Saturday, 17 October 2026

Dija dhe karakteri në epokën e inteligjencës artificiale


 
“Testi për diturinë e mirëfilltë është në vetë njeriun.”[1]

– S. M Nakib el-Attas

Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (AI) ka vënë në pikëpyetje disa prej supozimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar arsimi modern. Nëse një sistem artificial tani mund të shkruajë ese, të përmbledhë libra, të formulojë argumente dhe të prodhojë përgjigje që, në nivel formal, ngjajnë me punën e një studenti ose studiuesi, atëherë lind një pyetje e thellë: çfarë duhet të jetë qëllimi i edukimit njerëzor? Sistemet arsimore dhe mësimdhënësit po alarmojnë se AI ka krijuar një krizë në sistemin universitar. Shumë institucione arsimore tani janë në hall se si të dallojnë punën origjinale dhe kreative të nxënësve nga ajo çfarë mund t’ju ofrojë inteligjenca artificiale. Tani propozohen teknologji të reja që mund ta dallojnë një material studimi të përpiluar nga AI, nga ajo e vetë njeriut. Por a do jetë zgjidhje programe të reja teknologjikë për AI, apo vetë AI-ja po na tregon diçka më shumë në kohën tonë?

Një artikull nga Michael Grove dhe Tom Harrison, “Educating What AI Cannot”[2] po tregon se në fakt AI po na tregon se AI nuk ka shkaktuar krizë, siç po mendohet, por ajo po na tregon për një krizë që tashmë ka qenë në sistemin arsimor modern. Universiteti modern ka rrezikuar ta reduktojë edukimin në prodhimin, matjen dhe certifikimin e njohurive dhe aftësive, ndërkohë që AI po tregon se e vetmja gjë që nuk mund të automatizohet lehtësisht është karakteri, gjykimi, përgjegjësia dhe urtësia praktike. Prandaj, thonë ata, a mos po ia tregon rrugën e vërtete AI-ja edukimit bashkëkohor, ku edukimi moral duhet të rikthehet në qendër të arsimit të lartë.

Dhjetë shekuj më parë, një nga nxënësit e talentuar të Imam Gazzaliut i shkroi një letër mësuesit të tij se pavarësisht se kishte mësuar shumë shkenca të ndryshme, ai po ndihej i çorientuar  se çfarë duhet të bënte me gjithë këtë dije dhe qindra libra përreth. Imam Gazzaliu i kthen përgjigje me një libër që njihet me titullin Ejjuhe’l-veled.[3] Në këtë vepër, Gazzaliu i drejtohet nxënësit të tij duke e paralajmëruar se konceptimi i dijes që kufizohet në akumulimin e informacionit e bën të natyrshëm këtë huti. Për Gazzaliun, njeriu mund të zotërojë një sasi të madhe njohurish dhe megjithatë të mos ketë arritur qëllimin e vërtetë të dijes

Një nga idetë qendrore të Ejjuhe’l-veled është se dija nuk mund të justifikohet vetëm përmes sasisë së saj. Imam Gazzaliu nuk e mohon rëndësinë e studimit; përkundrazi, vetë struktura e veprës i drejtohet një nxënësi që ka kaluar vite duke kërkuar dije. Problemi fillon në momentin kur njeriu beson se vetë zotërimi i njohurive është i mjaftueshëm për përsosmërinë ose vlerën e tij si njeri. Për Gazzaliun, ekziston një hendek i mundshëm midis asaj që njeriu di dhe asaj që ai është. Një person mund të njohë parimet morale, por të mos jetë i moralshëm; mund të flasë për urtësinë, por të mos jetë i urtë; mund të ketë dije fetare, por kjo dije të mos e ketë transformuar karakterin e tij. Për këtë arsye, dija duhet të kalojë nga niveli teorik në atë praktik. Vlera e saj matet edhe nga ndikimi që ushtron mbi jetën dhe sjelljen e njeriut.

Kjo kritikë merr një aktualitet të veçantë në epokën e inteligjencës artificiale. Grove dhe Harrison argumentojnë se AI e ka bërë më të dukshme një problem që arsimi modern e kishte tashmë: prirjen për ta identifikuar edukimin me produktet e matshme të tij. Një ese, një provim, një raport ose një projekt shpesh trajtohen si dëshmi të drejtpërdrejta të dijes së studentit. Por nëse AI mund të prodhojë disa prej këtyre produkteve në mënyrë të besueshme, atëherë vetë produkti nuk është më provë e mjaftueshme e të mësuarit.

Këtu shfaqet një paralelizëm i rëndësishëm me Gazzaliun. Nëse Gazzaliu paralajmëron kundër dijes që nuk shndërrohet në veprim ose nuk vjen si rezultat i veprimit, AI detyron universitetin bashkëkohor të përballet me një fenomen tjetër: prodhimin e pamjes së dijes pa garantuar procesin e të mësuarit. Një tekst mund të jetë i saktë, elegant dhe bindës, por kjo nuk dëshmon domosdoshmërisht se personi që e dorëzon atë ka menduar, ka gjykuar ose është formuar intelektualisht përmes procesit. Teza kryesore e Grove dhe Harrison është se AI mund të kryejë ose imitojë shumë prej detyrave që tradicionalisht janë lidhur me inteligjencën akademike, por ajo nuk mund të edukojë karakterin njerëzor në vend të njeriut. Pikërisht për këtë arsye, autorët argumentojnë se arsimi i lartë duhet t’i kushtojë një rëndësi më të madhe zhvillimit të virtyteve morale, intelektuale, qytetare dhe praktike.

Kjo nuk nënkupton se karakteri është një lloj “shtese” morale që mund t’i bashkëngjitet arsimit pasi studenti të ketë fituar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme. Përkundrazi, argumenti i artikullit sugjeron se karakteri është pjesë e vetë mënyrës se si njeriu përdor dijen. Një person mund të jetë teknikisht shumë i aftë, por nëse nuk ka gjykim, përgjegjësi dhe integritet, aftësia e tij mund të përdoret në mënyra të dëmshme ose të papërgjegjshme.

Në Ejjuhe’l-veled, edukimi nuk është vetëm një proces i mbushjes së mendjes me njohuri. Ai është një proces i formimit të vetes. Disiplina, vetëkontrolli, sinqeriteti dhe përputhja midis dijes dhe veprimit janë elemente thelbësore të këtij procesi. Imam Gazzaliu e paralajmëron nxënësin e tij se kërkimi i dijes dhe leximit të shumtë mund të ketë vetëm motive të përkohshme ose te dukshme, siç janë mburrja, fitimi i ndonjë pozite, paga e lartë, por në anën tjetër më të mund të synohet ngritja e virtyteve, moralit të lartë dhe veprimi me atë dije sipas parimeve të Sheriatit.[4] Nëse nxënësi ose studenti është i prirë nga synimet e para, atëherë ai e përdorë dijen drejt atyre. Kështu, kopjimi, mashtrimi, plagjiatura bëhen të pashmangshme. Në rastin e dytë, ai synon një riorientim të të gjitha dhuntive të vetës me atë që di.

Nëse do ta përkthenim këtë ide në gjuhën e debatit bashkëkohor mbi AI-në, mund të thoshim se pyetja nuk është vetëm: “A mund ta përdorë studenti AI-në?” Pyetja më e rëndësishme është: “Çfarë lloj personi bëhet studenti përmes mënyrës se si e përdor AI-në?” Kjo zhvendosje është thelbësore. Në vend që AI të trajtohet vetëm si problem i plagjiaturës ose i integritetit akademik, ajo mund të shihet si një provë për karakterin. Përdorimi i teknologjisë kërkon gjykim: kur është e përshtatshme ta përdorësh, kur duhet ta kufizosh, si duhet të verifikosh informacionin që prodhon dhe, mbi të gjitha, kush mban përgjegjësi për rezultatin përfundimtar?

Këtu hyn në lojë koncepti i urtësisë praktike. Grove dhe Harrison sugjerojnë se edukimi duhet të zhvillojë aftësinë e studentit për të gjykuar në situata konkrete, ku nuk ekziston gjithmonë një rregull i thjeshtë ose një përgjigje automatike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në marrëdhënien me AI-në, sepse një sistem mund të ofrojë një përgjigje, por nuk mund të marrë përgjegjësi morale në vend të përdoruesit. Në këtë kuptim, AI mund të prodhojë një përgjigje, por nuk mund të bëhet moralisht përgjegjëse për të njëjtën mënyrë si një njeri. Pikërisht këtu shfaqet kufiri që artikulli e konsideron specifikisht njerëzor: karakteri nuk është vetëm ajo që dimë, por mënyra se si gjykojmë dhe veprojmë.

