Saturday, 28 September 2013

Ta kuptosh femijen tend



Principi i te kuptuarit te femijes tend rrjedh nga fakti se Islmi gjithcka e mbeshtet ne dituri. Ajeti i pare i shpallur ne Kur’an eshte ai qe flet pikerisht per mekanizmin me te rendesishem ndihmes ne nxenien e diturise:

“Lexo me emrin e Zotit tend, i Cili krijoi cdo gje” (El-Alak: 01)

Ne pese ajetet e para te kesaj kaptine, Allahu xh.sh perdor shprehjet “ikre”, “al-leme”, dhe “kelam”, qe mund te perkthehen: “Meso”, “Mesoi” dhe “lapsi”.

Keto tre gjera jane mekanizma ndihmes, te cilet perdoren per te arritur deri te dituria. Prane kesaj, te gjithe dijetaret jane te mendimit se , nese deshirojme qe ibadetet tona te pranohen, atehere duhet te kryhen nga motive te drejta dhe te mbeshteten ne dituri te paster. Per shembull, nese e edukojme femijen tone, atehere nje gje e atille medoemos duhet te behet permes te kuptuarit te probleit nga dora e pare, ashtu qe te kemi qasje sa me adekuate dhe te sillemi ne menyre korrete ndaj problemit ne fjale. Nese do te deshironim te dime se si t’i motivojme femijet qe ata te funksionojne ne menyre te dobishme dhe kooperative, atehere duhet te posedojme disa njohuri te caktuara qe kane te bejne me te kuptuarit e mekanizmit te tyre psikologjik. Per gjithcka qe veprojme njerezit kane qellimin e tyre. Kjo ka te beje edhe me femijet, por edhe te moshuarit. Keto gjera per ne mund te jene te njohura, por edhe te panjohura. Nese per ne si prinder jane te njohura synimet e femijeve, atehere nje gje e tille do te na mundesonte qe t’u ndihmojme femijeve tane ne sjellet e tyre, keshtu qe do te arrijme t’i ndryshojme edhe motivet e tyre. Ekzistojne dy motive kryesore qe i nxisin femijet ne aksion. Ato jane: nevoja per perkatesi dhe nevoja per perkujdesi.
Nevoja per perkatesi eshte nje nga nevojat themelore te femijeve, madje edhe te moshuarve. Femija ndien siguri atehere kur ka vendin e tij ne grup, ne familje ose ne klasen e shkolles. Duke filluar qe nga kopshti i femijeve, femija vazhdimisht do te kerkoje menyra qe ta gjeje vendij e tij ne familje. Cdo person do te ndieje se i takon nje shoqerie apo grupi te caktuar po qe se ka dicka te perbashket me antaret e tjere te atij grupi. Aktivitetet e perbashketa formojne lidhje te fuqishme ndermjet njerezve, te cilet i ndajne ato sebashku. Me qellim qe femija t’i kenaqe nevojat e tij ne ambientet e shkolles, ai duhet te marre pjese edhe vete ne aktivitet shkollore se bashku me moshataret e tij.
Kjo pjesemarrje do te tregoje qarte se ekziston dicka e perbashket me shoket e tij te klases. Gabim i perbashket i disa prinderve-madje edhe nese jane te kujdesshem-konsiderohet edhe ai qe ata nuk u lejojne femjeve te tyre te anetaresohen ne ndonje seksion apo edhe ne ndonje aktivitet jashte orarit mesimor. Kjo ua ben te pamundur femijeve t’i kenaqin nevojat e tyre, gjegjesisht nevojes qe t’i perkasi shkolles se caktuar.
Menyra me e mire per prinderit qe te qendrojne te kujdesshem eshte ajo qe t’i ndihmojme femijet e tyre ne identifikimin e aktiviteteve qe nuk jane ne harmoni me mesimet islame dhe te largohen nga ato. Gjithashtu, prinderit duhet t’iu ndihmojne femieve te tyre qe t’i zgjedhin aktivitete te caktuara shkollore, te cilat nuk jane specifike vetem per muslimanet, sic eshte anetaresimi ne ekipet patrulluese rrugore ose ne klubet shkollore te informatikes etj.
Menyre tjeter ndihemese per femijet tuaj – me qellim qe t’i kenaqin nevojat e tyre- eshte edhe ajo kur ne ua lejojme atyre qe t’i ndjekin disa ndodhi sportive ne raste te vecanta,si, per shembull, atehere kur ekipi lokal i basketbollit garon ne finale, kur ekipi i qyteti ne hokej arrin ne “Play off” ose atehere kur ne tv transmetohet kupa olimpike apo ajo boterore etj. Leje qe femijet ti percjellin keto ndodhi sportive, do t’iu ofrojne mundesi qe femijet diten vijuese te bisedojne dhe t’i komentojne ndodhite sportive me shoket e tyre.
Megjithate, deshirojme te theksojme faktin se femijes kurrsesi nuk i duhet lejuar qe vazhdimisht dhe panderprere t’i percjelle ndeshjet sportive apo serialet televizive, sepse nje gje e tille do te ishte humbje kohe. Ndoshta do te ishte efektive nese femijeve u lejojme te ndjekin vetem pjesen e fundit te lojes ne baskeboll, ose pjesen e fundit te lojes ne hokej, apo ndonje manifestim te madh olimpik sportiv, qe do te mjaftonte per nevojat e tij, e keshtu t’i ofroe dicka qe do te mund te komentonte apo diskutonte per ceshtjet sportive me shoket e tij. Pra ndihmoni femijen qe kohen e tij ta harxhoje ne menyre te logjikshme.
Nevoja per perkujdesje eshte nje nevoje tjeter themelore e femijes. Femijet do te perserisnin cilindo veprim, nese ai do t’iu sillte kujdes, ndersa do te iknin apo do ta braktisnin cilindo veprim, nese ai veprimi do t’i shkaktonte monotoni. Te gjithe femijet e bejne kete, ndoshta edhe pa e kuptuar.
Prinderit medoemos duhet ta dine se femija duhet ta ndieje veten si prezent dhe qe eshte nen perkujdesje, e jo ta ndieje veten i braktisur dhe i anashkaluar. Nese femija luan bukur dhe qete, por askush nuk e veren ate, atehere ai do te mundohet qe te terheqe vemendjen permes zenkave dhe mosdegjueshmerise. Femija me shpejtesi do te vihet ne qender te vemendjes si femije i keq dhe i padegjueshem, se sa te qendorjme i paverjetur sikurse ai qe sillet mire. Prinderit duhet ta shperblejne permes vemendjes sjelljen e bukur te femijes se tyre, ndersa duhet t’i shperfillin sjelljet negative.

