Thursday, 20 April 2006

Hadithe per namazin dhe bbdestin



Nga Xhabiri r.a transmetohet  se Hz.Muhammed a.s ka thene: “Puna e pese koheve te namazit eshte si shembulli i atij lumi qe kalon afer shtepis suaj dhe cdo dite te laheni 5 here ne dite ne te.A do ngelte ndonje papasterti?”

Hz.Osman r.a. tregon: “hz. Muhammedi a.s. me shikoj duke marr abdes sic po marr tani edhe pastaj me tha: “Kushdo qe marr abdes ne kete lloj menyre i falen gjynahet e kaluara dhe rruga deri tek Xhamia i shenohen sevape”
(Muslim )

Transmetohet nga Ebu Zuhrej r.a. i cili tregon se kam ndigjuar hz.Muhammedin a.s. duke thene: “Kushdo qe fal namaz pa ndodhur ndryshimi i lindjes se djellit (pra para se te kthehet lindja e djellit ne perendim) nuk do te hy ne xhehenem.
(Shenim: Dijetaret flasim se Muhammedi a.s. e ka pas per qellim namazin e Sabahit dhe  ikindise)”

Transmetohet nga Iben Mesud r.a  i cili tregon: E kam pyet hz.Muhammedi a.s. se cila eshte puna me e rendesishme? Muhammedi a,s. ka thene: “Falja e namazin ne kohe” Pastaj e pyeta : po pastaj cila? Hz. Muhammed a.s tha: “Te sillesh mire me nenen dhe babane”
(Buhari, Muslim)
Transmetohet nga Aishja r,a e cila tregon: “Hz. Muhammed a.s. asnjehere nuk i linte pa i fal kater rekate synet pas namazit te ylese po ashtu edhe dy synetet para farzit te sabahut.”
(Buhari )

Transmetohet nga Xhebiri r.a i cili tregon: “Hz.Muhammed a.s. ka thene: Me te vertet mes shirkut dhe sjelljes se ulet vjen si pasoj e lenjes se namazit.”Kete e kam ndigjuar duke e thene thote Xhabiri.”
(Muslim)

Friday, 10 March 2006

Disa hoxhallar pukjane jasht rrethit te Pukes

Xhamia Koder Hanit , Puke v.1916


Ne Shkoder 

Familja e shquar Puka ne Shkoder, tre brez imam te nderuar

Familja myslimane Puka  ne Shkoder eshte deshmi se kudo kane shprehur, perkushtim per t’i sherbyer komunitetit te tyre mysliman si qytetar te denje ne nje shoqeri te emancipuar.

Mulla Hysen Puka

Mulla Hysen Puka sherben me devotshmeri ne xhami te Shkodres. Humanizmi i tij u tregua edhe kur shprehu perkrahje dhe interesim per djalin e tij , Halilin per t’ia permbushur deshiren per arsimim te larte ne Stanboll. Per kete pari ndihmuen e Myftinise se Shkodres.

Hafiz Halil Puka (1880-1945)

Halil Hysen Puka pati fatin e mire te arsimohej ne mejtep nen kujdesin e te diturit e te ndriturit Mulla Medoja dhe te myderrizit te nderuar Hafiz Halil Bushatit ne medresen e Pazarit. Perfundimet e larta ne mejtep e medrese i dhane mundesi te vazhdonte studimet e larta ne Stanboll, ku diplomohet duke fituar edhe titullin elavdishem “Hafiz“, Hafiz Halil Puka. Si kthehet ne Shkoder, krijon edhe nje bibloteke, te cilen e pasuron vazhdimisht me ndihmen e teologeve te degjuar nga Turqia, Egjipti, Arabia Saudite, Persia e Pakistani, me te cilet mbante korrespondence. Bibloteka e tij dhe korrespondenca pa kufi me dijetare eshte nje mesazh se dituria dhe veprimtaria intelektuale nuk mund te jete e suksesshme dhe e dobishme pa literaturen bashkekohore.

Hafiz Halil Puka per afaro 40 vjet shermben imam ne Xhamite e Shkodres, si edhe ne Berat e Vlore ne muajin e Ramazanit, gjithmone ne bashkepunm e mirekuptim me koleget  e besimtaret. Per nivelin e tij te larte teologjik, perkushtimin e besim; per aftesi organizues e drejtuese; per urtesi  caktohet Zv/Myfti i Shkodres. Sa pershkruhet me siper me 1993 eshte dekoruae me Dekret te Presidencial me Udherin “Naim Frasheri” te klasit I.