Duhet të kemi parasysh se tradita islame ka një koncept shumë më të gjerë për karakterin dhe qëllimin e tij përfundimtar. Karakteri në perspektivën islame nuk përfshinë vetëm aspektet sekulare, por dhe ato fetare. Ashtu si për vetë Gazzaliun, formimi i karakterit nuk mund të shkëputet nga një kuptim fetar i njeriut dhe i qëllimit të tij. Edukimi është i lidhur me pastrimin e vetes, marrëdhënien me Zotin dhe orientimin drejt një qëllimi që e tejkalon suksesin në këtë botë. Vepra dhe karakteri kanë një dimension shpirtëror që nuk reduktohet në mirëqenien individuale ose funksionimin e mirë të shoqërisë. Ai i shkruan nxënësit të tij:

“Dija pa veprim me të është çmenduri, e vepra pa dije as nuk mund të ndodhë. Mos harro se vetëm dituria nuk është në gjendje të largojë nga veprat e këqija, e as të të udhëzojë në bindje, e as të të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit. Nëse sot nuk punon sipas diturisë tënde dhe nuk mundohesh të kompensosh atë që të ka ikur në ditët e shkuara, nesër do të thuash: O Zot, na kthe në dynja, të bëjmë vepra të mira; por atëherë do të marrësh përgjigjen: I çmendur, po ti nga atje erdhe!”[5]

Grove dhe Harrison, nga ana tjetër, e ndërtojnë argumentin e tyre në një kornizë të etikës së virtytit dhe të suksesit njerëzor. Qëllimi është formimi i individëve që mund të jetojnë mirë, të gjykojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në të mirën publike. Karakteri ka një dimension moral dhe qytetar, por artikulli nuk e vendos atë në të njëjtin horizont teologjik që e gjejmë te Gazzaliu, dhe në përgjithësi te vetë tradita islame.

Ky dallim është i rëndësishëm sepse tregon se nuk mund të transferojmë automatikisht konceptet nga një traditë në tjetrën. Për Gazzaliun, pyetja “çfarë lloj njeriu duhet të bëhem?” nuk mund të ndahet nga pyetja “për çfarë qëllimi ekziston njeriu?”. Në edukimin modern, pyetja është më shumë: “çfarë lloj qytetari dhe agjenti moral duhet të formojë universiteti në një botë të transformuar nga teknologjia?” Megjithatë, ky dallim nuk e dobëson domosdoshmërisht krahasimin. Përkundrazi, ai e bën atë më produktiv. Gazzaliu i jep debatit bashkëkohor një dimension që ndonjëherë mungon: pyetjen nëse formimi i karakterit mund të reduktohet vetëm në aftësi për funksionim të mirë shoqëror. Nga ana tjetër, Grove dhe Harrison e përkthejnë shqetësimin për formimin moral në një gjuhë institucionale dhe pedagogjike që mund të aplikohet konkretisht në universitetet moderne.

Megjithatë, kontributi më i rëndësishëm i Gazzaliut në këtë debat mund të jetë një pyetje edhe më radikale. Nëse arsimi bashkëkohor pranon se duhet të formojë karakterin, atëherë duhet të pyesë gjithashtu: çfarë është karakteri i mirë dhe mbi çfarë baze përcaktohet ai? Teknologjia mund të na detyrojë të rikthehemi te edukimi i karakterit, por nuk mund të na japë automatikisht përgjigjen se çfarë karakteri duhet të kultivojmë. Këtu e shoh të domosdoshme që institucionet tona arsimore fetare që ofrojnë edukim fetar do të luajnë një rol tejet kritik në këtë debat. Në një botë ku makinat mund të prodhojnë gjithnjë e më shumë informacion, argumente dhe tekste, ndoshta pyetja më e rëndësishme e edukimit nuk është më thjesht “çfarë mund të dijë njeriu?”, por “çfarë lloj njeriu duhet të bëhet ai me atë që di?”

