Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani ka filluar disa takime me besimtaret mysliman te rrethit te Pukes ne prag te festes se kurban Bajramit.
Ne kete kuader Myftiu Gezim Kopani zhvilloi nje takim ne Fushe Arrez ne lagjen e “Shtepis se Madhe” Na takim Myftiu predikoj mbi rendesin e adhurimit te Allahut xh.sh si dhe pse Allahu xh.sh i dhuroi myslimaneve dy festa Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin. Myftiu ndaloi pak mbi rendesin e sadakas dhe berjes se kurbanit.
Me perfundimin e bisedes, Myftiu Gezim Kopani u njoh me disa shqetesime te besimtareve mysliman te cilet shprehen shqetesime mbi: Mos ndertimin e Xhamise ne Fushe-arrez, diskriminimi qe ju behet femijeve mysliman ne shkolla si dhe diskriminimit qe ju behen myslimaneve ne shperndarjen e bursave per studentet, po ashtu edhe ne punet shteterore.
Ne mbledhjen e date 18 janar 2014 , Myftiu Gezim Kopani kerkoi nga antaret e Keshillit te Myftinise dhe vullnetaret evidentimin e familjeve ne nevoj dhe te familjeve qe kane te semur ne shtepi. Pas punes se kryer u evidentuan 90 familje ne nevoj qe kan edhe te semur. Ne kete kuader Myftiu i Pukes Gezim Kopani me date 22 qershor 2014 ndermori vizata ne shtepit e ketyre familjeve duke u gjendur prane kryesisht ne ushqime, miell etj. Nder rastet me te renda ishte familja Glloga ne Puke ku ne nje shtepi banojne mbi 15 pjestar. Mungesa e punes per djemt e shtepis por edhe te grave u ka veshtirsuar jetesen , jo vetem atyre por edhe te bebait te tyre qe prej kohesh dergjet ne kervat i semure rende. Situata per babain e tyre behet edhe e veshtir per blerjen e ilaceve. Ndihme tjeter ishte ne familjen Zeqa dhe Baftija ne fshatin Flet etj. Nga kjo nisme perfituan 95 familje.
Me kerkesen e xhamatit Myftinia Puke ka zhvilluar nje vizite ne qytetin e Krujes. Ata fillimisht ka vizituar Kalan e Krujes dhe me pas pazarin e vjeter per tu ndalur tek Xhamia e Pazarit. Gjate udhetimit xhemati i xhamis Puke u shoqeruan nga Myftiu Gezim Kopani.
Pas faljes se namazit te ylese, grupi u mireprit nga Myftiu i Krujes Agim Terziu i cili informoi mbi historikun e Xhamise se Pazarit.
U zhvillua sot ne qytetin e Shkodres ndeshja miqesore mes djemve te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder dhe Xhamise Puke.
Me qellimin e njohjes vellazerore mes rinise myslimane, Myftinia Puke ne bashkepunim me shoqaten V.H.K Istanbul u organizuan dy ndeshje miqesore mes djemve te Medreses Shkoder dhe djemve te Xhamis Puke, si dhe mes personelit te Myftinise Puke si dhe drejtues te Medreses se djemve Shkoder.
Ndeshja mes djemve te Medreses Shkoder dhe djemve te Xhamise Puke ishte e mbushur me emocione ku ekipi vendas tregoj nje loje te bukur dhe te forte duke arritur te mund djemte e Xhamis Puke me rezultatin e thelle 6-3.
Jo pa emocione ishte edhe ndeshja mes personelit te Medreses Shkoder dhe Myftinise Puke. Pjese e lojes ishte edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe sekretari i shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti. Kjo ndeshje u nda me barazim.
Nderkohe Myftinia Puke gjate muajit maj do zhvilloj nje ndeshje miqesore mes djemve te Xhamise Puke dhe djemve te kursit Islame te Fushe-arrezit.
Myftinia Puke qe nga muaji mars 2014 ka startuar organizimin e aktiviteteve sportive ne gjithe rrethin e Pukes. Ne datat 12, 13 prill 2014 Myftinia Puke organizoj ndeshje futbolli me grup moshat e vogla dhe te mesme. Po gjate ketij muaji do organizohet ndeshja me xhematin e xhamise Puke dhe me ato te Fushe-arrezit.
Nderkohe me date 25 prill 2014 Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresene H.Sh.Shamia Shkoder do organizohet ndeshje futbolli mes ekipin xhamise Puke dhe maturantet e Medreses Shkoder. Nderkohe aktivitete te ndryshme u organizuan edhe per vajzat e qytetit.
