Tuesday, 21 May 2013

Vlerat historike te xhamise se Koder Hanit , Puke

Xhamia e Koder Hanit , viti 2005

Xhamia e Koder Hanit , Puke eshte vend banimi me i vjeter i qytetit Puke. Perveç lagjeve te vjetra, aty kan qene edhe shtepit e vjetra e pukjaneve. Perveç xhamis, myftinise, mejtepit dhe imaratit , ka pasur deri ne njezet shtepi te banuara. Xhamia e Koder Hanit eshte ndertuar para rreth 380 vitesh. Ne fillim , rreth vitit 1523 aty u ndertua nje mesxhid , ku udhetaret mysliman ndalonin per te pushuar por edhe per te kryer faljen e namazeve. Nje rast pakujdesia e udhetareve, mesxhidi prej derrasash mori zjarr, dhe u rindertua perseri. Kjo gje mesohet te kete ndodhur dy here, derisa rreth vitit 1600 mesxhdi u kthye ne xhami te mirfillte. Xhamia u ndertua ne token e dhuruar prej 15 dylym nga vendasit te cilet ishin bere tashme mysliman, madje ato dhane kontributin e tyre per ndertimin e xhamise se Koder Hanit. Per shkak te udhetareve te shumte dhe jo vetem, Puka u shpall Nahi, dhe per nje kohe ishte ne vartesi te Pejes, dhe me vone me Shkodren. Rreth xhamis u ndertua mure (llogore) ne formen e nje kalaje, dhe u arrit te vendosen deri ne dhjet topa. Te moçmit kan ruajtur kujtimet e tyre se si topat binin ne sinkrone me topat e kalasa se Shkodres per te njoftuar myslimanet per hyrjen e iftarit gjate muajit ramazan. Kjo tradit e çeljes se iftarit me topa vijoj per shume vite. Ne fillimet e saj xhamia e Koder Hanit sherbente jo vetem per pukjanet por edhe per fshatrat e tjere per rreth saj, derisa edhe ne keto fshatra u ndertuan xhamit e tyre. 
Xhamia e Koder Hanit, perveç rolit te saj per adhurim ndaj Allahut, ajo luajti rol te rendesishem ne arsimin me dije, ku kuntribut te madh dhane hoxhallaret e xhamise nepermjet mejtepit te xhamise.
Po ashtu kjo xhami ishte vend takimi jo vetem i funksionarve te Perandorise Osmane te cilet kishin godinen dy kateshe afer xhamise , por edhe per faktin se kreret pukjane kuvendin e tyre e benin ne kete xhami. Nder shejkuj xhamia e Koder Hanit , Puke nepermjet hoxhallareve luajti rol te madh ne shuarjen e konflikte te ndryshme mes katundeve apo fiseve dhe mbi te gjitha shuarjen e gjakmarrjes.
Prej vitit 2005 e ne vazhdin, Myftinia e rrethit Puke me ne krye te Myftiut Gezim Kopani eshte duke punuar fort per gjetjen e mundesive per kthimin e tokes se xhamise ne vakuf te Myftinise Puke si dhe rindertimin e saj.

Pergatitur nga

Gezim Kopani 
Myfti i rrethit Puke

Sunday, 12 May 2013

Aktivitete sportive me nxenesit e mejtepit Puke



Myftinia e rrethit Puke ka organizuar gjate dites se sotme 12 maj 2013 disa aktivitete sportive me nxenesit e Mejtepit Puke. Perveç mesimeve fetare dhe kulturore Myftinia Puke synon te luaj nje rol aktiv me rinin pukjane sa i takon aktiviteteve sportive dhe jo vetem.
Aktiviteti i radhes ishte nje ndeshje sportive mes djemve te grup moshave te ndryshme te Mejtepit te xhamise se qytetit Puke. Ky aktivitet u mbeshtet nga Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani