i shpallur ne Kur’an eshte ai qe flet pikerisht per mekanizmin me te rendesishem ndihmes ne nxenien e diturise:

“Lexo me emrin e Zotit tend, i Cili krijoi cdo gje” (El-Alak: 01)

Ne pese ajetet e para te kesaj kaptine, Allahu xh.sh perdor shprehjet “ikre”, “al-leme”, dhe “kelam”, qe mund te perkthehen: “Meso”, “Mesoi” dhe “lapsi”.

Keto tre gjera jane mekanizma ndihmes, te cilet perdoren per te arritur deri te dituria. Prane kesaj, te gjithe dijetaret jane te mendimit se , nese deshirojme qe ibadetet tona te pranohen, atehere duhet te kryhen nga motive te drejta dhe te mbeshteten ne dituri te paster. Per shembull, nese e edukojme femijen tone, atehere nje gje e atille medoemos duhet te behet permes te kuptuarit te probleit nga dora e pare, ashtu qe te kemi qasje sa me adekuate dhe te sillemi ne menyre korrete ndaj problemit ne fjale. Nese do te deshironim te dime se si t’i motivojme femijet qe ata te funksionojne ne menyre te dobishme dhe kooperative, atehere duhet te posedojme disa njohuri te caktuara qe kane te bejne me te kuptuarit e mekanizmit te tyre psikologjik. Per gjithcka qe veprojme njerezit kane qellimin e tyre. Kjo ka te beje edhe me femijet, por edhe te moshuarit. Keto gjera per ne mund te jene te njohura, por edhe te panjohura. Nese per ne si prinder jane te njohura synimet e femijeve, atehere nje gje e tille do te na mundesonte qe t’u ndihmojme femijeve tane ne sjellet e tyre, keshtu qe do te arrijme t’i ndryshojme edhe motivet e tyre. Ekzistojne dy motive kryesore qe i nxisin femijet ne aksion. Ato jane: nevoja per perkatesi dhe nevoja per perkujdesi.
Nevoja per perkatesi eshte nje nga nevojat themelore te femijeve, madje edhe te moshuarve. Femija ndien siguri atehere kur ka vendin e tij ne grup, ne familje ose ne klasen e shkolles. Duke filluar qe nga kopshti i femijeve, femija vazhdimisht do te kerkoje menyra qe ta gjeje vendij e tij ne familje. Cdo person do te ndieje se i takon nje shoqerie apo grupi te caktuar po qe se ka dicka te perbashket me antaret e tjere te atij grupi. Aktivitetet e perbashketa formojne lidhje te fuqishme ndermjet njerezve, te cilet i ndajne ato sebashku. Me qellim qe femija t’i kenaqe nevojat e tij ne ambientet e shkolles, ai duhet te marre pjese edhe vete ne aktivitet shkollore se bashku me moshataret e tij.
Kjo pjesemarrje do te tregoje qarte se ekziston dicka e perbashket me shoket e tij te klases. Gabim i perbashket i disa prinderve-madje edhe nese jane te kujdesshem-konsiderohet edhe ai qe ata nuk u lejojne femjeve te tyre te anetaresohen ne ndonje seksion apo edhe ne ndonje aktivitet jashte orarit mesimor. Kjo ua ben te pamundur femijeve t’i kenaqin nevojat e tyre, gjegjesisht nevojes qe t’i perkasi shkolles se caktuar.
Menyra me e mire per prinderit qe te qendrojne te kujdesshem eshte ajo qe t’i ndihmojme femijet e tyre ne identifikimin e aktiviteteve qe nuk jane ne harmoni me mesimet islame dhe te largohen nga ato. Gjithashtu, prinderit duhet t’iu ndihmojne femieve te tyre qe t’i zgjedhin aktivitete te caktuara shkollore, te cilat nuk jane specifike vetem per muslimanet, sic eshte anetaresimi ne ekipet patrulluese rrugore ose ne klubet shkollore te informatikes etj.
Menyre tjeter ndihemese per femijet tuaj – me qellim qe t’i kenaqin nevojat e tyre- eshte edhe ajo kur ne ua lejojme atyre qe t’i ndjekin disa ndodhi sportive ne raste te vecanta,si, per shembull, atehere kur ekipi lokal i basketbollit garon ne finale, kur ekipi i qyteti ne hokej arrin ne “Play off” ose atehere kur ne tv transmetohet kupa olimpike apo ajo boterore etj. Leje qe femijet ti percjellin keto ndodhi sportive, do t’iu ofrojne mundesi qe femijet diten vijuese te bisedojne dhe t’i komentojne ndodhite sportive me shoket e tyre.
Megjithate, deshirojme te theksojme faktin se femijes kurrsesi nuk i duhet lejuar qe vazhdimisht dhe panderprere t’i percjelle ndeshjet sportive apo serialet televizive, sepse nje gje e tille do te ishte humbje kohe. Ndoshta do te ishte efektive nese femijeve u lejojme te ndjekin vetem pjesen e fundit te lojes ne baskeboll, ose pjesen e fundit te lojes ne hokej, apo ndonje manifestim te madh olimpik sportiv, qe do te mjaftonte per nevojat e tij, e keshtu t’i ofroe dicka qe do te mund te komentonte apo diskutonte per ceshtjet sportive me shoket e tij. Pra ndihmoni femijen qe kohen e tij ta harxhoje ne menyre te logjikshme.
Nevoja per perkujdesje eshte nje nevoje tjeter themelore e femijes. Femijet do te perserisnin cilindo veprim, nese ai do t’iu sillte kujdes, ndersa do te iknin apo do ta braktisnin cilindo veprim, nese ai veprimi do t’i shkaktonte monotoni. Te gjithe femijet e bejne kete, ndoshta edhe pa e kuptuar.
Prinderit medoemos duhet ta dine se femija duhet ta ndieje veten si prezent dhe qe eshte nen perkujdesje, e jo ta ndieje veten i braktisur dhe i anashkaluar. Nese femija luan bukur dhe qete, por askush nuk e veren ate, atehere ai do te mundohet qe te terheqe vemendjen permes zenkave dhe mosdegjueshmerise. Femija me shpejtesi do te vihet ne qender te vemendjes si femije i keq dhe i padegjueshem, se sa te qendorjme i paverjetur sikurse ai qe sillet mire. Prinderit duhet ta shperblejne permes vemendjes sjelljen e bukur te femijes se tyre, ndersa duhet t’i shperfillin sjelljet negative.