Në këto sfida që po kalon sistemi arsimor në mbarë botën institucionet islame do kenë rolin më të madh të përfshihen në riorientimin e edukimit të së ardhmes. Tradita islame mund të japë një kontribut të rëndësishëm në riorientimin e edukimit bashkëkohor duke rikthyer idenë se arsimi nuk duhet të kufizohet vetëm në transmetimin e njohurive, zhvillimin e aftësive apo përgatitjen për tregun e punës, por duhet të synojë edhe formimin e njeriut në tërësinë e tij. Koncepti islam i taʿlimit lidhet ngushtë me terbijen dhe teʾdib,[6] pra me edukimin, kultivimin dhe disiplinimin moral të individit. Në një kohë kur AI mund të prodhojë informacion dhe të imitojë disa forma të inteligjencës, tradita islame e zhvendos vëmendjen nga pyetja “sa di njeriu?” drejt pyetjes “çfarë lloj njeriu bëhet ai përmes dijes së tij?”. Në këtë kuptim, mendimtarë si Gazzaliu ofrojnë një perspektivë të vlefshme për arsimin bashkëkohor: dija duhet të shoqërohet me përgjegjësi, veprim, vetëdije morale dhe formim të karakterit. Kështu, tradita islame mund të kontribuojë në një konceptim më holistik të edukimit, ku njohuria, karakteri dhe përgjegjësia morale nuk trajtohen si dimensione të ndara, por si pjesë të së njëjtës përpjekje për formimin e njeriut.[7] Universiteti islam, medresetë dhe institucionet e tjera relevante tek ne duhet ta shfrytëzojnë këtë traditë të pasur pedagogjike për t’ju përgjigjur sfidave të një revolucioni të ri digjital.

Haki Sahitaj



Burimi: /https://dritaislame.al/dija-dhe-karakteri-ne-epoken-e-inteligjences-artificiale/
_______________
[1] Sejjid Muhammed Nakib el-Attas, Hyrje në metafizikën e Islamit/Paraqitja e elementeve themelorë të botëkuptimit islam, (Shkup: Logos-A, 2011), 125.
[2] Grove, Michael, and Tom Harrison. 2026. “Educating What AI Cannot: Character and the Future of Higher Education.” British Journal of Educational Studies, June, 1–26. doi:10.1080/00071005.2026.2678972.
[3] Muhammed ibn Ahmed el-Gazzali et-Tusi, Ejjuhe’l-Veled, (Bejrut: Daru’l-Menhexh, 2014, bot. dytë). Kjo vepër e shkurtër është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
[4] Po aty, 44.
[5] Po aty, 45-46.
[6] Për raportin e këtyre dy koncepteve të shihet S.M. Nakib el-Attas, The concept of Education in Islam, (Kuala Lumpur: ABIM, 1978).
[7] Për një trajtim të të gjitha këtyre aspekteve në edukimin islam të shihet Zahra al-Zeera, Tërësia dhe shenjtëria në edukim/Një perspektivë islame, (Tiranë: AIITC, 2019). Në këtë libër po ashtu trajtohet teoria e virtyteve dhe shpirtërores te imam Gazzaliu. Shih faqe 59 e tutje.

Vlerësim për imam Adem Ademin për kontributin fetar, arsimor dhe social në Pukë

 

Nga Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)

Ndalimi i veprimtarise fetare ne Shqiperi ne vitin 1967 shenoi fillimin e nje periudhe te rende per te gjitha bashkesite fetare ne vend. Fushata shteterore kunder fese perfshiu klerin, institucionet fetare, objektet e kultit dhe besimtaret. Ushtirimi i praktikave fetare u ndalua jo vetem ne institucionet perkatese fetare, por edhe ne jeten familjare e private. Simbolet fetare dhe shprehjet e besimit u vune nen ndalimin e regjimit, duke bere ndales total te lirise se shprehjes se besimit fetar.