Gjate dites se sotme ne xhamin e re te qytetit te Pukes u zhvillua nje bisede fetare me grate e xhamise se re te qytetit te Pukes. Biseda fetare u organizua nga teologia Adelina Shahini.
Keto jane disa takime qe po zhvillohen ne kuader te mesimit te vlerave islame duke zhvilluar biseda islame si dhe duke u dhene pergjigje grave te cilat kane paqartesi ne disa ceshtje islame. Takime te tilla Myftinia Puke do organizoj gjate gjith vitit.
Gjate dites se sotme N/Kryetari i Komunitetit Mysliman Gazmend Aga i shoqeruar nga Drejtori i Kultures dhe Dialogut Nderfetar Genti Kruja zhvilluan nje vizite pune ne Myftinine e rrethit te Pukes.
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderoj funksionaret e KMSH per viziten e zhvilluar ne Myftinine e Pukes. Myftiu nder te tjera tha: “Ardhja juaj ketu eshte tregues i vemendjes qe i kushton Komuniteti Mysliman rrethit tone. Shpresojme qe me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise sherbimet fetare dhe jo vetem te Myftinise Pukee do te shtohen ne te ardhmen.”
Ndersa N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga nder te tjera tha: “Vizita e jone ne Myftinin e Pukes, konsiston ne nje moment te veçante pasi sot, Myftinia Puke me bashkepunim me Medresene e Tiranes do organizoj edhe nje program festiv kushtuar profetit Muhammed (a.s.). Komuniteti Mysliman i Shqiperise vlerson punen e shkelqyer qe Myftinia Puke eshte duke zhvilluar ne rrethin e Pukes duke perfaqsuar dejnjesisht Komunitetin Mysliman te Shqiperise.”
Me pas N/Kryetari i K.M.SH-se Gazmend Aga dhe Genti Kruja te shoqeruar nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe antari i Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi zhvilluan nje vizite tek xhamia e vjeter e Koder Hanit ne lagjen Laçaj te Pukes.
Myftinia e rrethit të Pukës në një atmosferë festive ka zhvilluar paraditen e sotme (29 mars 2014) në Pallatin e Kultures Pukë programin “Hz.Muhammed a.s. Krenaria e Njerëzimit”
Programi u hap me himnin kombëtar kënduar nga kori i nxënësve të Medresesë së Tiranës. Më pas u lexuan disa vargje nga Kur’ani fisnik. Programi vijoi me ilahitë e përgatitura nga kori i Medresesë së Tiranës.
Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani në fjalen e tij pasi falënderoi pjesëmarrësit nder te tjera tha: “Falenderoj Zotin e Gjithësisë që na dha mundësinë për realizimin e këtij programi. Falenderoj me prezencen e tij N/Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga ,Drejtorin e Kultures pranë KMSH-së Genti Kruja si dhe gjithë përfaqsuesit e institucioneve të rrethit të Pukës qe ndodhen sot këtu.Sot është një ditë e shenuar për pukjanët, pasi për herë të parë rrethi i Pukës përkujton në mënyra kaq madhështore Profetin Muhammed a.s. i cili solli paqen dhe dashurin mes njërezve. Nuk ka gëzim më të madh për myslimanin se sa ti lutesh Zotit, dhe kushdo që i lutet atij përfiton mëshiren e Tij.”
Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga i cili ndër të tjera tha: “Ndjehim i emocionuar që ndodhem sot në rrethin e Pukës pasi është hera e parë që vi në Pukë. Ky emocion bëhët edhe më i madh, kur merr pjesë në një program kaq madheshtorë që zhvillohet në përkujtim të Profetit Muhammed (a,s). Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falenderon Myftininë e Pukës Gëzim Kopanin për këtë organizim madhështorë duke na bërë edhe neve të ndjehemi krenar. Uroj që programe të tilla të shtohen edhe më shumë pasi ai që i lutet zoti çdo herë është i fituar.”
Në këtë veprimtari mori pjesë përfaqsuesi i Kishës Katolike Pukë Dod Boci, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe shumë përsonalitete të tjerë.
Më pas programi vijoj me transmetimin e dokumentarit “Profeti Muhammed a.s.” interpretime, ilahi dhe për tu mbyllur me salavatet kënduar profetit Muhammed a.s.
Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresene H.Sh.Shamia Shkoder organizoi sot ne qytetin e Fushe-arrezit programin artistik “Perjetesisht me Ty!”
Aktiviteti startoi me lexim te vargjeve Kur’anore te kenduar nga nxenesi Enes Masaj. Me pas imami i xhamise se qytetit te Bekim Sokoli hapi programi ku vuri ne dukje qellimin e ketij aktiviteti.
