Monday, 6 July 2026

Myftinia Puke organizoi nje vizite kulturore dhe fetare me xhematin e grave ne qytetin e Prizrenit

Myftinia Puke sebashku me nje pjese te xhematit te grave nga qyteti i Pukes dhe i Fushe Arrezit, zhvilloi nje vizite ne qytetin historik te Prizrenit.
Vizita nisi me qendren historike te qytetit, ku u vizituan disa monumente te trashegimise kulturore dhe fetare si: Ura e Gurit, Shatervani i qytetit, xhamia e Sinan Pashes dhe Kalan e Prizrenit. Me pas, grupi vijoi viziten ne xhamin e Bajraklise ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Me kete rast perfaqesuesi i KBI Prizren Erol Reka beri nje pershkrim historik dhe jo vetem te vlerave qe mbart kjo xhami.  Kjo vizite sherbeu si nje mundesi e vlerfshem per njohjen nga afer te historise Kombetare dhe trashegimise islame qe mbart qyteti i Prizrenit, duke forcuar njekohesisht lidhjen me vlerat historike , kulturore dhe fetare te kombit tone.
Gjate gjithe kesaj vizite, grupi u shoqerua nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me bashkeshorten e tij. /Korrik 2026/



No comments:

Post a Comment