Kjo fushate goditi edhe trashegimine fetare ne gjithe Shqiperin, perfshi edhe rrethin e Pukes. Kleriket u perndoqen, iu hoq liria, u survejuan dhe u detyruan te kryenin pune te renda fizike, ndersa xhamit, mejtepet dhe institucionet e tjera fetare u shkaterruan ose u perdoren per qellime te tjera. Demtime te konsiderueshme pesoi edhe trashegimia historike e kulturore islame, perfshire edhe varrezat e vjetra myslimane ne Koder Hani Puke, arkivin dhe biblotken islame te Myftinise Puke etj.

Me rikthimin e lirise se besimit, ne fillim te viteve 1990-1991 , Komuniteti Mysliman i Shqiperse, nen drejtimin e Hafiz Sabri Koçit, nisi proçesin e rimekembjes institucionale dhe te organizmit te jetes fetare. Nje nga hapat e para ishte mbledhja e myftive dhe klerikeve qe kishin mbijetuar nga periudha e diktatures. Gjendja e konstatur ishte e veshtire, si per shkak te numrit te kufizuar te klerikeve, ashtu edhe per mungesen e xhamive dhe te infrastruktures se nevojshme per zhvillimin e veprimtarise fetare dhe arsimore.

Ne keto rrethana, Komuniteti Mysliman i Shqiperise kerkoi mbeshtetje nga bashkesite islame jasht vendit, veçanarisht nga kleriket shqiptare te Kosoves dhe te trevave te tjera shqiptare, si dhe nga institucione e organizata te vendeve myslimane. Kjo nidhme mori rendesi te veçante, pasi Shqiperia po perballej me veshtiresi te shumta politike, ekonomike dhe shoqerore, ndersa siguria dhe mireqenia e qytetareve mbeteshin problematike te rendesishme te periudhes se tranzicionit.

Ne kete proçes rimekembeje, imamet qe erdhen nga Kosova dhe travat e tjera shqiptare dhane nje kontribut te rendesishem ne riogranizimin e jetes fetare, ne edukimin e brezave te rinj dhe ne zhvillimin e veprimtarive humanitare. Nder ta ishte dhe imam Adem Ademi nga Podujeve, i cili sherbu ne qytetin e Pukes gjate viteve 1992-1995.

Imam Adem Ademi rridhte nga nje familje me tradite te konsoliduar islame dhe atdhetare. Ashtu si babai i tij, edhe ai mori mesimet e pare fetare ne fshatin e lindjes Bradash te komunes se Podujeves.
Me pas vijoi studimet ne Medresen Alauddin ne Prishtine, ku u formua me mesimet fetare islame. Gjate kesaj periudhe pati mundesine te merrte mesime nga personalitete te njohura te arsimit dhe te jetes fetare islame , nder te cilet: Mulla Sherif Ahmeti, Bajrush Ahmeti, Qazim Qazimi etj.
Pas perfundimit te medreses, ne vitin 1985, kreu sherbimin e detyrueshem ushtarak. Me pas vijoi studimet ne Fakultetin Filologjis ne Universitetin e Prishtines, ne degen e Orientalistikes. Formimi universitar i dha mundesin te thellonte njohurit ne gjuhet orientale , duke plotesuar pergatitjen e tij fetare dhe intelektuale.
Gjate viteve studentore, Adem Ademi u pershi ne levizjet studentore kunder pushtimit serb dhe politikave shtypese ndaj shqiptareve ne Kosove. Veprimtaria e tij zhvillohej ne nje periudhe te tensionuar politike, kur kerkesat per liri, barazi dhe te drejta kombetare po merrnin permasaj gjithnje e me te medha.

Pas vendosjes se masave represive serbe dhe marrjes se kontrollit mbi institucionet politike , arsimore e shoqerore te Kosoves, shqiptaret u perballen me perjashtime nga puna, burgosje, dhune dhe kufizime te renda te te drejtave te tyre. Mbyllja e shume hapsirave te zakonshme te arsimit dhe veprimtarise publike e veshtirsioi veçanerisht jeten e te rinjeve shqiptare, duke nxitur nje vale te gjere emigrimi drejte vendeve te Europes Perendimore.
Ne kete kontekst, vendimi i Adem Admit per te ardhur ne Shqiperi dhe per t'i sherbyer komunitetit mysliman ne Puke perfaqeson nej zgjidhje me rendesi fetare dhe shoqerore. Ai e orientoi pervojen e tij arsimore dhe pergatitjen fetare drejt nje misioni qe syninte rimbekembjen e besimit islam dhe mbeshtetjen e vellezerve shqiptare te Shqiperise qe kishin perjetuar dekada te tera te ndalimit te fese.