Me pas aktivitetin e pershendeti Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Jemi bashkuar sot ketu per te promovuar vlerat me te larta te islamit dhe profetit Muhammed a.s. Krenaria e Njerezimit. Nuk ka gje me te madhe se sa te promovohen vlerat e islamit, pasi vete fjala islam do te thote paqe dhe lumturi. Sot me shume se kur njerezimi ka nevoje per paqe dhe lumturi. Kete lumturi mund ta arrime vetem duke ndjekur shembullin e hz.Muhammed a.s. Me kete rast dua te falenderoj shoqaten Istanbul dhe grupin artistik te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder ku cdo vit zhvillon aktivitete te tilla ne rrethin e Pukes duke u percuar keshtu tek besimtaret tane vlerat me te larta te islamit.”
Ne emer te Medresese H.Sh.Shkoder pershendeti aktivitetin drejtori i Medreses Kujtim Dervishi i cili nder te tjera tha: “Falenderoj Zotin qe na dha mundesi per te shfaqur kete program ne qytetin e Fushe-arrezit, njekohesisht falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili na ka ftuar vazhdimisht ne Puke per te zhvilluar aktivitete. Medreseja H.Sh.Shamia Shkoder dhe shoqata Istanbul do vazhdoj te kontriboj per besimtaret mysliman jo vetem ne Shkoder por edhe ne rrethin e Pukes duke u bere keshtu pjese e juaja.”
Me pas programi vijoi me ilahi dhe iterpretime poezie te vena ne skene nga nxenesit: Selma Bekteshi, Orhan Dani, Suad Dushi , Erisad Lugjaj dhe Enes Masaj si dhe grupi artistik i Medreses H.Sh.Shamia Shkoder te drejtuar nga mesuesja Elvira Katalina.
Ne fund te programit per te pranishmit u shpernda literature fetare si dhe u shtrua nje koktej.
Myftiu i rrethite te Pukes Gezim Kopani gjate dites se sotme ka marr pjese ne ceremonin e shperndarjes se çertifikatave per nxenesit me te mire te kurseve islame ne rrethin e Pukes
Ky aktivitet u zhvillua nga shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke shoqate e cila prej 16 vitesh ne bashkepunim me shoqates V.H.K Istanbul zhvillojne kurse islame. Ne fjalen e tij Myftiu i PukesGezim Kopaninder te tjera tha: “Aktivitete te tilla kan nje rendesi te madhe per rinin, dhe jo vetem. Myftinia Puke vlerson punen e madhe qe shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke ne bashkepunim me shoqates Istanbul bejne me rinin pukjane duke zhvilluar kurse dhe veprimtari te tilla.Ne i mbeshtesim keto nisma dhe kurse duke ju gjendur prane per tju dhene mbeshtetjen tone.”
Nga konkursi i zhvilluar mes nxnesve ne kurset e kesaj shoqate u vlersua si nxenesja me e mire Emanuela Laçi e cila mori edhe nje çmim.Po ashtu me çertifikate u vlersuan edhe disa nxenes te tjere.
Gjate dites se djeshme date 22 qershor 2014 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka zhvilluar vizita tek disa te semure ne rrethin e Pukes.
Viziten e pare qe zhvilloi Myftiu i Pukes ka qene familja e Musa Glloges ne qytetin e Pukes. I zoti i kesaj shtepie prej shtat muajsh ndodhet i semure dhe nuk leviz nga shtrati.Me pas Myftiu i Pukes zhvilloi vizita ne Fushe-arrez dhe ne fshatin Flet te rrethit te Pukes. Me rastin e ketyre vizitave Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Gjendja ne familjen Glloga eshte me te vertet e mjerushme .Ne nje çati jetojne mbi 15 persona.Djemt e shtepis nuk kan mundesi ku te punojne.Skan me çfare te marrin ilaçet per babain e tyre i cili ndodhet i shtrire ne shtratin e tij. Po i njeti rrefim vjen edhe nga familja Zeqa dhe Baftia ne fshatin Flet te rrethit te Pukes.Myftinia Puke ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman te Shqiperise dhe te donatoreve te ndryshem do mundohet tju vi ne ndihme sadopak familjeve te varfra ne rrethin e Pukes.”
Gjate ketyre vizitave Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne saje te mbeshtetjes se donatorit Hysejin Cetinkaja u mundesua shperndarja e disa veshembathje dhe ushqime.
Ne mbledhjen e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke te dates 18 janar 2014 u evidentuan rreth 90 familje te varfra ne gjithe rrethin e Pukes te cilat kan nevoj per ndetim shtepie, ndihme ne ushqime dhe veshembathje.