Burimi:Edikimi i femijeve
Autor: Ekrem Beshir dhe Muhamed Beshir
Fq.33

Monday, 16 September 2013

Hapat e parë të fëmijës…



Ngritja në këmbë e fëmijës dhe hedhja e hapave të parë është një nga çastet më emocionuese për çdo nënë dhe baba. Ndërkohë që faza të tjera të zhvillimit si mbajtja e kokës drejt, ulja ndenjur etj nuk mbahen mend mirë prindërit arrijnë ta fiksojnë mjaft mire kohën kur fëmija i tyre ka hedhur hapat e parë.

Ndryshimet individuale gjatë fazave të zhvillimit deri në ecje janë të pakta. Nëse një fëmijë 3 muajsh nuk arrin të mbajë kokën, nuk ka filluar të kthehet në moshën 6-7 muajsh apo nuk arrin të qëndrojë ulur në moshën 7-8 muajshe atëherë duhen filluar menjëherë ushtrimet. Por për ecjen nuk kemi një kufi kaq të ngushtë. Fëmijët zakonisht fillojnë të ecin në moshën 12-13 muajshe por ka prej atyre që ecin që 9 muajsh dhe prej atyre që mund të vonojnë deri në 17-18 muajsh.

Fazat e zhvillimit pas muajit të 8-9 të fillojnë të tregojnë ndryshimet e para. Ka fëmijë të cilët në fillim ecin këmba dorazi pastaj ngrihen në këmbë duke u mbajtur. Ka prej atyre të cilët vetëm se mbahen nga duart e nënës dhe ecin menjëherë pa qenë nevoja të ecin këmba dorazi. Ka edhe shumë të tjerë që fillojnë menjëherë të ecin pa bërë asnjërën prej gjërave të mësipërme.