Ne vitin 1992, ne kuader te perpjekjeve per te sigurur kuadro fetare dhe arsimor per institucionet islame shqiptare, ne Tirane mberriten disa studente dhe te diplomuar shqiptare qe kishin studiuar ne vende te ndryshme myslimane ose qe vinin nga institucionet arsimore islame te Kosoves dhe te trevave te tjera shqiptare.

Nder emrat e permendur ne kete proçes ishin: Sulejman Qekrezi dhe Ramiz Zekaj ne Tirane, Muhamet Hoxha ne Kavaj, Lutfi Ballek ne Shkoder, Ajni Sinani ne Pogradec, Iljaz Sekiraqa dhe Zeqir Hamolli ne Vlore, Bahri Sejdiu ne Kukes dhe Adem Ademi ne Puke. Keta kuadro dhe hoxhallare kontribuan ne perpjekjen per ringritjen e veprimtareve fetare dhe per te rindertimit te strukturave te nevojzshme islame ne sherbime te besimtareve.

Sipas te dhenave te Myftinise Puke, caktimi i imam Adem Ademit ne kete qytet u be me vendim te Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Haxhi Hafiz Sabri Koçit, i cili mbeshteti gjithashtu perpjekjet per sigurimin e ndihmes nga organizata te ndryshme islame ne ndihme te Pukes.

Nje faktor qe e lehtesoi kete bashkepunim ishte rruga qe lidhte Shqiperine me Kosoves permes territorut te rrethit te Pukes. Sipas kujteses institucionale te Myftinise Puke, Hafiz Sabri Koçi e kishte pershkruar disa here kete itinerar. Gjate nje ndalese ne Puke, ne vitin 1992, ai konstatoi veshtiresite me te cilat perballen myslimanet pukjan, perfshire mungesen e nje xhamie funksionale ku besimtaret te mund te kryenin rietet fetare.

Kjo gjendje perforcoi nevojen per mbeshtetje konkrete per Myftinine Puke, e cila drejtohej nga myftiu H.Elez Hoxha. Perveç ndihmes institucionale, u vlersua e domosdoshme edhe dergimi i nje imami qe te angazzhohej drejperdrejt ne sherbim fetare dhe ne organizimin e veprimtareve arsimore dhe ndihmes sociale ndaj familjeve ne nevoj.

Pas pritjes se nga Myftiu Elez Hoxha dhe akomodimit, imam Adem Ademi filloi angazhimet e tij ne sherbim te veprimtarive fetare ku gjeti bashkepunim nga qytetaret. Perveç mikpritjes tradicionale, ky bashkepunim krijoi kushtet fillestare qe imami te njihej me nevojat e besimtareve, te vendoste marredhenie me institucionet vendore dhe te organizonte veprimtarine e tij ne nje mjedis ku infrastruktura fetare mungonte plotesisht.

Ne fillim te viteve 1991 , Myftinia e rrethit Puke nen drejtimin e Myftiut H.Elez Hoxha dhe me kontributin e vellaut te tij Ibrahim Hoxha dhe te bashkepunetoreve te tjere, perballej me minus te theksuar burimesh financiare dhe infrastrukturore. Mundesite per rindertimin e menjehereshem te institucioneve fetare ishin te kufizuara, ndersa besimtaret kishin nevoje per mbeshtetje dhe krijimit te mundesis per rifillimit te praktikimit te lutjeve.

Nje nga momentet e rendesishme te kesaj periudhe ishte organizimi i faljes se namazit te Fiter Bajramit ne oborrin e xhamise se vjeter te Koder Hanit, Puke. Namazi u fal me 4 prill 1992, ku u bashkuan ne oborr te xhamise disa besimtare per te kryer faljen e namazit te Bajramit.

Ky veprim kishte rendesi jo vetem fetar, por edhe simbolik. Pas dekadash ndalimi, besimtaret po rifitonin mundesine te bashkoheshin publikisht dhe te praktikonin ritet e tyre. Oborri i xhamise se vjeter te Koder Hanit u shnderrua keshtu ne nje hapsire te perkohshme te riperteritjes se jetes fetare ne qytet.

