Thursday, 10 October 2024

U përurua në Tiranë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë


Nen nje atmosfere festive u zhvillua ne Tirane perurimi i Xhamise se Namazgjase. Te pranishem ne kete perurim ishte Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, Presidentit i Republikes se Turqise Recep Tayyip Erdogan, Myftiu i Tiranes Gazmend Teqja, Kryetari i Diyanetit te Turqise Ali Erbash etj.

Ceremonia filloi me lexim te Kur’anit nga Myftiu i Tiranes Gazmend Teqja per te vijuar me fjalet pershendetese sipas protokollit te parapercaktuar per kete rast.

Tirane, 10 tetor 2024



Wednesday, 9 October 2024

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një takim pune me kreun e Bashkisë Pukë

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Myftinisë Mustaf Mehaj zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Pukë z.Rrok Dodaj.

Ndër të tjera në takim Myftiu diskutoi mbi disa sugjerime dhe kërkesa që Myftinia Pukë adresoi në drejtim të Bashkisë Pukë.

Nga ana e tij kreu i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj u zotua se do ti merrte në konsideratë për ti shqyrtuar kërkesat e Myftinisë.

Puke, 09 tetor 2024