Saturday, 29 March 2014

N/Kryetari i K.M.SH-se z.Gazmend Aga zhvillon vizite pune ne Myftinin e Pukes



Gjate dites se sotme  N/Kryetari i Komunitetit Mysliman Gazmend Aga i shoqeruar nga Drejtori i Kultures dhe Dialogut Nderfetar Genti Kruja zhvilluan nje vizite pune ne Myftinine e rrethit te Pukes. 

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderoj funksionaret e KMSH per viziten e zhvilluar ne Myftinine e Pukes. Myftiu nder te tjera tha: “Ardhja juaj ketu eshte tregues i vemendjes qe i kushton Komuniteti Mysliman rrethit tone. Shpresojme qe me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise sherbimet fetare dhe jo vetem te Myftinise Pukee do te shtohen ne te ardhmen.”

Ndersa N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga nder te tjera tha: “Vizita e jone ne Myftinin e Pukes, konsiston ne nje moment te veçante pasi sot, Myftinia Puke me bashkepunim me Medresene e Tiranes do organizoj edhe nje program festiv kushtuar profetit Muhammed (a.s.). Komuniteti Mysliman i Shqiperise vlerson punen e shkelqyer qe Myftinia Puke eshte duke zhvilluar ne rrethin e Pukes duke perfaqsuar dejnjesisht Komunitetin Mysliman te Shqiperise.” 

Me pas N/Kryetari i K.M.SH-se Gazmend Aga dhe Genti Kruja te shoqeruar nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe antari i Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi zhvilluan nje vizite tek xhamia e vjeter e Koder Hanit ne lagjen Laçaj te Pukes.

Puke 29.03.2014



Myftinia Pukë zhvilloi programin kulturor në përkujtim të Profetit Muhammed a.s.



Myftinia e rrethit të Pukës në një atmosferë festive ka zhvilluar paraditen e sotme (29 mars 2014) në Pallatin e Kultures Pukë programin “Hz.Muhammed a.s. Krenaria e Njerëzimit”

Programi u hap me himnin kombëtar kënduar nga kori i nxënësve të Medresesë së Tiranës. Më pas u lexuan disa vargje nga Kur’ani fisnik. Programi vijoi me ilahitë e përgatitura nga kori i Medresesë së Tiranës.

Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani në fjalen e tij pasi falënderoi pjesëmarrësit nder te tjera tha: “Falenderoj Zotin e Gjithësisë që na dha mundësinë për realizimin e këtij programi. Falenderoj me prezencen e tij N/Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga ,Drejtorin e Kultures pranë KMSH-së  Genti Kruja si dhe gjithë përfaqsuesit e institucioneve të rrethit të Pukës qe ndodhen sot këtu.Sot është një ditë e shenuar për pukjanët, pasi për herë të parë rrethi i Pukës përkujton në mënyra kaq madhështore Profetin Muhammed a.s. i cili solli paqen dhe dashurin mes njërezve. Nuk ka gëzim më të madh për myslimanin se sa ti lutesh Zotit, dhe kushdo që i lutet atij përfiton mëshiren e Tij.”

Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga i cili ndër të tjera tha: “Ndjehim i emocionuar që ndodhem sot në rrethin e Pukës pasi është hera e parë që vi në Pukë. Ky emocion bëhët edhe më i madh, kur merr pjesë në një program kaq madheshtorë që zhvillohet në përkujtim të Profetit Muhammed (a,s). Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falenderon Myftininë e Pukës Gëzim Kopanin për këtë organizim madhështorë duke na bërë edhe neve të ndjehemi krenar. Uroj që programe të tilla të shtohen edhe më shumë pasi ai që i lutet zoti çdo herë është i fituar.

Në këtë veprimtari mori pjesë përfaqsuesi i Kishës Katolike Pukë Dod Boci, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe shumë përsonalitete të tjerë.

Më pas programi vijoj me transmetimin e dokumentarit “Profeti Muhammed a.s.” interpretime, ilahi dhe për tu mbyllur me salavatet kënduar profetit Muhammed a.s.















Sunday, 23 March 2014

Përkujtohet profeti Muhammed a.s. në qytetin e Fushë Arrezit

Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresene H.Sh.Shamia Shkoder organizoi sot ne qytetin e Fushe-arrezit programin artistik “Perjetesisht me Ty!”

Aktiviteti startoi me lexim te vargjeve Kur’anore te kenduar nga nxenesi Enes Masaj. Me pas imami i xhamise se qytetit te Bekim Sokoli hapi programi ku vuri ne dukje qellimin e ketij aktiviteti.

Me pas aktivitetin e pershendeti Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Jemi bashkuar sot ketu per te promovuar vlerat me te larta te islamit dhe profetit Muhammed a.s. Krenaria e Njerezimit. Nuk ka gje me te madhe se sa te promovohen vlerat e islamit, pasi vete fjala islam do te thote paqe dhe lumturi. Sot me shume se kur njerezimi ka nevoje per paqe dhe lumturi. Kete lumturi mund ta arrime vetem duke ndjekur shembullin e hz.Muhammed a.s. Me kete rast dua te falenderoj shoqaten Istanbul dhe grupin artistik te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder ku cdo vit zhvillon aktivitete te tilla ne rrethin e Pukes duke u percuar keshtu tek besimtaret tane vlerat me te larta te islamit.”

Ne emer te Medresese H.Sh.Shkoder pershendeti aktivitetin drejtori i Medreses Kujtim Dervishi i cili nder te tjera tha: “Falenderoj Zotin qe na dha mundesi per te shfaqur kete program ne qytetin e Fushe-arrezit, njekohesisht falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili na ka ftuar vazhdimisht ne Puke per te zhvilluar aktivitete. Medreseja H.Sh.Shamia Shkoder dhe shoqata Istanbul do vazhdoj te kontriboj per besimtaret mysliman jo vetem ne Shkoder por edhe ne rrethin e Pukes duke u bere keshtu pjese e juaja.”

Me pas programi vijoi me ilahi dhe iterpretime poezie te vena ne skene nga nxenesit: Selma Bekteshi, Orhan Dani, Suad Dushi , Erisad Lugjaj dhe Enes Masaj si dhe grupi artistik i Medreses H.Sh.Shamia Shkoder te drejtuar nga mesuesja Elvira Katalina.

Ne fund te programit per te pranishmit u shpernda literature fetare si dhe u shtrua nje koktej.

Fushe-arrez me: 23 mars 2014