Struktura gjenetike, mesatarja e gjatësisë dhe peshës, lindja para kohe e të tjerë janë disa nga faktorët që mund të ndikojnë në vonesën e të ecurit. Sigurisht që edhe kontrolli i vazhdueshëm i familjes, moskrijimi i hapësirave për fëmijën, frika e fëmijës janë disa nga shkaqet e vonesës në të ecur.

Pra këtu mund të themi se një fëmijët i cili nuk ka paraqitur problem apo mangësi në fazat e zhvillimit dhe paraqitet krejt normal në vizitën neurologjike atëherë mund të presë deri në moshën 18 muajshe për të ecur. Por nëse ekzistojnë probleme në fazat e zhvillimit dhe mjeku ka dyshime për këtë, atëherë duhen bërë të gjitha analizat e nevojshme.

Në shumicën e rasteve prindërit pyesin se çfarë duhet të bëjnë për ecjen sa më të hershme të fëmijëve të tyre. Do të ishte më e drejtë të thoshim se nuk ekziston një përgjigje e saktë për këtë pyetje. Krahas kësaj nuk ekziston asnjë argument se rrethorët ndikojnë pozitivisht në lehtësimin e ecjes. Madje ndonjëherë mund të krijojnë dhe efekte negative në fazën e zhvillimit të muskujve të fëmijës. As këpucët ortopedike nuk sjellin ndonjë avantazh, më e mira është që fëmija të ecë zbathur në shtëpi, në këtë mënyrë ai do të ndjejë dyshemenë duke e shtypur me këmbë. Prekja e dyshemesë, pengesave të ndryshme me shputën e këmbës dërgon nxitje shumë pozitive në tru.

nga
Aisa KOKIÇI
Burimi: Revista Drita Islame, Prill 2013/

Sunday, 15 September 2013

Myftiu i Pukes Gezim Kopani uron fillimin e vitit shkollor



Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani me rastin e fillimit te vitit te ri shkollore para universitare uron te gjithe nxenesit pukjan : “Vit  te mbare dhe te sukseshem. Qofte ky fillim viti, vit i gezuar dhe i mbushur me dije dhe mesime te reja. Urim i veçante shkon per nxenesit e klases se pare, te cilet neser do ulen ne bankat e shkolles.

Myftiu
Gezim Kopani


Puke 15 shtator 2013


Saturday, 14 September 2013

Nëna dhe arsimimi i fëmijës


Nëna, si edukatore e një populli është një nga themelet e familjes. Ajo është aq shumë e shtrenjtë në këndvështrimin islam, saqë i dërguari i Allahut (a.s.) në një hadith thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.”

Nëna me dorën e saj të shtrenjtë, edukon një popull, formon bërthamën e shoqërisë dhe themelin e familjes. Është një qenie tek e cila fëmijët kthehen në folenë e tyre plot dashuri dhe ngrohtësi.

Në këtë këndvështrim, Islami i ka dhënë nënës një vlerë të tillë, ku Profeti (a.s.) thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.”

Nëna, e cila merr këtë veçori, me përkushtim ka një funksion shumë të madh në arsimimin e fëmijës. Potenciali në shpirtin e nënës është krijuar nga Allahu (xh.xh.) me butësi, mëshirë, përpikëri dhe saktësi. Nëna në natyrën e saj është me të vërtetë një mësonjëtore dhe një edukatore. Për atë detyra më e rëndësishme duhet të jetë edukimi i fëmijëve. Allahu e ndan nga të dashurit në Ditën e Kiametit atë të cilin e ndan nënën nga fëmija i saj. Në hadithin e mësipërm shfaqet qartë roli i nënës për edukimin e fëmijës.

Ndërkohë që nëna vepron me përkushtim, edhe babai duhet të jetë i kujdesshëm në punën e tij, duke mbushur një hapësirë në familje. Në shumë raste babai është jashtë shtëpie, ndërsa nëna është në çdo moment me fëmijën e vet.

