Saturday, 17 January 2026

Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke


Me date 17 janar 2026 , u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Pas miratimit te rendit te dites dhe leximit te raporteve perkatese, Keshilli i Myftinise miratoi: Analizen vjetore te punes per vitin 2025, Planin e Punes per vitin 2026. Gjate mbledhjes u disktuan ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me mbarvatjen e punes ku fokus te veçante ne diskutime kishin sfidat e ndryshme me te cilat perballet institucioni dhe qasjen e duhur qe Myftinia Puke do mbaje. Gjate mbledhjes u diskutuan edhe aktivitet qe Myftinia Puke mendon te realizoje gjate muajit ramazan 2026.

Per te mesuar me shume mbi veprimtarin e vitit 2025 kliko: https://myftiniarrethitpuke.blogspot.com/p/analize-e-punes-per-vitin-2025.html

Thursday, 15 January 2026

Myftiu Gezim Kopani zhvilloi ne qytetin e Fushe Arrezit nje takim me rastin e nates se bekuar te Israsë


Me rastin e nates se madhe te Isras dhe Miraxhit , Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi sot ne qytetin e Fushe Arrezit nje takim me nje pjese te besimtareve mysliman te ketij qyteti. Ne kete takim , myftiu foli mbi mesazhet qe percjell kjo nate e madhe dhe pergatitjet qe myslimanet duhet te bejne per pritjen e muajit ramazan. Ne fund te takimit u shperndan disa libra kushtuar jetes se profetit Muhammed a.s.

Fushe Arrez, 15 janar 2026



Saturday, 10 January 2026

Godina e vjetër e mejtepit të xhamisë së fshatit Kabash , Pukë

Godina e mejtepit te xhamise se fshatit Kabash - Puke . Fotografi e vitit 1970


Nepermjet nje postime ne median sociale , Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka publikuar per here te pare godinen e vjeter te Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash – Puke, duke sjell nje pamje me te plote te mejtepit ne krahasim te fotografis se vitit 1977. Ne vijim mund te lexoni postimin e publikuar nga Myftiu Gezim Kopani

“Mejtepi i xhamisë së fshatit Kabash , Pukë.
Ky objekt ka vlerë të veçantë historike dhe arsimore e fetare për fshatin Kabash. Pikërisht në këtë mejtep ka nisur zyrtarisht mësimi i gjuhës shqipe, duke u shndërruar në një nga vatrat e para të dijes në zonë dhe jo vetem.
Po në këtë mejtep u hap për herë të parë zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Ndër mësuesit e parë që kontribuan në arsimimin e brezave padallim ishte Hoxhë Sadiku, i cili njëkohësisht shërbente edhe si imam i xhamisë së fshatit Kabash, duke bashkuar fenë dhe dijen në shërbim të komunitetit.
Mejtepi ndodhej përballë xhamisë së fshatit Kabash, ndërsa fotografia i përket vitit 1970, duke ruajtur një dëshmi të çmuar të historisë arsimore , fetare dhe kulturore të zonës.”

 

Wednesday, 7 January 2026

Fjalet e juaja dhe respekti jane per ne nje nxitje per perforcimin e harmonise nderfetare

Administratori i Diqezes se Sapes P. Mariano Tarantino i dergon lete falenderimi Myftiut te rrethit Puke Gezim Kopani i cili ne muajin dhjetor 2025 i dergoi Dioqezes se Sapes nje mesazh ngushellimi per vdekjen e Ipeshkvit Simon Kulli.

Nder te tjera ne shkresen zyrtare shkruan:

"I nderuar Gezim Kopani 
Myfti i rrethit Puke

I nderuar z. Gezim Kopani po ju shkruaj per te shprehur mirenjohjen e gjithe Dioqezes se Sapes per ngushellimet qe na keni derguar me 29 nentor , me rastin e kalimit ne amshim te Ipeshkvit tone fort te dashur, mons. Simon Kulli.
Fjalet tuaja dhe respekti qe shprehni per Monsinjorin tone jane per ne nje ngushellim ne pikellimin tone si dhe nje nxitje per te forcuar harmonin nderfetare mes nesh, te cilen Ipeshkvi yne i ndjere e kishte kaq per zemer.
Pas diteve te pikellimit, Keshilli i Meshtareve , sipas Ligjeve tona Kishtare , me ka zgjedhur Administrator Dioqezan , per te udhehequr Dioqezen e Sapes ne pritje te emerimit te Ipeshkvit te ri nga ana e Selise se Shenjte, nga Roma.
Me kete detyre kam kenaqesi t'ju pergjigjem duke shprehur, bashke me mirenjohjen tone, edhe respektin tim personal per ju si edhe per te gjithe besimtaret mysliman te Myftinise suaj ne Puke."


P. Mariano Tarantino O.C.D.
Administrator Dioqezan

Vau Dejes 23.12.2025
Nr.prot: 272/25