Saturday, 24 March 2018

Myftinia Puke organizoi ne Puke simpozium me grate e qytetit ne kuader te neteve te mira

Me organizimin e Myftinise Puke sot 24 mars 2018, dhe me mbeshtetjen e Shoqates Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul u zhvillua me grate e qytetit te Pukes simpoziumi me teme: “Vlerat e Neteve te Mira”

Aktiviteti u hap ajete Kur’anore per te vijuar me nje dokumentare mbi rendesin e lutjes (duase). Nen moderimin e Esma Llukes aktiviteti vijoi me fjalen pershendetese te kryetare se Forumit te Gruas Mysliman prane Myftinise Puke Erjola Kopani e cila pasi falenderoi te pranishmit ne aktivitet duke pasur parasysh edhe motin, nder te tjera tha: “…Muajit e shenjte si dhe netet e mira jane pergatitje per ne per pritjen e muajit Ramazan . Prandaj pritja me e mire e muajit Ramazan behet duke shtuar ibadetet, shkuarjen ne xhami .”

Fjale shume kuptimplota dhe me vlera ishin ato te aktivistes se Forumit te Gruas Myslimane prane Myftinis Puke Haxhire Mustafa e cila solli ekspirjencen e saj te momentit te pare kur ajo ka shkuar ne xhami, ajo nder te tjera tha: “…ne fillim isha shume e ndrojtur, kisha nje terheqje per te shkuar ne xhami edhe pse deshira ishte e madhe. Nje dite vendosa te shkoje ne xhamin e Pukes. Mendoja se une nuk di te lutem si shoqet e tjera, dhe me kujtohet ai moment qe per mua ka qene momenti me lumtur i jetes time. Ashtu duke u falur kam qar aq shume saqe nuk di si ta shpjegoj. Prandaj ju ftoj qe te vini ne xhami pasi aty do gjeni ngrohtesin e krijuesit te gjithesise.”

Aktiviteti vijoi me referatin e Shyqyrie Laci, kujdestare prane Konviktit te vjazave ne Medresen H.Sh.Shamia Shkoder. Ajo nder te tjera ajo foli mbi rendesin e te shkuarjes ne xhami dhe sevapet qe merren kur njeriu i drejtohet Zotit me namaz e lutje.

Ne fund aktiviteti u mbyll me fjalen pershendetese te Myftiut Gezim Kopani i cili nder te tjera tha; “Allahu xh..sh i do krijesat e tij. Allahu xh.sh e ka vendos ne xhennet nje person vetem se kishte mendim te mire per Allahun xh.sh imaxhinoni sikur te kryejme faljet e namazeve, agjerimet , sadakat se sa shume sevape do merrnim. Prandaj ju ftoj qe te mesoni sa me shume per fene islame, ti mesoni vete duat  e lutjet si dhe te beni disa ndryshime per mire kete vit duke bere dicka me mir se vitin qe lam pas nga aspekti i adhurimit ndaj Allahut xh.sh.”

Ne fund te aktivitetit per te pranishmit u shpernda libri: Feja ime e Bukur, Drita e Zemres, revista Drita Islame dhe revisten Etika.

Puke; 24.03.2018


   






Friday, 26 January 2018

Perkujtohet 20 vjetori i xhamise se re te qytetit te Pukes



Sot 
26 janar 2018, pas namazit te xhumas u perkujtua 20 Vjetori i Xhamise se Re te qytetit te Pukes.

Xhemati i xhamise pasi u njoh mbi rrugen e cila qoj ne ndertimin e xhamise mori fjalen Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha:

Sot eshte nje date e shenuar pasi si sot 20 vite me pare u be inagurimi i xhamise se re te qytetit te Pukes. Xhamit jane shtepit e Allahut xh.sh dhe si te tille ato percjellin perulesin ndaj Krijuesit te Gjithesise. Aty ku ka xhami ka vlera shoqerore e fetare, pasi xhamia eshte institucioni i vlerave kulturore dhe humanitare. Gjate ketyre 20 viteve ne xhamin e Pukes jane kryer disa investime si dhe shtimin e sherbimeve fetare si: rikonstruksion i pjesshem i çatise , rikonstruksion i abdes-hanes, eshte ndertuar nga fillimi muri rrethues i xhamise fal mbeshtetjes se shoqates V.H.K Istanbul, eshte hapur nje pus uji ne oborrin e saj, pervec aktiviteteve fetare eshte futur edhe sherbimi i celebrimeve (nikah) islame etj. Ne fund lutjet tona shkojne per vellezerit tane mysliman nga arabia qe mundesuan ndertimin e xhamise se re te qytetit te Pukes, te Myftiut te Pukes Elez Hoxha, Anetareve te Keshillit te Myftinise Puke…” tha nder te tjera Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Puke me; 26 janar 2018






Saturday, 13 January 2018

Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke



U zhvillua me date 13 janar 2018 mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke me kete rend dite;

Analiza e Vjetore e Punes se Myftinise Puke per vitin 2017

Plani Vjetor i Punes per vitin 2018

Te ndryshme.

Mbasi u miratua rendi i dites , mbledhjen e drejtoi Myftiu Gezim Kopani i cili lexoi Analizen e Punes Per Vitin 2017, ndersa me pas Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi lexoi Planin e Punes Per vitin 2018. Me pas anetaret e Keshillit diskutuan disa çeshtje te cilat kishin te benin me veprimtarin e Myftinise Puke.

Ne kete mbledhje Keshilli i Myftinise Puke nder te tjera miratoi:

Analizen e Punes Per Vitin 2017, Planin e Punes Per Vitin 2018, Sipas mundesise Myftinia Puke te zgjedh disa aktivist te Myftinise Puke ne; Puke, Fushe Arrez, Kabash, Flet, Blerim dhe Trun. Po ashtu Keshilli i Myftinise Puke miratoi propozimin e gjetjes se ndonje mundesie per te mbeshtetur Mejtepet aktual te Pukes si dhe hapjen e Mejtepeve Verore ne rrethin e Pukes.

Puke me; 13 janar 2018