Sunday, 29 December 2013

Myftinia Pukë vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë

Myftinia e rrethit Pukë vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë në rrethin e Pukës


Sot datë 29.12.2013 Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani ka zhvilluar vizite ne disa familje në nevojë. Vizita e parë ishte në familjen e Shkelzen Lushës në qytetin e Pukës.

Kryetari i familjes Shkelzen Lusha vuri në dijeni Myftiun e Pukës mbi gjendjen vështirë të familjes së tij. Lusha tha: “Familja ime përbëhet nga katër antarë. Edhe unë edhe bashkeshortia  jemi pa punë. Kam dy fëmije. Jemi pa shtëpi. Me vështirsi mbaj familjen. Në Pukë nuk  ka hapsir për punë.” Gjatë vizitës në familjen Lusha Myftiu u dhuroi disa pako ushqimore si dhe jorgane dhe batanie.

Vizita e dytë ishte në familjen e Fatmir Istrefit në fshatin Dedaj. “Kreu i familjes Fatmir Istrefi informoi Myftiun mbi gjendjen e rëndë të familjes, ai tha se para një viti siç e dini edhe ju shtëpia me është shembur. Prej një viti sëbashku me 6 fëmijet dhe bashkëshorten time jam në rrugë të madhe. Asnjëri nga pjestarët e familjes nuk punon, pasi ska punë. Nuk dim kujt ti drejtohemi, askush nuk na jep ndihmë. Me vështirsi mbulojmë nevojat me elementare për ushqim.Tokë buke kemi pak. I bëj thirrje të gjithëve  që te me ndihmojnë, të pakten të kem një shtëpi edhe une ku edhe familja ime të fus kokën.”

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjatë viztes në shtëpin e Shkelzenit  dhe Fatmirit tha:  “Shpreh gadishmërin e Myftinisë Pukë për tju ndihmuar pasi ndodheni në një gjendje të vështirë. Kjo për ne bëhet edhe më obligim pasi dy nga djemt tuaj të vegjel vinë edhe në xhami kështu që Myftinia Pukë sëbashku me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si dhe shoqata të ndryshme islame do punojmë që ju të ndihmoni në  kërkesat tuaja. Dy ditë më parë falë mbeshtetjes që ju dha Myftinisë Pukë ishim në një familje tjeter, ndërsa sot jemi tek ju falë mbeshtetjes së Fondacionit “Mirësia” e cila u ka sjell keto ushqime.”




Friday, 27 December 2013

Myftiu i Pukes zhvilloi nje bisede me rinin e qytetit Puke

Pas namazit te akshamit Myftiu i Pukes Gezim Kopani organizoi nje bisede ne xhami me rinin e qytetit Puke. Gjate bisedes Myftiu foti rinin qe te jene me te bashkuar ne zhvillimin e aktiviteteve te shendoshta sic jane ato sportive, biseda kulturore dhe mbi te gjitha frekuentimi i xhamis me qellim te jemi te gjithe bashke me afer Zotit te Gjithesise.

Date, 27 dhjetor 2013


Myftinia Puke i vjen ne ndihme nje familje ne qytetin e Pukes

Vendbanimi i familjes A.L


Pas namazit te Xhumase sot 27.12.2013 Myftinia e rrethit Puke i ka ardhur edhe nje here ne ndihme familjes se A. Laçi. Kjo familje vuan mungesen e nje shtepie, por ajo ka nevoj emergjente per ushqime. Ardiani eshte i martuar dhe ka nje femije 14 muajsh.

Sot pasi Rudina (bashkeshortia e Ardianit) ka fal namazin e Xhumas vuri ne dijeni gjendjen e familjes dhe ne kete kuader Myftinia Puke me bashkepunim te shoqates Istanbul u erdh ne ndihme duke derguar pako me ushqime. Ushqimet i ka derguar ne familjen Laçi vete Myftiu i Pukes . Gjate vizites se Myftiut ne familjen Laçi ka shprehur angazhimin e tij per te ndihmuar kete familje edhe ne vazhdim.

Wednesday, 25 December 2013

Myftiu i Pukës zhvillon vizitë zyrtare në Famullin e Pukës



Paraditen e sotme datë 25.12.2013 Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani i shoqëruar nga antarë të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë kan zhvilluar vizitë zyrtare në Famullin e Pukës me rastin e Krishtëlindjes.

Myftiu u prit nga Famullitari Giovani Fiocchi dhe kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Pukë Dod Boci. Në fjalen e tij Dod Baci ndër të tjera tha: “…Festa merr ngjyrë të veçantë kur ajo urohet nga miqt. Harmonia fetare është ajo që sjell për njerëzimin gëzim dhe dashuri mes njerëzve.”

Në mesazhin e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani ndër të tjera tha: “Është besimi në krijuesin e gjithësisë që sjell gëzim dhe lumturi në zemrat e njerëzve. Besimi i sinqertë në Zot bën që njerëzit të respektojnë njëri-tjeterin

Friday, 6 December 2013

Bekim Sokoli emrohet imam i xhamise se qytetit Puke

Bekim Sokoli


Gjate dites se sotme dt.06.12.2013 pas namazit te Xhumase ne xhamin e qytetit te Pukes eshte bere prezantimi i Bekim Sokolit si imam. 
Prezantimi i imamit te ri u be nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili uroj imamin per detyren e re dhe fisnike ne drejtimin e Xhamise se re te qytetit Puke. Myftiu nder te tjetra tha:

“Tashme xhamia e qytetit te Pukes eshte ne rrugen e duhur  duke ju ofruar besimtareve nje sherbim edhe me te mir si dhe me te kompletuar. Myftinia jone has veshtirsi pasi ka ende xhami qe skan personal si Imam dhe Myezin, por me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise inshalla dal ngadal do plotesohet edhe ky boshllek.”

Ne fjalen e tij imami i ri i xhamise Puke Bekim Sokoli nder te tjera tha: “Fillimisht falenderoj Allahun e Madheruar qe me dha kete mundesi qe te sherbej ne nje detyre kaq te larte. Do mundohem ti sherbej sa me mire xhematit dhe komunitetit.”

Bekim Sokoli ka lindur me: 19 shtator 1993 . Ne moshen 11 vjeçare ka ndjekur per rreth tre vite kursin fetare islam prane qendres “SHBKI” Puke. Ne vitin 2009 fillon Medresene H.Sh.Shamia Shkoder te cilen e mbaron ne vitin 2012 me rezultate shume te mira. Ne vitin 2012 e ne vazhdim ndjek studimet e larta ne Fakultetin Politeknik Tirane , ne sistemin (part time).