Burimi:Edikimi i femijeve
Autor: Ekrem Beshir dhe Muhamed Beshir
Fq.33

Monday, 16 September 2013

Hapat e parë të fëmijës…



Ngritja në këmbë e fëmijës dhe hedhja e hapave të parë është një nga çastet më emocionuese për çdo nënë dhe baba. Ndërkohë që faza të tjera të zhvillimit si mbajtja e kokës drejt, ulja ndenjur etj nuk mbahen mend mirë prindërit arrijnë ta fiksojnë mjaft mire kohën kur fëmija i tyre ka hedhur hapat e parë.

Ndryshimet individuale gjatë fazave të zhvillimit deri në ecje janë të pakta. Nëse një fëmijë 3 muajsh nuk arrin të mbajë kokën, nuk ka filluar të kthehet në moshën 6-7 muajsh apo nuk arrin të qëndrojë ulur në moshën 7-8 muajshe atëherë duhen filluar menjëherë ushtrimet. Por për ecjen nuk kemi një kufi kaq të ngushtë. Fëmijët zakonisht fillojnë të ecin në moshën 12-13 muajshe por ka prej atyre që ecin që 9 muajsh dhe prej atyre që mund të vonojnë deri në 17-18 muajsh.

Fazat e zhvillimit pas muajit të 8-9 të fillojnë të tregojnë ndryshimet e para. Ka fëmijë të cilët në fillim ecin këmba dorazi pastaj ngrihen në këmbë duke u mbajtur. Ka prej atyre të cilët vetëm se mbahen nga duart e nënës dhe ecin menjëherë pa qenë nevoja të ecin këmba dorazi. Ka edhe shumë të tjerë që fillojnë menjëherë të ecin pa bërë asnjërën prej gjërave të mësipërme.

Struktura gjenetike, mesatarja e gjatësisë dhe peshës, lindja para kohe e të tjerë janë disa nga faktorët që mund të ndikojnë në vonesën e të ecurit. Sigurisht që edhe kontrolli i vazhdueshëm i familjes, moskrijimi i hapësirave për fëmijën, frika e fëmijës janë disa nga shkaqet e vonesës në të ecur.

Pra këtu mund të themi se një fëmijët i cili nuk ka paraqitur problem apo mangësi në fazat e zhvillimit dhe paraqitet krejt normal në vizitën neurologjike atëherë mund të presë deri në moshën 18 muajshe për të ecur. Por nëse ekzistojnë probleme në fazat e zhvillimit dhe mjeku ka dyshime për këtë, atëherë duhen bërë të gjitha analizat e nevojshme.

Në shumicën e rasteve prindërit pyesin se çfarë duhet të bëjnë për ecjen sa më të hershme të fëmijëve të tyre. Do të ishte më e drejtë të thoshim se nuk ekziston një përgjigje e saktë për këtë pyetje. Krahas kësaj nuk ekziston asnjë argument se rrethorët ndikojnë pozitivisht në lehtësimin e ecjes. Madje ndonjëherë mund të krijojnë dhe efekte negative në fazën e zhvillimit të muskujve të fëmijës. As këpucët ortopedike nuk sjellin ndonjë avantazh, më e mira është që fëmija të ecë zbathur në shtëpi, në këtë mënyrë ai do të ndjejë dyshemenë duke e shtypur me këmbë. Prekja e dyshemesë, pengesave të ndryshme me shputën e këmbës dërgon nxitje shumë pozitive në tru.

nga
Aisa KOKIÇI
Burimi: Revista Drita Islame, Prill 2013/

Sunday, 15 September 2013

Myftiu i Pukes Gezim Kopani uron fillimin e vitit shkollor



Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani me rastin e fillimit te vitit te ri shkollore para universitare uron te gjithe nxenesit pukjan : “Vit  te mbare dhe te sukseshem. Qofte ky fillim viti, vit i gezuar dhe i mbushur me dije dhe mesime te reja. Urim i veçante shkon per nxenesit e klases se pare, te cilet neser do ulen ne bankat e shkolles.

Myftiu
Gezim Kopani


Puke 15 shtator 2013


Saturday, 14 September 2013

Nëna dhe arsimimi i fëmijës


Nëna, si edukatore e një populli është një nga themelet e familjes. Ajo është aq shumë e shtrenjtë në këndvështrimin islam, saqë i dërguari i Allahut (a.s.) në një hadith thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.”

Nëna me dorën e saj të shtrenjtë, edukon një popull, formon bërthamën e shoqërisë dhe themelin e familjes. Është një qenie tek e cila fëmijët kthehen në folenë e tyre plot dashuri dhe ngrohtësi.

Në këtë këndvështrim, Islami i ka dhënë nënës një vlerë të tillë, ku Profeti (a.s.) thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.”

Nëna, e cila merr këtë veçori, me përkushtim ka një funksion shumë të madh në arsimimin e fëmijës. Potenciali në shpirtin e nënës është krijuar nga Allahu (xh.xh.) me butësi, mëshirë, përpikëri dhe saktësi. Nëna në natyrën e saj është me të vërtetë një mësonjëtore dhe një edukatore. Për atë detyra më e rëndësishme duhet të jetë edukimi i fëmijëve. Allahu e ndan nga të dashurit në Ditën e Kiametit atë të cilin e ndan nënën nga fëmija i saj. Në hadithin e mësipërm shfaqet qartë roli i nënës për edukimin e fëmijës.

Ndërkohë që nëna vepron me përkushtim, edhe babai duhet të jetë i kujdesshëm në punën e tij, duke mbushur një hapësirë në familje. Në shumë raste babai është jashtë shtëpie, ndërsa nëna është në çdo moment me fëmijën e vet.

Sipas kërkimeve që janë bërë, del konkluzioni se arsimimi i fëmijës fillon që në barkun e nënës. Mendimet, ndjenjat dhe veprimtaria e nënës ndikon në foshnjën e saj. Nëna dhe babai duhet të mundohen njëkohësisht për arsimimin e fëmijës, duhet ta mbështesin njëri-tjetrin dhe jo të jenë kundra njëri-tjetrit për arsimimin e fëmijës. Mbasi fëmija të ketë ardhur në jetë, mjafton edhe një e prekur e nënës mbi trupin e tij, që ai të marrë butësinë dhe ngrohtësinë e saj.

