Saturday, 22 June 2013

Myftinia Puke deklarat me rastin e zgjedhjeve parlamentare

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani gjate dites se sotme i eshte pergjigjur interesit te gazetareve te Puka

Gezim Kopani 

Televizion mbi zgjedhjet parlamentare te dates 23 qershor 2013.

Deklarat per media

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e rrethit Puke duke vleresuar rendesine e ushtrimit te se drejtes kushtetuese permes votes se lire per cdo besimtar dhe qytetar, i ben thirrje besimtareve mysliman dhe mbare qytetareve te rrethit te Pukes qe t’i shoqerojne keto momente te zgjedhjeve parlamentare me qetesi, maturi dhe harmoni te plote me te gjithe qytetaret e ketij vendi.

Gjykojme se te gjithe kane te drejte te shprehin me vote bindjen per qeverisjen qe deshirojne, por ajo qe ne urojme dhe inkurajojme eshte qe kjo bindje te shprehet ne qetesi qytetare dhe ne respekt te plote te normave me te bukura qe ne trashegojme.

Myftinia e rrethit Puke gjate muajit te shejte “Shaban” ka zhvilluar disa aktivitete me besimtaret mysliman me qellimin e forcimit te besimit tek Allahu xh.sh madje ne disa raste Myftinia e rrethit Puke ka sqaruar besimtaret qe Myftinia e rrethit Puke nuk merret me politike dhe nuk mbeshtete asnje kandidat per deputet.Edhe me pare Myftinia e rrethit Puke i ka bere thirrje besimtareve dhe qytetareve qe te ruajne qetesine dhe harmonine ne keto zgjedhje parlamentare pasi rrethi i Pukes cdo here ka dit te ruaje dhe te respektoje qetesine dhe harmonine mes njeri-tjetrit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërise, Myftinia Puke ne permbushje te funksionit te tij institucional ndaj besimtareve dhe qytetareve te ketij rrethi, ne vazhdimesi ka shprehur paanshmerine ndaj spektrit politik, si dhe distacohet ndaj cdokujt qe perdor emrin e Myftinise Puke dhe tenton te flase ne emer te fese per efekte elektorale, por njeherazi inkurajon te gjithe besimtaret te shprehin te drejten e tyre ligjore permes votes se lire dhe te ndershme per te dhene keshtu kontributin e tyre per Puken dhe Shqiperine e neserme.

Myftinia e rrethit Puke

22 qershor 2013

Myftinia Puke deklarat me rastin e zgjedhjeve parlamentare

Gezim Kopani (Myfti i Pukes)


Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani gjate dites se sotme i eshte pergjigjur interesit te gazetareve te Puka Televizion mbi zgjedhjet parlamentare te dates 23 qershor 2013.

Deklarat per mediat

Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Myftinia e rrethit Puke duke vleresuar rendesine e ushtrimit te se drejtes kushtetuese permes votes se lire per cdo besimtar dhe qytetar, i ben thirrje besimtareve mysliman dhe mbare qytetareve te rrethit te Pukes qe t’i shoqerojne keto momente te zgjedhjeve parlamentare me qetesi, maturi dhe harmoni te plote me te gjithe qytetaret e ketij vendi.

Gjykojme se te gjithe kane te drejte te shprehin me vote bindjen per qeverisjen qe deshirojne, por ajo qe ne urojme dhe inkurajojme eshte qe kjo bindje te shprehet ne qetesi qytetare dhe ne respekt te plote te normave me te bukura qe ne trashegojme.

Myftinia e rrethit Puke gjate muajit te shejnte “Shaban” ka zhvilluar disa aktivitete me besimtaret mysliman me qellimin e forcimit te besimit tek Allahu xh.sh madje ne disa raste Myftinia e rrethit Puke ka sqaruar besimtaret qe Myftinia e rrethit Puke nuk merret me politike dhe nuk mbeshtete asnje kandidat per deputet.Edhe me pare Myftinia e rrethit Puke i ka bere thirrje besimtareve dhe qytetareve qe te ruajne qetesine dhe harmonine ne keto zgjedhje parlamentare pasi rrethi i Pukes cdo here ka dit te ruaje dhe te respektoje qetesine dhe harmonine mes njeri-tjetrit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërise, Myftinia Puke ne permbushje te funksionit te tij institucional ndaj besimtareve dhe qytetareve te ketij rrethi, ne vazhdimesi ka shprehur paanshmerine ndaj spektrit politik, si dhe distacohet ndaj cdokujt qe perdor emrin e Myftinise Puke dhe tenton te flase ne emer te fese per efekte elektorale, por njeherazi inkurajon te gjithe besimtaret te shprehin te drejten e tyre ligjore permes votes se lire dhe te ndershme per te dhene keshtu kontributin e tyre per Puken dhe Shqiperine e neserme.

