Sunday, 26 August 2012

Atasheu për çeshtjet fetare në Ambasaden Turke në Shqipër zhvilloi vizitë pune në Myftinë e Pukës


Gjatë ditës së shtune, më 25 gusht 2012, Myftiu i rrethit të Pukës imam Gezim Kopani ka pritur në një vizitë zyrtare Atasheun për Ceshtjet Fetare në Ambasaden e Turqisë në Shqipëri Shaban Ishlek.


Atasheu u prit nga Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani dhe disa antare te Keshillit te Myftinise Puke dhe jo vetem. Gjate vizites ne Myftini , Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoi Atasheun per viziten i shprehu atij falenderime per bashkepunimin me Myftinin e Pukes. Nga ky bashkepunim jane zhvilluar disa aktivitete islame , shperndarje te disa librave islam si dhe projekt social ne ndihme te familjeve ne nevoj. 
Në fjalen e tij z.Shaban Ishlek ndër të tjera tha: "Jemi sot në rrethin e Pukës për të ndihmuar vëllezërit tanë mysliman që ndodhen në këtë zonë. Komuniteti Mysliman i Turqisë nepërmjet Zyrës për Ceshtjet Fetare në Ambasaden Turke në Tiranë edhe më parë ka zhvilluar disa bashkëpunime me Myftinine e rrethit Pukë. Ndërsa sot jemi këtu pasi vëllezërit tanë nga Turqia kan menduar të sjellin ndihma ne ushqime për disa familje ne nevoj. Bashkepunimi ynë me Myftinine e rrethit Pukë besoj se do vazhdoj edhe në të ardhmen."

Pas këtij takimi Atasheu Turke Shaban Ishlek zhvilloi një vizitë punimeve që po bëhen në Xhamin e fshatit Qerret.
Ndalesa e fundit u bë tek Xhamia me e vjeter e rrethit Pukë pikërisht në Xhaminë e Koder Hanit. Myftiu Gezim Kopani informoi mbi faktet historike të kësaj Xhamie si dhe  përpjekjet e Myftinisë Pukë për rindertimin e saj.





Sunday, 19 August 2012

Falet namazi i Fiter Bajramit nga dhjetra mysliman pukjan



Që në orët e para të mëngjesit të sotem datë 19 gusht 2012 qindra besimtarë mysliman kan mbushur Xhaminë e re të qytetit të Pukës për të fal namazin e Fitër Bajramit. 


Si çdo vit festa e Fitër Bajramit shënon kulmin e gëzimit për besimtarët mysliman të cilet kaluar plotë një muaj sakrifice për hirë të Allahut xh.sh duke agjëruar muajin e Ramazanit.

Sot xhamia e qytetit të Pukës ka qenë e mbusht plot derisa mbi 80 besimtarë janë falur në ambjentet e jashtme të Xhamisë.
Namazi i Fitër Bajramit u drejtua nga Myftiu i Pukës imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: "...Me besim njeriu arrin vlerat më të larta shpirtërore dhe kulturore. Një përson që beson tek  Allaun i Madhëeruar nuk i bën keq askujt dhe se nga besimi tek Zoti i Gjithësisë askush nuk ka pas të keq. Uroj që kjo festë e madhe e Fitër Bajramit të jetë e gezuar për të gjithë familjet Pukjane."
Pas faljes se Fitër Bajramit me urime dhe valle popullore është mbyllur ceremonia e faljës së Fitër Bajramit.









Myftinia Pukë zhvilloi pritjet zyrtare me rastin e Fitër Bajramit



Ashtu siç eshte tradite, pas faljes se namazit te Fiter Bajramit , Myftinia Puke priti drejtues te institucioneve te cilet percollen urimet e tyre me rastin e feste. 

Të parët qe uruan ishin delegacioni i Famullisë Pukë te kryesuar nga Famullitar G.Fiocchi dhe me pas forcat plotike dhe shoqata kulturore etj. Në fjalen e  tij Famullitari i Famullisë Puke Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: ".....Duke shfrytezuar këtë rast uroj besimtarët mysliman gëzuar festen e Bajramit. Urim të veçantë kam për të gjithë ato që e kaluan muajin e Ramazanit me agjërim."

Gjate vizitës se tij kryetari i Bashkisë Pukë Beqir Arifaj ndër të tjera tha: "Si kryetar i Bashkisë Pukë por edhe në emrin e grupit me të cilët kam ardhur uroj të gjithë besimtarët mysliman gëzuar festen e Fitër Bajramit. Sjell urimet e deputetit Ndue Paluca me rastin e Bajramit ." Kryetari i Bashkise Pukë shoqërohej nga N/Prefekti, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe nga kryetar Komunash etj.

Një vizite tjetër ka qenë ajo e partisë Socialiste dega Pukë të cilët uruan Myftiun me reastin e festës së Fitër Bajramit.





Tuesday, 14 August 2012

Ne oborrin e xhamis se qytetit Puke shtroher iftar me rastin e nates se Kadrit

Ne kuader te nates se Kadrit , Myftinia Puke ne bashkepunim me shoqaten V.H.K. Istanbul shtroi ne oborrin e xhamise se qytetit Puke iftare per agjeruesit. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoi per bashkepunimin dhe iftarin e shtruar shoqaten Istanbul dhe pranin e sekretarit te shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti u ndal tek vlerat e dhjet diteve te fundit te muajit ramazan dhe tek vlera e sadakas se fitrit. Ne fund te iftarit per te pranishmit u shperndan disa literatura islame