Sunday, 19 August 2012

Myftinia Pukë zhvilloi pritjet zyrtare me rastin e Fitër Bajramit



Ashtu siç eshte tradite, pas faljes se namazit te Fiter Bajramit , Myftinia Puke priti drejtues te institucioneve te cilet percollen urimet e tyre me rastin e feste. 

Të parët qe uruan ishin delegacioni i Famullisë Pukë te kryesuar nga Famullitar G.Fiocchi dhe me pas forcat plotike dhe shoqata kulturore etj. Në fjalen e  tij Famullitari i Famullisë Puke Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: ".....Duke shfrytezuar këtë rast uroj besimtarët mysliman gëzuar festen e Bajramit. Urim të veçantë kam për të gjithë ato që e kaluan muajin e Ramazanit me agjërim."

Gjate vizitës se tij kryetari i Bashkisë Pukë Beqir Arifaj ndër të tjera tha: "Si kryetar i Bashkisë Pukë por edhe në emrin e grupit me të cilët kam ardhur uroj të gjithë besimtarët mysliman gëzuar festen e Fitër Bajramit. Sjell urimet e deputetit Ndue Paluca me rastin e Bajramit ." Kryetari i Bashkise Pukë shoqërohej nga N/Prefekti, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe nga kryetar Komunash etj.

Një vizite tjetër ka qenë ajo e partisë Socialiste dega Pukë të cilët uruan Myftiun me reastin e festës së Fitër Bajramit.





No comments:

Post a Comment