Prandaj nëna duhet t’i japë shumë rëndësi mënyrës së jetesës së saj, moslënies pasdore të fesë (besimit), mënyrës së ngrënies dhe pirjes, të folurit dhe të ndenjurit.

Mënyra e arsimimit të fëmijës është natyrore. Ajo i ngjason një aparati fotografik ku pozon çdo gjë që shikon. Në këtë periudhë kohe fillon dhe formohet dinamika e natyrës së fëmijës.

Duhet të jetojmë duke i marrë parasysh të gjitha këto gjëra. Duhet që të jemi të disiplinuar dhe të jetojmë një jetë të programuar dhe të planifikuar.

Ne jemi ata çka mbollën të parët tanë. Në të ardhmen do të jenë trashëgimtarët tanë, të cilët do të jenë e ardhmja e kombit. Atëherë le të përgatisim fidanë të tillë që në të ardhmen të jenë jo vetëm pemë me gjethe dhe lule të bukura, por për më tepër pemë frytdhënëse.

/Revista Drita Islame/

Friday, 13 September 2013

Nje poster i bere me dore per festen e Kurban Bajramit


Me rastin e festes se Kurban Bajramit piktori pukjan Hasan Laçi ka bere nje poster urimi per besimtaret mysliman te rrethit Puke me rastin e Kurban Bajramit 

Tuesday, 10 September 2013

Botohet libri “Njeriu i puneve te mira” kushtuar Hoxhe Shaban Rexha


 
Botohet libri “Njeiru i puneve te mira” kushtuar Hoxhe Shaban Rexha.Ky liber vjen tek lexuesit nga shkrimtari i njohur Idriz Ahmetaj. Libri eshte sponsorizuar nga Myftinia e rrethit Puke si dhe nga Dashamir Bajram Sokoli.

Ne kete liber autori sjell ne kujtese jeten e hoxhe Shaban Rexha ( lindur me 09.11.1901 ne fshatin Lajthize te Pukes). Autori sjell ne kujtes jeten e Shaban Rexhes qe kur ai ishte i vogel per te vazhduar ne jeten e nxenesit neper Mejtepet e Pukes, dhe per te vazhduar tek sherbimet si hoxhe ne Xhamin e fshatit Micoj e Lejthize.

Jeta e hoxha Shaban Rexhes eshte e  nderthurur me jeten islame dhe arsimore. Ne vitin 1924 Shaban Rexha hap per here te pare Mejtepin ne fshatin Micoj. Po ne kete vit Shaban Rexha hap per here te pare shkollen shqipe te fshatit Micoj. Ne vitin 1925 Shaban Rexha emrohet nga Ministria e Arsimit Mesues i  kesaj Shkolle.

Shaban Rexha perfec detyres se Hoxhes dhe mesuesit ai ka kryer edhe disa te detyra te tjera si: Me 1931 emrohet sekretar i batalionit Tirane. Ne vitin 1940 fillon pune ne Puke si agjent financiar. Ne vitin 1944 emrohet sekretar i nenprefektures se Pukes.Ne vitin1946 emrohet nenpunes prane zyres se gjendjes civile Puke dhe ne vitin 1967 emrohet Hoxhe ne Xhamine e fshatit Lajthize.

Shaban Rexha vdiq me 18.06.1976 ne fshatin Lajthize te Pukes ne moshen 75 vjecare.

Muajt ne vazhdim Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Idriz Ahmetaj autor i librit, do behet edhe promovimi i librit “Shaban Rexh Ahmeti Njeriu i puneve te mira“.

Pergatiti:
Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)

Wednesday, 21 August 2013

Haki Adem Selmani, Myezini i pare i xhamise se qytetit Puke



Haki Adem Selmani lindi ne Zezaj te Pukes ne vitin 1929. Ai vinte nga nje familje me tradita patriotike dhe arsimdashese. E filloi punen qe ne rnoshe te re, si mesues. Pasioni i tij per profesionin u shkri me deshiren per t’u arsimuar dhe kualifikuar. Ai vazhdoi dhe perfundoi shume kurse kualifikimi dhe aftestimi, duke ngritur shkallen e njohurive dhe te aftesive ne nivele te lavderueshrne. Sherbeu ne mjaft fshatra te thelia, si Berishe, Kryezi, Micoj, Qerret, Koman, Mezi e Bushat.

Pas vitit 1993 Haki Ademi sebashku me vellan e tij Bek Ademi u aktivizuan prane Myftinise se rrethit te Pukes. Ne vitin 1994 Myftiu i asaj kohe H.Elez Hoxha e emron Haki Ademin mesues te disa kurseve islame. Keto kurse fillimisht u hapet tek godina ish-pallati i partise. Ne kete kurs u regjistruan shume djem dhe vajza. Mesues Haki Ademi nxenesve ua mesoj sure dhe shume ilahi te cilat kendoheshin per Mevlud, ne muajin Ramazan si dhe ne festen e fiter Bajramit dhe kurban Bajramit.

Duke shikuar angazhimin e Haki Ademit , Myftiu H.Elez Hoxha  ne vitin 1996 e emron Haki Adem Selmanin Myezin te Xhamise re te qytetit te Pukes.

 

Materiali eshte ne punim...

 

Pergatiti
Gezim Kopani

 

____________
Komente nga Adem Ademi inna lilahi we inna ilejha ragjiun-Ishte iniciator ,bashkepuntor kembengules ne aktivitete fetare.Falte namazin ,agjeronte dhe mendonte kur do t viuj kysmeti te shkoi ne haxh.nuk dinte te hidherohej per te madhin zor.Kam pas fatin qe kur ishte i shtrir ne spiatl ne Tiran te takohesha me te.Ai kishte telashe me smundjen un kisha telash te dynjallukut te luftes ne kosov.Por patem koh me u pershendet e me u qmall si dy miq.Ishte i pari qe hapi deren per mua me 22 dhjetor 1992.Kur pregatisnim grupin e korit te ilahive ai merrte nje flet peme dhe i binte si bilbilit.O zot njerzit e mdhenje sa shpejt shkojn.Le te jet nen mshiren e te madhit All llah.