Hysni Hafiz Puka

Hysni Hafiz H.Puka, brezi i trete i kesaj famijeje te mirenjohur, vijon sherbimin per besimin islam ne kuadrin e Myftinise se Shkodres. Si mbaron me sukses medresen e Shkodres, sherben mesues i saj, myezin ne xhamine Plake te Parruces. Duke pare aftesiste e tij Myftinia e Shkodres e cakton sekretar te saj. Ai punoi me zell per pergatitjen e korit per kendimin e Mevludit sa e quajten “Bilbili i Mevludit”

Ajo qe e dallon familjen Hafiz Puka ne Shkoder eshte qendrimi tolerant me besimet e tjere, respektimin e tyre, sic eshte tradite ne Puke, vendlindjen e te pareve te vete, si edhe ne Shkoder. (F.Luli, I.Dizdari, N.Bushati- Ne kujtim te brezave, Shkoder 1997 fq.226)

Ne Kukes

Haxhi Hafiz Sulejman Laçi (1856-1937)

Laçajt jane shquar per besimtare edhe ne Kukes, Bardhoc, ku kane shkuar prej Puke qe para 200 vjetesh. Mulla Halim Laçi beri emer jo vetem si imam, por edhe si atdhetare i shquar per pavaresine e lirine e Atdheut. Per te nipin, Sulejman Laçin, tregoi interesim e kujdes te vecante per t’i dhene arsimim te plote islam. Medresen e perfundoi shkelqyeshe ne Prizren. Keshtu qe fitoi te drejten per te ndjekur studimet e larta ne Stanboll. Atje u shqua per studime: filozofike, teologjike, prandaj me t’i kthuer ne Prizren emerohet keshilltar (nasi) per arsimin ne administraren shteterore te Prizrenit, ku punoi per 10 vjet (1900-1910). Ai hapi shkolla shqipe ne rrethinat e Prizrenit, dhe te Lumes ne Kukes. Me vone ai u emeruar profesor ne Universitetin e Stanbollit ku per 20 vjet (1910-1930) dha leksionet e tij duke perballuar vitet e moshes mbi 70 vjecare. Ne moshen 74 vjecare kthehet ne vendlindje, ku sherbeu Myfti i Kukesit derisa vdiq. Roli i tij gjeti jehohe edhe ne studimet e Prof.dr.sh.Hoxhes (Sh.Hoxha, Kerkime per besimet fetare ne Lume. Tirane, 2005, fq.215)

Nga 
Gezim KOPANI 
(Myfti i rrethit Puke)

Friday, 27 January 2006

Sadakaja, Miresia e Allahut per Myslimanet


 
Allahu xh.sh thote ne Kur’an: “Te devotshmit jane ata te cilet e besojne te fshehten, e kryejne namazin dhe prej asaj qe ne u kemi dhene ata japin sadaka.” (Bekare: 03)

Sadaka d.m.th. saktesim, me fol drejte, shpenzim i nje gjeje ose financiare ne rrugen e Allahut dhe ne rrugen e drejte.

Sadakaja ndahet:

1. Sadaka farz qe futet zeqati
2. Sadaka vazhib qe futet fitri
3. Sadaka nafile

Rendesia e Sadakase

Muhammedi a.s. thote: “Sadakaja nuk e pakson mallin.” (Muslimi)
Muhammedi a.s. thote: “Besimtari bujar eshte pran Allahut te Madheruar ne Xhennet.” (Tirmidhi)

Muhammedi a.s. thote: “Jep sadaka o njeri, qe edhe ty te te japet.” (Buhari dhe Muslimi)

Poeti i njohur Mevlana thote:

“Malli nuk paksohet dhuke dhene.
Te besh mire, e mbron moralin nga humbja.
Mendo se sa hambar plot merr
per nje hambar te zbrazur.
Por po qe se gruri nuk mbillet
nuk perdoret ne vend por fshihet ne hambar
behet ushqim per krimbat
qe slene kokerr gruri ne hambar.”

Dhenia e sadakase

Allahu i Madheruar thote: “Dhe jepni nga ajo qe Ne u kemi dhene juve, para se ndonje prej jush ti vije vdekja e te thote: “Rabbi lev la eharteni inne exheli karijb.” d.m.th: O Zoti im, perse nuk me shtyre edhe pak afatin e vdekjes “Fe-esaddeka ve ekun-mines salihin” d.m.th: qe te jepja sadaka e te behesha prej te mireve.” (El-Munafikun:10)

Ne radhe te pare ky ajet Kur’anor jep me kuptuar te gjithe qe duhet te japim sadaka edhe te mos presim kur te plakemi ose ne momentin e fundit te jetes. E dyta eshte se ky ajet Kur’anor eshte permendur jo mekot ne suren Munafikun (kapitulli i dyftyrshave) dhe e treta eshte se ato qe japin sadaka jane njerez te mire.

Allahu i Madheruar thote: “O ju qe besuar, as pasuria juaj,e as femijet tuaj te mos u shmangin prej dhurimit ndaj Allahut xh,sh. “Ve men jefal dhelike” e kush e ben kete “Fe eu laike humul khasirun” d.m.th: do jene mu ata te humburit.” (El-Munafikun: 09)

Allahu xh.sh thote: “Shembulli i pasurise se atyre qe e japin ne rrugen e Allahut eshte si nje kokerr gruri qe mbin shtat kallinj, ne secilin kalli ka 100 kokrra (7×100=700) Allahu xh.sh ia shumefishon atij qe deshiron. Allahu eshte bujar i madh dhe i di qellimet.”