Myftinia e rrethit Puke

22 qershor 2013

Deklarat per mediat nga KMSH me rastin e zgjedhjeve te 23 qershorit 2013




Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës kushtetuese përmes votës së lirë për çdo besimtar dhe qytetar, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë me të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Gjykojmë se të gjithë kanë të drejtë të shprehin me votë bindjen për qeverisjen që dëshirojnë, por ajo që ne urojmë dhe inkurajojmë është që kjo bindje të shprehet në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, në vazhdimësi ka shprehur paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale, por njëherazi inkurajon të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lirë dhe të ndershme për të dhënë kështu kontributin e tyre për Shqipërinë e nesërme.

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË

Tuesday, 18 June 2013

N/Kryetari i KMSH-se Bujar Spahiu vizite ne Myftinine e Pukes




Sot me 18 qershor 2013 , N/Kryetari i KMSH H.Bujar Spahiu zhvilloi nje vizite pune ne Myftinin e rrethit Puke ku u prit nga Myftiu Gezim Kopani i cili me kete rast falenderoj N/Kryetarin e KMSH-se per viziten dhe mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise ndaj myslimaneve te rrethit Puke.

                                  

Friday, 7 June 2013

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje takim ne Fushe Arrez me rastin e nates se bekuar te Isras


Ne kuader te nates se bekuar te Isras dhe Miraxhit , Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje takim me besimtaret mysliman te qytetit te Fushe Arrezit. Gjate fjales se tij , Myftiu foli mbi vlerat e kesaj nate, mesazhet qe ajo percjell dhe frymezimi qe marrin besimtaret mysliman nga kjo nate e bekuar.
Ne fund te takimi u kalua ne bisede te lire nga te pranishmit si dhe u shperndan falas libra si Kur'ani i bekuar, ilmihal etj.
Prej vitesh Myftiu Gezim Kopani ka shtuar vemendjen e tij ndaj besimtareve mysliman duke zhvilluar aktivitete te ndryshme islame, arsim (mejtep) dhe mbeshtetje sociale per familjet ne nevoj.


Wednesday, 5 June 2013

Myftinia Puke organizon nje takim ne fshatin Qerret me rastin e nates se Miraxhit


Gjate dites se sotme date 5 qershor 2013 Myftinia e rrethit te Pukes ka zhvilluar nje takim me besimtaret e fshatit Qerret. Ne takim moren pjese shume besimtare te ketij fshati si dhe Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoj per prezecen e tyre predikoj mbi naten e madhe te “Miraxhit” .

Nder te tjera Myftiu Gezim Kopani tha: “Eshte nje tradite ne zonen e Pukes ku per netet e medha bejne disa rite shtese ne sheje respekti per netet e medha. Mirepo ne netet e medha myslimani duhet te shtoje ibadetin ndaj Allahut xh.sh duke bere lutje e dua te ndryshme. Jane pikerisht netet e medha qe nxisin myslimanin per te ecur ne rrugen e besimit, ne rrugen e Kur’ani gjate gjithe jetes. Kushdo qe e kalon jeten me mesimet dhe urtesite  e Kur’anit normalisht qe Allahu xh.sh do jete i kenaqeur me ta, por nuk mjafton vetem me kaq pasi Allahu xh.sh do ia pranoj edhe duate qe ben nje mysliman ne naten e Miraxhit. Uroj qe nata e Miraxhit ti gjej te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes dhe jo vetem me shendet e mbaresi dhe Rahmeti i Allahut xh.sh  kaplofte gjithe familjet e myslimaneve.”