Thursday, 8 August 2013

Myftinia Pukë zhvillon pritjet zyrtare me rastin e Fitër Bajramit - 8.8.2013



P
as faljes se namazit te Fiter Bajramit Myftinia e rrethit te Pukes eshte vizituar nga disa zyrtare te rrethit te Pukes per bere urimet me rastin e festes se Bajramit te madh.

Te paret qe moren pjese ishin drejtues te Famullise se Pukes si dhe Prifti Giovanni Fiocchi. Drejtuesit e Famullise u priten nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani.
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani duke vlersuar harmonin fetare nder te tjera tha: “Me te vertet eshte bukur kur njerzit shkojne mire me njerit-tjetrin. Zoti i ka krijuar njerzit ne kombe dhe fise te ndryshme qe njihen me njeri tjeterin.”

Ndersa Famullitari i Kishes Katolike Puke Diovanni Fiocchi nder te tjera tha: “Harmonia fetare qe kemi ketu ne rrethin e Pukes eshte nje thesar per te cilin duhet te punojme te gjithe sebashku qe ta bejme edhe me te bukur.”

Drejtuesit e Myftinise se rrethit Puke moren urime edhe nga Drejtues te forcave te ndryshme politike te rrethit te Pukes. Ne fjalen e tij perfaqsuesi i PS dega Puka Xhavit Selimi nder te tjera tha: “Ne kete dite te madhe uroj te gjithe besimtaret mysliman gezuar Fiter Bajramin, por nje urim i vecante shkon edhe per agjeruesit e muajit Ramazan. Duke marr shkas edhe nga fitorja qe mori PS ne ju premtojme se do jemi bashkepunues me Myftinin e rrethit te Pukes me qellimin e shtimit te sherbimit ndaj komunitetit.

Kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifaj ne emer te Bashkise Puke por edhe te PD-se tha: “Ne kete dite te vecante uroj te gjithe besimtaret e rrethit te Pukes gezuar festen e Fiter Bajramit.Urime per te gjithe ato qe agjeruan me sakrifice muajin e Ramazanit.”
Edhe Nenprefekti i rrethit te Pukes Martin Mardodaj uroj te gjithe besimtaret Mysliman te rrethit te Pukes.
Nje tjeter urim per besimtaret mysliman erdhe edhe nga kryetarja e LSI Puke Sajmira Laci e cila uroj te gjithe besimtaret mysliman per festen e Fiter Bajramit.





Fitër Bajrami, dhjetra besimtar mbushin xhamit e Pukes



Sot 08 gusht 2013 qindra besimtare mysliman te rrethit te Pukes i jane drejtuar Xhamiave per te falur namazin e Fiter Bajramit.

Numrin me te madh te besimtareve qe falen namazin e Fiter Bajramit u regjistrua ne qytetin e Pukes ku moren pjese qindra besimtare mysliman. Nga pjesmarrja e madhe, dhjetra besimtare kan fal namazin e Fiter Bajramit ne ambjentet e jashtme te xhamise se qytetit te Pukes.Edhe kete namaz vihej re pjesmarrja e nje numri te madh te rishe qe mbushen xhamin e qytetit te Pukes.

Namazi i fiter Bajramit u drejtua nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani po ashtu edhe hytbja e Fiter Bajramit. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Falenderojme Allahun e Madheruar qe na beri te mundur festimin e kesaj dite te madhe per te gjithe besimtaret mysliman. Lus Allahun xh.sh te na kete pranuar agjerimin e Ramazanit!  Jemi sot ketu per ti shtrire doren Allahut xh.sh per ti kerkuar ndihmen dhe mbrotjen e Tij. Nuk eshte vone qe ti drejtohemi Allahut me lutje dhe dua. Le te punojme te gjithe sebashku qe te ftojme te afermit tone per te marr pjese ne namaze duke i edukuar me rregullat dhe jeten islame. Uroj qe gezimi dhe rahmeti i Allahut mbizoterofte ne zemrat dhe shtepit e juaja!
Fiter Bajrami u fal edhe ne fshatin Qerret, dhe Iballe.

Disa fotografi nga falja e namazit te Fiter Bajramit sot 08.08.2013 ne Xhamine e re te qyetetit te Pukes.














Zjarret ne pyjet e Pukes, reagojne komunitet fetare



Prej ditesh zjarret kan pushtuar malet e Pukes duke djeg keshtu mbi 5 hektar pyje jane perfshire nga zjarret. Nderkoh situata me kritike ndodhet ne malin e Krrabit ku rrezikohen edhe dy ujesjellesit e Pukes dhe te Fush-arrezit.

Situata e renduar e zjarreve ne rrethin e Pukes ka bere qe edhe komunitet fetare te reagojne sot ne diten e Fiter Bajramit . Sot Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani si dhe Famullitari Giovanni Fiocchi bene kete reagim:

Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani nder te tjera tha: “Pyjet por jo vetem pyjet dhe gjitha gjerat qe shikojme qe nuk i dime jane krijesat e Allahut xh.sh dhe ne kete kontekst duke qenese jane krijuar nga Allahu xh.sh askush nuk ka te drejte qe ti djekin dhe ti perdorin ne kete lloj menyre.Ne fene islame thote Profeti Muhammed a.s thote: Kushdo qe ben nje veper te hajrit dhe do i jap nje grad ne xhennet dhe kushdo qe mjell nje fidan nje pem per hir te Zotit qe njerzit te perfitojne nga ajo do kete sevape jo vetem ne kete dynja por edhe ne boten tjeter.Prandaj do i besha thirrja qe te mos i keqperdorim keto miresia qe Allahu xh.sh na ka dhene sepse ne vendet e tjera, tjeret i kerkojne dhe nuk i kan.”

Ndersa Famullitari Giovanni Fiocchi nder te tjera tha: “Zoti na ka dhene kete bote qe ta kultivojme dmth qe ta perdorim per nevojet tona por edhe qe ta ruajme. Ne kete bote me bukurin e natyres ne mund te gjejme gjurmet e zotit, atehere qe shkateron kete bote dhe kete natyre nuk ben nje dam vetem sendeve por edhe njerezve.Eshte nje mekat i madh qe ne nuk mund ta pranojme.”

Date, 08.08.2013

Saturday, 3 August 2013

Diyaneti Turk shperndan pako ushqimore ne Puke



Ne kuader te muajit Ramazan
Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me “Diyaneti Turk, Zyra per Ceshtje Fetare prane Ambasades Turke” Tirane organizuan shperndarjen e dhjetra pakove ushqimore per familjet e varfra ne rrethin e Pukes.