Perball mungeses se nje xhamie funksionale, imam Adem Ademi, ne bashkepunim me Myftinine Puke dhe besimtaret , ndermori perpjekje per te siguruar mjedise te pershtatshme per faljen e namazit te xhumas, namazeve te Bajrameve dhe namazit te teravive gjate muajit te Ramazanit.

Per kete qellim u zhvilluan kontakte me perfaqesues te institucioneve vendore. Si rezultat i konsultimeve dhe kerkesave te vazhdueshme, u siguruan disa zgjidhje te perkohshme. Fillimisht, per faljet u vu ne dispozicion sallla e mbledhje te Keshillit te Rrethit. Me pas u perdor edhe Shtepia e Pritjes, ndersa faljet e Bajrameve u organizuan here ne hapsira te hapura, here ne oborrin e kesaj ndertese dhe , nje here ne katin e dyte te Pallatit te Kultures te qytetit Puke.

Keto zgjidhje, ndonese te perkohshme, deshmojne perpjekjet e perbashketa te Myftinise Puke, besimtareve dhe autoriteteve vendore per te rikthyer faljen e nemazeve ne jeten publike, duke treguar keshtu rimbekembjen e jetes islame ne qytetin e Pukes. 

Perveç sherbimit te drejtperdrejte fetare, imam Adem Ademi u angazhua ne organizimin e vepritarive sociale dhe humanitare ne mbeshtetje te familjeve ne nevoj. Kjo veprimtari mori rendesi te veçante ne nje kohe kur shume familje shqiptare perballeshim me pasuguri, papunesi dhe munges te burimeve baze per jetese.

Gjate muajit te Ramazanit dhe ne periudha te tjera, u organizuan nisma per shpendarjen e pakove me ushqime, veshmbathje, materiale per nxenesit e shkollave, mish te kurbanit etj. Nje fushe tjeter e mbeshtetjes ishte arsimi, veçanarisht per studentet qe kishin nevoje per mbeshtetje per te vijuar studimet. Sipas arkivit te Myftinise Puke, keto nisma u sigurua mbeshtetjen nga organizata humanitare islame, nder te cilet IIRO, Islamic Relief dhe IHH, ku jane ndihmuar dhjetra familje ne nevoj.

Veprimtaria sociale e imam Adem Ademi u mbeshtet edhe nga aktiviste vullnetare mysliman te qytetit te Pukes. Nder bashkepunetoret e permendur jane: Xhemal Vucri, Sulejman Gani Asllani, Bek Selmani, Ymer Pema, Xhemal Meçi, Haki Selmani, Halil Hyseni etj. 

Nje nga drejtimet e rendesishme te veprimtarise se imam Adem Ademit ishte organizimi i mesimit fetare per femijet dhe te rinjte. Ne kushtet e rimekembjes se institucioneve islame, rihapja e mejtepit perbente nje hap te rendesishme ne rikthimin e edukimit fetare islame dhe jo vetem.

Mejtepi i organizuar ne Puke u be nje hapesire mesimore ku, sipas te dhenave te Myftinise Puke, u regjistruan rreth 80 nxenes. Ne te merrnin pjese femije dhe te rinje te niveleve te ndryshme , duke pershire nxenes te arsimit fillore, tetevjeçar te kohes e te mesem, si dhe studente.

Ringritja e jetes fetare ne Puke kerkonte jo vetem angazhim njerezo, por edhe krijimin e nje infrastrukture te qenedrueshme per zhvillimin e riteve dhe te veprimtareve te ndryshme islame, kulturore, sociale etj. Ne kete proçes , bashkeounimi ndermjet Myftinise uke, drejtuesve te Komunitetit Mysliman te Shqiperise, imameve dhe shoqatave luajti nje rol te rendesishem. Krahas myftiut H.Elez Hoxha, dhe te imam Adem Ademit nje kontribut te veçante ne perpjekjet per ndertimin e nje xhamie ne Puke dhe edhe imami tjeter nga Kosova H.Bahri Sejdiu , (ish Myfti i Prishtines), aktulisht imam ne xhamin e madhe te Prishtines.

