Sunday, 26 August 2012
Atasheu për çeshtjet fetare në Ambasaden Turke në Shqipër zhvilloi vizitë pune në Myftinë e Pukës
Gjatë ditës së shtune, më 25 gusht 2012, Myftiu i rrethit të Pukës imam Gezim Kopani ka pritur në një vizitë zyrtare Atasheun për Ceshtjet Fetare në Ambasaden e Turqisë në Shqipëri Shaban Ishlek.
Atasheu u prit nga Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani dhe disa antare te Keshillit te Myftinise Puke dhe jo vetem. Gjate vizites ne Myftini , Myftiu Gezim Kopani pasi falenderoi Atasheun per viziten i shprehu atij falenderime per bashkepunimin me Myftinin e Pukes. Nga ky bashkepunim jane zhvilluar disa aktivitete islame , shperndarje te disa librave islam si dhe projekt social ne ndihme te familjeve ne nevoj.
Në fjalen e tij z.Shaban Ishlek ndër të tjera tha: "Jemi sot në rrethin e Pukës për të ndihmuar vëllezërit tanë mysliman që ndodhen në këtë zonë. Komuniteti Mysliman i Turqisë nepërmjet Zyrës për Ceshtjet Fetare në Ambasaden Turke në Tiranë edhe më parë ka zhvilluar disa bashkëpunime me Myftinine e rrethit Pukë. Ndërsa sot jemi këtu pasi vëllezërit tanë nga Turqia kan menduar të sjellin ndihma ne ushqime për disa familje ne nevoj. Bashkepunimi ynë me Myftinine e rrethit Pukë besoj se do vazhdoj edhe në të ardhmen."
Pas këtij takimi Atasheu Turke Shaban Ishlek zhvilloi një vizitë punimeve që po bëhen në Xhamin e fshatit Qerret.
Ndalesa e fundit u bë tek Xhamia me e vjeter e rrethit Pukë pikërisht në Xhaminë e Koder Hanit. Myftiu Gezim Kopani informoi mbi faktet historike të kësaj Xhamie si dhe përpjekjet e Myftinisë Pukë për rindertimin e saj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment