Sot 26 janar 2018, pas namazit te xhumas u perkujtua 20 Vjetori i Xhamise se Re te qytetit te Pukes.
Xhemati i xhamise pasi u njoh mbi rrugen e cila qoj ne ndertimin e xhamise mori fjalen Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha:
“Sot eshte nje date e shenuar pasi si sot 20 vite me pare u be inagurimi i xhamise se re te qytetit te Pukes. Xhamit jane shtepit e Allahut xh.sh dhe si te tille ato percjellin perulesin ndaj Krijuesit te Gjithesise. Aty ku ka xhami ka vlera shoqerore e fetare, pasi xhamia eshte institucioni i vlerave kulturore dhe humanitare. Gjate ketyre 20 viteve ne xhamin e Pukes jane kryer disa investime si dhe shtimin e sherbimeve fetare si: rikonstruksion i pjesshem i çatise , rikonstruksion i abdes-hanes, eshte ndertuar nga fillimi muri rrethues i xhamise fal mbeshtetjes se shoqates V.H.K Istanbul, eshte hapur nje pus uji ne oborrin e saj, pervec aktiviteteve fetare eshte futur edhe sherbimi i celebrimeve (nikah) islame etj. Ne fund lutjet tona shkojne per vellezerit tane mysliman nga arabia qe mundesuan ndertimin e xhamise se re te qytetit te Pukes, te Myftiut te Pukes Elez Hoxha, Anetareve te Keshillit te Myftinise Puke…” tha nder te tjera Myftiu i Pukes Gezim Kopani
Puke me; 26 janar 2018