Sipas kërkimeve që janë bërë, del konkluzioni se arsimimi i fëmijës fillon që në barkun e nënës. Mendimet, ndjenjat dhe veprimtaria e nënës ndikon në foshnjën e saj. Nëna dhe babai duhet të mundohen njëkohësisht për arsimimin e fëmijës, duhet ta mbështesin njëri-tjetrin dhe jo të jenë kundra njëri-tjetrit për arsimimin e fëmijës. Mbasi fëmija të ketë ardhur në jetë, mjafton edhe një e prekur e nënës mbi trupin e tij, që ai të marrë butësinë dhe ngrohtësinë e saj.

Prandaj nëna duhet t’i japë shumë rëndësi mënyrës së jetesës së saj, moslënies pasdore të fesë (besimit), mënyrës së ngrënies dhe pirjes, të folurit dhe të ndenjurit.

Mënyra e arsimimit të fëmijës është natyrore. Ajo i ngjason një aparati fotografik ku pozon çdo gjë që shikon. Në këtë periudhë kohe fillon dhe formohet dinamika e natyrës së fëmijës.

Duhet të jetojmë duke i marrë parasysh të gjitha këto gjëra. Duhet që të jemi të disiplinuar dhe të jetojmë një jetë të programuar dhe të planifikuar.

Ne jemi ata çka mbollën të parët tanë. Në të ardhmen do të jenë trashëgimtarët tanë, të cilët do të jenë e ardhmja e kombit. Atëherë le të përgatisim fidanë të tillë që në të ardhmen të jenë jo vetëm pemë me gjethe dhe lule të bukura, por për më tepër pemë frytdhënëse.

/Revista Drita Islame/

Friday, 13 September 2013

Nje poster i bere me dore per festen e Kurban Bajramit


Me rastin e festes se Kurban Bajramit piktori pukjan Hasan Laçi ka bere nje poster urimi per besimtaret mysliman te rrethit Puke me rastin e Kurban Bajramit 

Tuesday, 10 September 2013

Botohet libri “Njeriu i puneve te mira” kushtuar Hoxhe Shaban Rexha


 
Botohet libri “Njeiru i puneve te mira” kushtuar Hoxhe Shaban Rexha.Ky liber vjen tek lexuesit nga shkrimtari i njohur Idriz Ahmetaj. Libri eshte sponsorizuar nga Myftinia e rrethit Puke si dhe nga Dashamir Bajram Sokoli.

Ne kete liber autori sjell ne kujtese jeten e hoxhe Shaban Rexha ( lindur me 09.11.1901 ne fshatin Lajthize te Pukes). Autori sjell ne kujtes jeten e Shaban Rexhes qe kur ai ishte i vogel per te vazhduar ne jeten e nxenesit neper Mejtepet e Pukes, dhe per te vazhduar tek sherbimet si hoxhe ne Xhamin e fshatit Micoj e Lejthize.

Jeta e hoxha Shaban Rexhes eshte e  nderthurur me jeten islame dhe arsimore. Ne vitin 1924 Shaban Rexha hap per here te pare Mejtepin ne fshatin Micoj. Po ne kete vit Shaban Rexha hap per here te pare shkollen shqipe te fshatit Micoj. Ne vitin 1925 Shaban Rexha emrohet nga Ministria e Arsimit Mesues i  kesaj Shkolle.

Shaban Rexha perfec detyres se Hoxhes dhe mesuesit ai ka kryer edhe disa te detyra te tjera si: Me 1931 emrohet sekretar i batalionit Tirane. Ne vitin 1940 fillon pune ne Puke si agjent financiar. Ne vitin 1944 emrohet sekretar i nenprefektures se Pukes.Ne vitin1946 emrohet nenpunes prane zyres se gjendjes civile Puke dhe ne vitin 1967 emrohet Hoxhe ne Xhamine e fshatit Lajthize.

Shaban Rexha vdiq me 18.06.1976 ne fshatin Lajthize te Pukes ne moshen 75 vjecare.

Muajt ne vazhdim Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Idriz Ahmetaj autor i librit, do behet edhe promovimi i librit “Shaban Rexh Ahmeti Njeriu i puneve te mira“.

Pergatiti:
Gezim Kopani
(Myfti i rrethit Puke)