Ne shperndarjen e ketyre pakove me ushqime ka marr pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani,  dhe disa nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Keshilli i Myftinise Puke shpreh falenderimet me te mira per kryetarin e Zyres per Ceshtje Fetare Shaban Ishlek i cili beri te mundur qe dhjetra familje Pukjane te gezohen ne kete muaj te madh.

Nga kjo ndihme perfituan rreth 100 familje ne nevoje.


Friday, 2 August 2013

Myftinia Puke ndihmon familjen e Zef Jakut pas apelit te bere ne Ptv



Kushtet e veshtira ekonomike dhe jo vetem ka bere qe kryetari i familjes Zef Jaku te kerkoje mbeshtetjen e gazetarit te Ptv Armir Mehaj nepermjet televizionit lokak Ptv qe te ndihmohet.  Zefi sebashku me bashkeshorten e tij jane te papune, por edhe kushtet e renda ne shtepi ka bere qe Zefi te kerkoj ndihme ku te mundet.Familja Jaku eshte banor i fshatit Gojan te Pukes.

Ka mjaftuar kjo thirrje e Zef Jakut ne Ptv qe, edhe Myftinia e rrethit Puke ti jape ndihme ne ushqime per  familjen Jaku, te cilat jane te mjaftushem per nje muaj.

Apelit per ndihme ju pergjigjen edhe disa institucione dhe persona te tjere.

02 gusht 2013

Myftinia Puke dhe shoqata Istanbul ndihmojne familjet e varfra


Ne kuader e dhjete diteve te fundit te muajit Ramazan, Myftinia e rrethit te Pukes eshte duke zhvilluar aktivitete te ndryshme. Prej disa ditesh Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me shoqaten “V.H.K. Istanbul” ka organizuar dhurimin e disa pakove ushqimore per familjet e varfra ne rrethin e Pukes.

Ne shperndarjen e ketyre pakove me ushqime ka marr pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe kryetari i shoqates “Istanbul” Ridvan Seferaj.

Ne saj te ketij bashkepunimi Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka falenderuar shoqaten “Istanbul” e cila ne kete muaj te Ramazanit ndihmoj me pako ushqimore rreth 50 familje. Besojme se edhe ne te ardhmen bashkepunimi yne me shoqaten “Istanbul” do vazhdoj me qellimin e gjallerimit te ndjenjave islame por edhe ate humanitare.

Kryetari i shoqates “Istanbul” Ridvan Seferaj gjate shperndarjeve te ndihmave, i ka bere te ditur familjeve se; keto pako jane nga shoqata “Istanbul” dhe vellezerve mysliman qe ndihmojne kete shoqate. Shpresojme se me keto pako tju kemi ardhur ne ndihme sadopak disa familjeve ne nevoje ne rrethin e Pukes.

Nderkoh Myftinia e rrethit Puke eshte duke zhvilluar edhe bashkepunime me donator te tjere per tju ardhur ne ndihme disa familjeve ne rrethin e Pukes.






Wednesday, 31 July 2013

Mrekullia matematikore e Kur’anit



Mrekullia matematikore e Kur’anit

Nga mrekullitë e shumta që përmban Kur’ani është edhe ajo matematikore, si p.sh. e shumëshpjeguara mrekullia e numrit 19. Kurse këtu po japim disa fjalë dhe numrin se sa herë janë përsëritur ato në Kur’an, në një tablo të habitshme:

7 qiej 7 herë
krijimi i qiejve 7

iman (besim) 25
mosbesim 25

tradhëti 16
tradhëtar 16

zekat 32
bereqet 32

dynja (kjo botë) 115
ahiret (bota tjetër) 115

melek 88
shejtan 88

njeriu 65
etapat e krijimit
të njeriut 65

dhé 17
pikë uji 12
gjak i ngjizur 6
mish i përtypur 3
kocka 15
mish 12
gjithsej 65

bimë 26
pemë 26

rahmet (mëshirë) 79
hidajet (drejtësi) 79

dënim 117
falje (117×2) 234

verë-nxehtë 5
dimër-ftohtë 5

verë (pije dehëse) 6
dehje 6

varfëri 13
pasuri (13×2) 26

ditë 365
muaj 12
ditët 30

thuaj 332
thanë 332

të këqijtë 3
të mirët (3×2) 6

ju krijoj juve 16
robëria (ndaj Allahut) 16

/dritaislam.al/

Saturday, 27 July 2013

Medreseja Shkoder shtron iftar per agjeruesit Pukjan



Me datë 29 korrik 2013 Myftinia Pukë në bashkepunim me Medresen Haxhi Sheh Shamia Shkoder organizuan shtrimin e një iftari për xhematin e Xhamisë Pukë. Në këtë iftar ishte i pranishem Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj.

Në fjalen e mbajtur me këtë rast, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani nder të tjera tha: “Falenderimet i takojnë Allahut të Madheruar që na dha këtë iftar. Falenderim i veçantë shkon për Medresen H.Sh. Shamia Shkoder e cila na mundësoi shtrimin e këtij iftari.

Tashmë ndodhemi në dhjetë ditët e fundit te Ramazanit, ku duhet të shtojmë adhurimet dhe punet e hajrit pasi këto ditë janë myzhde për myslimanin. Në këto ditë bie  nata e bekuar e Kadrit në të cilin Allahu xh.sh ua pranon lutjet besimtarëve qe i drejtohen me lutje Atij. Hz.Aishe r.a. e ka pyetur hz.Muhammed a.s. duke i thënë: “O i derguari Allahut, nese e përjetoj naten e Kadrit, çfare duaje (lutje) duhet të them!? Hz. Muhammed a.s. i thotë: “O Aishe! Thuaj:”Allahumme inneke afuvun Kerimun, tuhibul afve, fa fuani.” d.m.th: “O Zoti im! Ti je falës i Madhe, e do faljen më fal mua.” 

Që të gjithë sëbashku duhet të punojmë për të sjell në Xhami femijet, të afermit pasi lutja në këto ditë ka  sevape  shumë të medha. Le të punojmë të gjithë sëbashku që të sjellim në xhami personat të cilët skan qenë asnjë herë edhe pse nuk din, mjafton që ti fusin në shtepin e Allahut xh.sh. për të marr këto sevape. Duke ju falenderuar për pranin tuaj, ju uroj agjerim të pranuar.”

