Thursday, 3 November 2005

Myftiu i ri Gezim Kopani drejton per here te pare faljen e namazit te Fiter Bajramit

Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke)


Pas disa muaj ne krye te Myftinise se rrethit Puke , Myftiu i ri Gezim Kopani (1) ka drejtuar per here te pare faljen e namazit te Fiter Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes. Para fillimit te ceremonis zyrtare, Myftiu fali namazin e sabahut , per te vijuar me vaizin me rastin e kesaj dite. Para hyrjes se kohes per faljen e namazit Myftiu Gezim Kopani informoi xhematin per programin e tij qe do ndjek gjate ushtrimit te detyres se Myftiut. Vemendje te vecante do i kushtohet pronave te Myftinise Puke sic jane xhamit, aktivitet fetare dhe projekte te ndryshme sociale, tha nder te tjera Myftiu Gezim Kopani.
Ndersa gjate hytbes se tij, Myftiu ftoj besimtaret per angazhim edhe me te madhe ne kryerjen e lutjeve ndaj Allahut, respektimin ndaj njerit tjeterit dhe largimit nga rruga e keqe.


Pas faljes se namazit te Firter Bajramit, Myftiu Gezim Kopani priti gjithashtu per here te pare drejtuesit e institucionve te cilet sic eshte tradita percjellin mesazhet e tyre per urimin e kesaj feste. Te paret qe vizituan ishin perfaqesuesit e Kishes Katolike Puke , Bashkia Puke etj.

Puke , me 3 nentor 2005

__________
1. Pas perfundimit te disa kurseve islame, Gezim Kopani per nje vit ka vijuar Medresen e Durresit per te vijuar me pas ne Medresen e Tiranes. Per perfundimit te Medreses ai vijoi studimet ne Stanbull dhe pas kthimit ne Shqiperi ne vitin 2004 ai vijoi studime te tjera. Si fillim , ne vitin 2004 Gezim Kopani emrohet imam i xhamise se qytetit Puke, ndersa ne janar te vitit 2005 Myfti i rrethit Puke.

Monday, 20 June 2005

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi takim pune me antaret e Keshillit te xhamise se qytetit Puke

Me 20 qershor 2005, Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje takim pune me antaret e Keshillit te xhamise se qytetit Puke.  Ky takim u zhvillua me kerkes te xhematit Binak Alia dhe Musa Lluka te cilet gjate takimit shprehen shqetesimet e tyre. Binak Alia nder te tjera tha: "Kerkojme ndihmen tuaj Myfti per rregullimin e dyerve te xhamise, qendres se zerit, dritat e xhamise, abdes-hanen dhe mbi te gjitha shtrimi i xhamis me tapet..."
Myftiu Gezim Kopani pasi degjoi antaret u garantoj se: "Inshallah! Me ndihmen e Allahut do mundohem ti zgjidhim sebashku keto probleme. Ju e dini qe sfidat jane te shumta, dhe po punojme ne te gjitha drejtimet. Kemi disa borxhe te mbartura dhe mbi te gjitha kemi problem shume serioz rregullimin e çatis se xhamis dhe çertifikimin e tokes po ashtu edhe ndertimi i rrethimit te xhamise."
Ne fund te takimi u diskuta mbi rregulloren e xhamise dhe mbarvatjes se saj gjate kohes se namazeve etj. Aktualisht keshilli i xhamise se qytetit Puke perbehet nga: Binak Alia, Musa Lluka, Qazim Laçi dhe Eqerem Kuçi.

Saturday, 19 March 2005

U zhvillua ne Puke simpoziumi me titull: "Pejgamberi Muhammed a.s. pishtar ndriçes"


Myftinia Puke ne bashkepunim me Myftinin Shkoder dhe Shoqaten V.H.K Shkoder organizoi simpoziumin me titull: "Pejgamberi Muhammed a.s. pishtar ndriçues"
Ne kete takim nder te tjere mori pjese Gezim Kopani (Myfti i Pukes) , H.Ibrahim Hoxha (imam , dhe Ish-Myfti i Pukes), Kordinatori i Shoqates Istanbul Shuajp Bash'han etj.
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha: "Falenderoj Allahun xh.sh qe sot na beri te mundur te themi dy fjale per njeriun me te dashur, Profetin Muhammed a.s. Po ashtu nuk mund te fesh emocionet e mija pasi eshte hera e pare qe mbaj nje kumtese dhe fjale pershendetese ne vendlindje si Myfti i rrethit Puke. Pa u zgjatur deshiroj te falenderoj per mbashkepunimin kordinatorin e Shoqates Istanbul Shuajb Bashan , Myftinin e Shkodres dhe hoxhallaret e ketij qytetit , te cilet ndodhen per here te pare ne Puke, ish Myftiun e Pukes si dhe juve te pranishem..."

Ne fjalen e tij, kordinatori i shoqates Istanbul njeherazi i edhe i Medreses H.Sheh Shamia Shkoder Shuajp Bashhan pasi foli mbi jeten e profetit Muhammed a.s, tha: "Jam shume i gezuar qe ndodhem sot para jush per te fol per profetin tone te dashur, po ashtu dua te falenderoj Myftinin e Pukes dhe Myftiun e saj Gezim Kopani per bashkepunim, duke uruar qe bashkepunime te tilla te vijojne...."
Mbajten kumtese imam Lavdrim Hamja , Altin Lloshi, dhe fjala pershendetese ish Myftiu H.Ibrahim Hoxha.

Puke, Maj 2005

Monday, 3 January 2005

Gezim Kopani emrohet Myfti i rrethit Puke

Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)


Gëzim Kopani
 ka lindur në fshatin Meçe-Kabash Pukë, më 01.09.1983. Arsimin e mesëm e ka kryer në Medresen e Tiranës “H. Mahmud Dashi” dhe më pas ka ndjekur studime të ndryshme islame dhe arsimin e lartë në Tiranë për Informatikë. Është njohës i gjuhës turke.

Aktivitetin e tij në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë e ka nisur në vitin 2004 duke shërbyer fillimisht si imam në xhamin e qytetit Pukë. Prej vitit 2005 vijon të jetë Myfti i Myftinisë së rrethit Pukë.

Për të mesuar më shumë rreth Gëzim Kopani kliko: Myftiu