Zhvillohet ne qytetin e Pukes nje seminar kushtuar nates se Isras dhe Miraxhit



Myftinia e rrethit te Pukes
 me rastin e nates se madhe “Miraxh” ne sallen e leksioneve te Pallatit te Kultures Puke zhvilloi me date 05 qershor 2013 seminarin me teme: “Nata e madhe e Miraxhit dhe vlerat e saj.”

Seminari startoj me leximin e disa pjeseve Kur’anore dhe me pas me ilahi. Me pas antari i Keshillit te Myftinise Puke prof. Xhemal Meçi mbajti kumtesen: “Tradita zakonore e pukjaneve per festimin e neteve te medha.”

Ne fjalen e tij Prof.Xhemal Meçi nder te tjera tha: “…Ne rrethin e Pukes çdo here jane festuar dhe kremtuar netet e medha. Pukjanet ne menyre te organizuar kane festuar naten e Mevludit, ku kendonin Kur’ani dhe Mevlude. Kjo tradite ishte shume e njohur ne PukeKabashQerretKryezi etj. Pukjanet çdo here ne menyre madheshtore kane kremtuar edhe muajin e shejte te Ramazanit e per me teper naten e Kadrit. Une, mbaj mend topat e Koderhanit kur binin ne kohen e iftarit per me treguar se ka hy koha e iftarit, ne fshatin tone Meçe femijet ecnin neper rruget e fshatit duke thene: “Pini uje se plasen topat.”

Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne fjalen e tij nder te tjera tha: “...Tashme ne po takohemi ne tubime te ndryshme islame, dhe kjo eshte nje gje shume e larte per besimtaret mysliman. Ashtu sic marrim sevape ne qe po organizojme keto takime ashtu merrni edhe ju sevape qe beheni pjese e ketyre takimeve. Ne kete nate te madhe le te punojme te gjithe sebashku per rritjen e besimit tek i madhi Zoti pasi me besimin tek i madhi Zot njeriu mund te realizoj çdo qellim. Me besimin tek Zoti myslimani largohet nga veprat e liga, dhe i afrohet puneve te mira. Le te punojme te gjithe sebashku per forcimin e vlerave shpirterore jo vetem ato personale por edhe shoqerore, pasi te gjitheve na intereson qe te kemi nje shoqeri te shendoshe dhe me vlera humane dhe kulturore.

Ne kuader te nates se madhe te Miraxhit  Myftinia e rrethite te Pukes ka zhvilluar takime ne qytetin e Fush-arrezit si dhe ne fshatin Qerret.

Puke me 06/06/2013


Ne kuader te nates se bekuar te Isras, Myftiu Gezim Kopani zhvilloi takim me besimtaret ne xhamin e qytetit Puke


Gjate dites se sotme , Myftiu Gezim Kopani zhvilloi nje bisede fetare me rastin e nates se bekuar te Isras dhe Miraxhit me besimtarin ne xhamin e qytetit Puke. Ky aktivitet u zhvillua pas faljes se namazit te ikindise ku moren pjese dhjetra besimtare burra dhe gra.
Ne fund te ketij takim, u shpernda libri i bekuar i Kur'ani, drita e zemres etj, si dhe dhurata per disa familje ne nevoj.
Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani ne kuader te muajve dhe neteve te bekuara po zhvillon takime me besimtaret ne gjithe rrethin e Pukes.

Puke, 08/06/2013






Tuesday, 4 June 2013

Myftiu Gezim Kopani zhvilloi ne qytetin e Fush Arrezit nje takim me besimtaret me rastin e nates se Miraxhit

Ne kuader te muajit shaban dhe te nates se dyte te mire Miraxh, Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje takim me besimtaret mysliman te qytetit te Fushe Arrezit. 
Gjate fjales se tij Myftiu Gezim Kopani foli mbi vlerat e muajit te bekuar shaban si dhe te nates se mire te Miraxhit, duke i ftuar besimtaret qe te shtojne lutjet e tyre ndaj Krijuesit te Gjithesise.
Ne takim perveç aktivistave vullnetare te Myftinise Puke te ketij qyteti mori pjese edhe antari i Keshillit te Myftinise Puke per qytetin e Fushe Arrezit Basri Selimaj dhe nga Puka Hasan K. Laçi 

04 qershor 2013