Kryetari i shoqates “V.H.K Istanbul” Ridvan Seferaj ndër të tjera tha: “Fillimisht ju uroj të gjithëve agjerim të pranuar! Tashme Medreseja H.Sh. Shamia Shkoder e ka kthyer në tradite shtrimin e iftareve në qytetin e Pukës, pasi tashmë edhe rrethi i Pukës është pjesë e shkolles tonë në të cilen mësojnë shume bijë Pukjan.  Falenderoj Myftiun e Pukës i cili me bashkëpunimin e tij ka arritur të bëhet një urë lidhese mes Pukës dhe Medresesë. 

 Siç e  dini, femijet e Pukës i kan pas dhe do i kenë të hapura dyert e Mdresesë tonë.  Profesori i jonë Mehmet Gormez ka thënë: “E shikoj me trishtim ato vende ku në safet e Xhamiave nuk shikoj të rij.”,  ndërsa unë sonte në këtë iftare po shikoj shume të ri dhe kjo është një shenjë e mirë për rrethin e Pukës. Unë, nuk e imagjoj gjendjen e myslimaneve nëse nuk do ishte muaji i Ramazanit, prandaj gjej rastin tju uroj edhe një hërë agjerim të lehtë dhe të pranuar tek Allahu xh.sh!

Puke 29.07.2013






















Thursday, 25 July 2013

Agjërimi islam – disiplinë morale, shpirtërore, fizike e shoqërore



S’ka nxitje më të madhe se ajo e të fikurit të etjes e të rurisë, kur pija dhe ushqimi janë nën zotërimin e çdonjërit prej nesh e urdhërojmë veten, jo vetëm një herë e dy, por përditë e rregulllisht për një muaj të tërë me qëllim për t’iu afruar sa më tepër Qenies Hyjnore.

Agjërimi – bazë e Islamit – Baza a instituti i agjërimit në Islam erdhi mbas atij të lutjes. Agjërimi u bë i detyrueshëm në Medine, në vitin e dytë të Hixhretit. Para kësaj Profeti agjëronte me dëshirën e vet, si një devocion, në të dhjetën ditë të Muharremit dhe i urdhëronte, gjithashtu, ndjekësit e vet ta agjërojnë atë ditë, mbasi kishte një ditë agjërimi edhe për Kurejshët bazuar në një thënie të Aishes (Buhari, kapitulli 30, hadithi 1). Origjina e agjërimit në Islam mund të gjurmohet kështu deri në kohën kur Profeti ishte ende në Mekë, mirëpo sipas Ibni Abbasit ndodhi mbasi emigroi në Medine, ku iu tregua se edhe Musai agjëronte të dhjetën ditë të Muharremit për kujtim të shpëtimit të izraelitëve, dhe myslimanët si më të afërt te Musai… e bënë si rregull ta agjërojnë atë ditë (Buhari 30: 90).

Një institut i përgjithshëm: Subjekti i agjërimit në Kur’an është zhvilluar vetëm në një vend, domethënë në ajetin 28, kapitulli dy, megjithëse agjërimi është përmedur edhe në raste të tjera me qëllim falje të metash personale e disa herë si fidje. Ky ajet fillon me shënimin që instituti i agjërimit është i përgjithshëm, “O besimtarë! Agjërimi u bë i detyrueshëm mbi juve ashtu sikundër ishte i detyrueshëm për ata para jush, kështu që të mund të rueheni nga e keqja” (2: 188). E vërteta e kësaj shprehje – që agjërimi “ishte i detyrueshëm për ata para jush” – dëshmohet edhe nga historia e feve. Ushtrimi i agjërimit ka qenë i njohur pothuaj përgjithësisht në të gjitha fetë e kumtuara, megjithëse e njëjta rëndësi nuk i është dhënë në të gjitha, si dhe format e qëllimet ndryshojnë. “Metodat dhe qëllimet e tyre ndryshojnë shumë simbas klimës, racës, qytetërimit dhe rrethanave të tjera; por kishte për të qenë e vështirë me gjet ndonjë sistem fetar të përmendun që të mos e ketë njohur fare atë.” (Encyklopedia Britanica, Art, Fasting).

Kuptimi i ri i dhënë nga Islami – Cruden-i në Librin e tij, Bible Concordence, thotë se agjërimi, në të gjitha kombet mbahesh “në kohë zie, fatkeqësie ose vdekje”, e kjo provohet me fakte, mirëpo Islami i ka dhanë këtij ushtrimi një kuptim të lartë e të zhvilluar. Ai refuzoi kryekëput idenë e zbutjes të zemërimit të Zotit, ose për të fituar dashurinë e Tij me anë të vuajtjeve vetëdashëse, dhe i zëvendësoi këto me agjërime të rregullta e të vazhdueshme, pa marrë parasysh gjendjen individuale e krahinore, si një mjet për të zhvilluar fakultetet e brendshme të njeriut. Kur’ani flet edhe për agjërime të tjera si për t’u shkarkuar nga shkelja pa dashur e ligjeve Hyjnore megjithatë këto janë krejt të dallueshme nga agjërimi i detyrueshëm i Ramazanit, dhe se janë përmendur si një alternativë ndaj një vepre bamirëse, si p.sh. ushqimi i një të varfri.

Agjërimi në Islam, si një institut, është bërë disiplinë shpirtërore, morale e fizike e urdhrit më të lartë, dhe se kjo është bërë e qartë nga ndërrimi i formës dhe i qëllimit. Duke bërë këtë institut të vazhdueshëm, gjithë idetë e frikës, të fatkeqësisë e të mëkatit janë të përjashtuara, ndërsa qëllimi i tij i vërtetë është treguar qartë duke thënë: që të mund të ruheni (tettekun) nga e keqja”. Fjala itteka, e cila do të thotë, me e rujt një gjë nga gjithçka që e dëmton ose e plagos, ose me e ruejt nga çdo gjë që është frikë se jep përfundime të këqija”. Përveç kësaj fjala është përdorur në Kur’an lirisht në kuptim të përmbushjes të detyrave (4: 1), ku erham (lidhjet fisnore të gjakut) janë quajtur si një objekt i ittekas, ose përgjithësisht si në ittekull-Llahe, ku Zoti është qëllimi i ittekas, e prandaj kuptimi i saj për të gjitha këto raste është një përmbushje e detyrimeve. Në gjuhën e Kur’anit të qenët mutteki, do të thotë, të arrish gradën e zhvillimit më të lartë shpirtëror. “Zoti është miku i Muttekive” (45:19); “Zoti i do Muttekijët” (3: 75); 9: 4, 7); “Zoti është me Muttekiët” (2: 194; 9: 36, 128); “Fundi është i mirë për Muttekiët” (7: 128; 11: 49; 28: 83); Për muttekiët është një vend i shkëlqyer” (38: 49). Këto dhe shumë fraza kësodore dëshmojnë qartë se Mutteki, sipas Kur’anit, është ai njeri që ka arritur shkallën më të lartë të zhvilimit shpirtëror.