Pas disa perpjekjeve, u zhvillua nje takim ne qytetin e Kukesit me drejtuesit shoqates Muafak, e cila operonte ne ate qytet. Qellimi i takimit ishte sigurimi i mbeshtetjes per ndertimin e nje ne Puke. Shoqata pranoi dhe pas nje proçesi qe zgjati u be e mundur ndertimin i xhamise se qytetit te Pukes.

Sherbimi i imam Adem Ademit ne qytetin e Pukes zgjati deri ne vitin 1995, pas kesaj periudhe , ai vijoi veprimtarin e tij kryesore ne Kosove, ku u angazhua si perfaqesues i shoqates Gjysmehenes se Kuqe te Kosoves, duke vijuar kontributin e tij jo vetem ne Kosove por edhe qytetin e Tropojes ne Shqiperi.

Vitet 1992-1995 perbejne nje periudhe te veçante te historise se Myftinise Puke, Gjate kesaj kohem imam Adem Ademi kontribuoi ne organizimin e faljeve, zhvillimin e mesimeve fetare, mbeshetjen sociale dhe perpjekjet per krijimin e infrastruktures se nevojshme.

Ne shenje vleresimi per kontributin e dhene ne Puke, Myftinia Puke me vendin nr.01, date 24 janar 2016 e vlersoi imam Ademin me Çertifikate Mirenjohje. Sipas te dhenave te institucionit, çertikata u terhoq personalisht nga vete imam Ademi i shoqeruar edhe nga familja e tij.

Me 21 mars 2022, Bashkesia Islame e Republikes se Kosoves njoftoi ne faqen e saj zyrtare per ndarjen nga jeta te imam Adem Ademit, ne moshen 56 vjeçare, pas nje semundje te shkurter. Ai sherbente si hoxhe ne xhamin e fshatit Jabllanice. Varrimi u zhvillua ne oren 16:00, ne varrezat e fshatit Bradash te Komunes se Podujeves. Ne ceremonin e ngushellimeve moren pjese familjare, bashkeqytaret dhe kolege te hoxhes. Ne ceremonin e ngushellimit mora pjese edhe une, sebashkue me babane time H.Qazim Kopani, per te shprehur ngushellime familjes ne emrin tim personal dhe ne emer te myslimaneve te rrethit Puke. 
Pas ndarjes se imam Adem Ademit nga jeta, Myftinia Puke ndermori hapa per vlersimin e kontributit te imam Adem Ademit edhe ne nivel vendor. Ne vitin 2024, me shkres nr.prot.57, Myftinia Puke nisi proçeduren per t'i propozuar Bashkise dhe Keshillit te Bashkise Puke dhenien pas vdekjes te titullit: "Qytetar Nderi" i Bashkise Puke.
Nderkohe, ne vitin 2026, Keshilli i Bashkise Puke miratoi propozimin e Myftinise Puke dhe me vendim nr.15, date 25 mars 2026, duke i dhene imam Adem Ademit titullin: "Qytetar Nderi" (pas vdekjes), me motivacion: "Per kontributin e dhene ne fushen e arsimit, mbeshtetjes sociale dhe sherbimit si imam ne qytetin e Pukes gjate viteve 1992-1995."

Me date 24 tetor 2026, Myftinia Puke ne bashkepunim me Bashkin Puke, do zhvilloje ceremonine e doreimit te titullit familjareve te imam Adem Ademit. Ky vlersim perben nje akt institucional mirenjohje per veprimtarin e tij dhe per kontributin e dhene ne qytetin e Pukes.

Thursday, 15 October 2026

Xhamia Koder Hanit Puke , fotografi


Perendim dielli ne Puke dhe xhamia e Koder Hanit. Fotografia eshte bere me date 14 tetor 2026 edhe eshte publikuar nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani 


Ju mund te shiko edhe me shume foto duke klikaur: Fotografi 

Monday, 5 October 2026

Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke


Myftinia Puke ka zhvilluar mbledhjen e radhes te Keshillit te Myftinise me bashkepuntor. Gjate mbledhjes u zhvillua analiza tre mujore e punes per gjashte mujorin e dyte, prezantim te projekteve , planit te punes per aktivitete dhe diskutime te ndryshme per mbarvatjen e aktivitetit te Myftinise Puke.

Date 05.10.2026