Monday, 30 December 2024

Kryetari i KP-së në KMSH zhvilloi një vizitë pune në Myftininë Pukë



Myftiu i Pukes Gezim Kopani priti sot ne nje vizite pune kryetarin e KP-se ne KMSH H.Islam Hoxha i cili shoqerohej nga antari i kryesise se KP-se Emirjon Vathaj.
Myftiu Gezim Kopani informoj kryetarin e KP-se mbi aktivitet qe Myftinia Puke ka zhvilluar deri me tani si edhe projektet qe mendon te zhvilloj ne te ardhmen.
Kryetari i KP-se Islam Hoxha vlersoi angazhimin dhe punen e stafit te Myftinise Puke qofshin ato fetare, kulturore dhe sociale, duke ndikuar pozitivish tek besimtaret dhe jo vetem.
(Date, 30.11.2024)


Thursday, 10 October 2024

U përurua në Tiranë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë


Nen nje atmosfere festive u zhvillua ne Tirane perurimi i Xhamise se Namazgjase. Te pranishem ne kete perurim ishte Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, Presidentit i Republikes se Turqise Recep Tayyip Erdogan, Myftiu i Tiranes Gazmend Teqja, Kryetari i Diyanetit te Turqise Ali Erbash etj.

Ceremonia filloi me lexim te Kur’anit nga Myftiu i Tiranes Gazmend Teqja per te vijuar me fjalet pershendetese sipas protokollit te parapercaktuar per kete rast.

Tirane, 10 tetor 2024



Wednesday, 9 October 2024

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një takim pune me kreun e Bashkisë Pukë

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Myftinisë Mustaf Mehaj zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Pukë z.Rrok Dodaj.

Ndër të tjera në takim Myftiu diskutoi mbi disa sugjerime dhe kërkesa që Myftinia Pukë adresoi në drejtim të Bashkisë Pukë.

Nga ana e tij kreu i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj u zotua se do ti merrte në konsideratë për ti shqyrtuar kërkesat e Myftinisë.

Puke, 09 tetor 2024

Saturday, 14 September 2024

Myftinia Pukë përkujton ditëlindjen e profetit Muhammed a.s.


Pas faljes se namazit te akshamit ne xhamin e Koder Hanit , Myftiu i Pukes Gezim Kopani mbajti nje ligjerat me rastin e ditelindjes se Profetit Muhammed a.s. Ne vaizin e tij Myftiu percolli mesazhet qe profeti Muhammed a.s. la per mbar njerezimin.
Date, 14.09.2024