Një disiplinë shpirtërore – Agjërimi, sipas Islamit, së pari është një disiplinë shpirtërore (9:112 dhe 66:5).

Kur’ani, duke folur mbi Ramazanin, i referohet veçanërisht afrimit te Zoti, mbërritja e të cilit është një nga qëllimet e agjërimit e pastaj shton: “Kështu ata lypset t’i përgjigjen thirrjes Time (duke agjëruar) e të Më besojnë që kësisoj të mund të gjejnë rrugën për te Mua” (2:186). Në hadithin profetik, gjithashtu, i është dhënë rëndësi e posaçme faktit që, kënaqësia Hyjnore, lypset të jetë qëllimi i fundit në agjërim: “Cilido që agjëron Ramazanin, duhet të ketë besim në Mua e të kërkojë kënaqësinë Time” (Buhari, 2: 28). Profeti tha ”Agjërimi është mburojë, kështu që agjëruesi s’duhet të merret me biseda të kota… sigurisht fryma e një njeriu që agjëron është më e këndshme te Zoti sesa era e myshkut; ai ndalohet nga ushqimi e pija e nga dëshirat e tjera, vetëm e vetëm që të fitojë kënaqësinë Time: agjërimi është vetëm për Mua” (Buhari 80:2).

S’ka nxitje më të madhe se ajo e të fikurit të etjes e të rurisë, kur pija dhe ushqimi janë nën zotërimin e çdonjërit prej nesh e urdhërojmë veten, jo vetëm një herë e dy, por përditë e rregulllisht për një muaj të tërë me qëllim për t’iu afruar sa më tepër Qenies Hyjnore. Njeriu e përdor këtë si perhizin më të mirë e prapë preferon të rrijë i uritur, duke pasur në posedimin e tij pije të ftohta dhe e djeg fyrtin për ujë, dhe këto i bën për hirin e urdhrit të Zotit. Ndër skutat e fshehta të shtëpisë së tij s’ka kush që ta shohë nëse lag fytin e djegur me një gotë ujë të freskët, mirëpo tek ai është zhvilluar ndjenja e afrimit te Zoti në gradë të atillë që nuk don me lag edhe buzën me një pikë ujë. Sa herë që i vjen ndonjë shtytje e keqe ai e mposht, sepse pikërisht në momentin kritik, i thotë një zë nga mbrenda: “Zoti është me ty; Zoti të sheh”.

Një disiplinë morale – Në agjërim gjithashtu shtrihet edhe disiplina morale, sepse është fusha ku njeriut i mësohet morali i lartë i kësaj jete-sprovimi që ai duhet të përballojë për të duruar mundimin më të madh vetëm e vetëm që të mos zhytet në atë që është e lejueshme për të. Ky mësim përsëritet për çdo ditë gjatë një muaji të tërë; dhe pikërisht sikur ushtrimi fizik që zhvillon njeriun fizikisht ashtu edhe ushtrimi moral, me anë të agjërimit e të frenimit, forcon anën morale të jetës së tij. Qëllimit, që çdo gjë e paligjshme lypset të shkelmohet dhe e keqja duhet të urrehet, i mbërrihet vetëm me anë të agjërimit. Një tjetër pikëpamje e zhvillimit moral të njeriut, me anë të këtij mjeti, është se në këtë mënyrë, ai stërvitet për të mposhtur dëshirat e tij fizike dhe lakmitare. Ai ha ushqim në intervale të rregullta, e s’ka dyshim se kjo është e dëshiruar edhe nga rregullat e jetës, për faktin se agjërimi një muaj në vit, i jep atij mësimin më të lartë. Ai në vend që të jetë skllavi i lakmive e i epsheve, bëhet zotërues i tyre e kështu i aftë për të mbajtur rrugën e drejtë në këtë jetë kalimtare. Njeriu, që është bërë i zoti të kontrollojë dëshirat e tij, bën që fuqija e vullnetit të tij të zhvillohet kaq shumë sa mund të urdhërojë lirisht vetveten e kështu t’ia arrijë madhështisë së vërtetë morale.

Vlera shoqërore e agjërimit – Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, siç përshkruhet në Kuran, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë më efektive se ajo që realizohet me anë të namazit. Në këtë të fundit, i pasuri e i varfri, i madhi e i vogli (në gradë), të gjithë mblidhen në faltore, pesë herë në ditë, me kondita plotësisht të barabarta, e kështu themelohen marrëdhënie të shëndetshme shoqërore. Mirëpo me t’u parë hëna e Ramazanit, është shenjë e një lëvizjeje të përgjithshme drejt barazimit, e cila nuk është e kufizuar vetëm në një pjesë ose krahinë, por përmbledh krejt botën myslimane. Pasaniku e i vobegti mund të rrinë gju më gju në një rresht brenda në xhami, por në shtëpitë e tyre jetojnë në kondita të ndryshme. I pasuri ulet në sofër ose mbi tryezë të mbushur me plot të mira dhe ngop barkun nga 4-5 herë në ditë, ndërsa i varfri nuk mund të gjejë ushqim as sa për të shuar tamam urinë qoftë edhe dy herë në ditë. Ky i fundit ndjen ngërmimin e urisë, gjë që i pari nuk e njeh fare, atëherë si mundet i pasuri të ndjejë e të simpatizojë të papasurin? Kësisoj ekziston një pengesë e madhe në mes të dy klasave në shtëpitë e tyre, dhe se kjo pengesë zhduket vetëm kur i pasuri detyrohet të ndjejë dhimbjen e urisë sikur vëllai i tij më i varfër e të kalojë pa ngrënë gjatë ditës, e se kjo provë do të përshkojë jo vetëm një ditë ose dy, por një muaj plot. Në këtë mënyrë i pasuri i e varfri, në gjithë botën myslimane, vihen në barazi të plotë, në atë që do të hanë vetëm dy herë në 24 orë në ditë, megjithëse gjellët mund të mos jenë njëlloj, por i pasuri së paku detyrohet t’i shkurtojë e të adoptojë thjeshtësinë e ushqimit që bën vëllai i tij i vobegtë. Kjo rrugë ngjall, pa dyshim, një simpati të veçantë në zemrat e pasanikëve ndaj të varfërve, dhe është kjo arsyeja që jemi urdhëruar për t’i ndihmuar më tepër nevojtarët, veçanërisht gjatë Ramazanit.

Vlera fizike e agjërimit – Sado që mund të tingëllojë si paradoks ngelja pa ngrënë gjatë intervaleve të ditës, mirëpo kjo shton shijen e të ngrënit. Pushimi për një muaj i organeve të tjerat u jep atyre fuqi të re porsi një tokë që lihet djerr, e nga pushimi që bën bëhet më prodhuese. Po kështu gjithë organet e trupit janë bërë në mënyrë që vetëm shlodhja u shton aftësinë etyre për punë, e sa me mirë të jetë aftësia e organeve të tretjes, aq më e shëndetshme vjen rritja fizike e njeriut.

Po, agjërimi ka edhe një vlerë tjetër fizike e ndoshta më të rëndësishhme. Njeriu, që nuk mund tëpërballojë vështirësitë e jetës, sikur qëllon shpesh, pa konfortet e zakonshme, nuk mund të thotë se është i përshtatshëm për luftën e kësaj bote. Çasti që njeriu i tillë bien në vështirësi ose mungesë, sikurse mund të ndodhë shpeshherë, fuqia e tij është e pjerrun të dështojë. Pra, në këtë rast, agjërimi e mëson atë të përballojë fatkeqësitë e jetës, i jep një mësim praktik, me të cilin shton fuqitë e tij të qëndrimit drejt atij qëllimi.

Muaji i Ramazanit – Me disa përjashtime që do të përmenden më poshtë, myslimanëve iu duhet të agjërojnë për 29 ose 30 ditët e muajit të Ramazanit. Numri ekzakt varet në pamjen e hënës, e cila mund të duket mbas 29 ose 30 ditësh. Agjërimi fillon me hënën e re të Ramazanit dhe mbaron me dukjen e hënës së re të muajit Shevval. Përcillet se Profeti (a.s.) ka thënë: “Ne jemi një popull që as nuk shkruajmë as nuk mbajmë llogari për sa i përket këtij, pse muaji është kështu e kështu, duke i treguar me gishta nji herë 29 e një herë 30” (Buhari, 30: 13).

Një hadith tjetër thotë: “Profeti kur përmendi Ramazanin tha: mos agjëroni deri sa ta shihni hënën e re, dhe mos e ndërpreni deri sa ta shihni prapë atë, e nëse ka re llogariteni lënien e saj” (Buhari, 30: 11 dhe Muslimi, 13:2). Një tjetër hadith thotë se, në qoftë qielli me re tridhjetë ditë duhet të plotësohen (Buhari, 30:11).

Zgjedhja e Ramazanit – Urdhri i Kur’anit që flet mbi agjërimin në Ramazan është si vijon: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ishte kumtuar Kurani, udhëheqës i njerëzimit e provues i qartë ei udhës e i dallimit; prandaj kushdo prej jush që dëshmon ardhjen e këtij muaji, duhet ta agjërojë atë” (Bekare, 2:185). Siç mund të kuptohet nga fjalët e urdhrit zgjedhja e këtij muaji të posaçëm për agjërim nuk është pa arsye. U zgjodh për shkak se është muaji në të cilin ishte kumtuar Kur’ani. Dihet fare mirë se ky Libër i Shenjtë ishte kumtuar pjesë pjesë gjatë një periudhe prej 23 vitesh, prandaj me zbulimin e tij në muajin e Ramazanit ka qëllim se revelata e tij e parë filloi në atë muaj, dhe se kjo historikisht është e vëretë. Ky është muaji që dëshmon eksperiecën më të madhe shpirtërore të Profetit e në këtë mënyrë ishte konsideruar si muaji më i përshtatshëm për disiplinën shpirtërore të botës myslimane.

Ka shumë arsye për zgjedhjen e një muaji hënor. Ky i fundit viziton të gjithë stinët e se vështrëistë e dobitë pjesëtohen nga krejt bota. Një muaj diellor mund t’i kishte dhënë dobi vetëm një pjese të botës me ditët e shkurtra e me klimën e ftohtë, ndërsa pjesën tjetër do ta ngarkonte me vështirësitë e ditëve më të gjata dhe klimës më të nxehtë. Muaji hënor është më i përshtatshëm me natyrën e përgjithshme të mësimeve islame dhe se gjithë popujve u takon t’i shijojnë avantazhet që mund të rrjedhin nga kjo nga ana tjetër, po të ishte caktuar një kohë e posaçme, disiplina do të kishte humbur krejt vlerën e saj. I detyrohet zgjedhjes të një muaji të caktuar që me ardhjen e tij krej tbota mysliamne vihet në lëvizje, si me thanë, nga një korent prej një skaji e deri në atë më të largëtin. Lëvizja që sjell ardhja e Ramazanit në botën myslimane, është turma më e madhe mbi sipërfaqen e tokës. I pasur e i vafrfi, i nalti e i ulëti, zotëria e shërbëtori, sunduesi e i sundari, i ziu e i bardhi, myslimani i Evropës ose i Lindjes së Largët, nga njëri skaj i dheut në tjetrin, menjëherë ndërrojnë mënyrë e jetesës kur ata e shohin me sy hënë e Ramazanit si drapër i hollë që duket nga ana e përendimit. S’gjendet mbi sipërfaqe të tokës një shembull lëvizjeje e popullit në grup në një shkallë kaq të madhe, dhe kjo i detyrohet specifikimit të muajit të Ramazanit.

(Revista Drita Islame, Korrik 2013)