Saturday, 29 March 2014

Myftinia Pukë zhvilloi programin kulturor në përkujtim të Profetit Muhammed a.s.



Myftinia e rrethit të Pukës në një atmosferë festive ka zhvilluar paraditen e sotme (29 mars 2014) në Pallatin e Kultures Pukë programin “Hz.Muhammed a.s. Krenaria e Njerëzimit”

Programi u hap me himnin kombëtar kënduar nga kori i nxënësve të Medresesë së Tiranës. Më pas u lexuan disa vargje nga Kur’ani fisnik. Programi vijoi me ilahitë e përgatitura nga kori i Medresesë së Tiranës.

Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani në fjalen e tij pasi falënderoi pjesëmarrësit nder te tjera tha: “Falenderoj Zotin e Gjithësisë që na dha mundësinë për realizimin e këtij programi. Falenderoj me prezencen e tij N/Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga ,Drejtorin e Kultures pranë KMSH-së  Genti Kruja si dhe gjithë përfaqsuesit e institucioneve të rrethit të Pukës qe ndodhen sot këtu.Sot është një ditë e shenuar për pukjanët, pasi për herë të parë rrethi i Pukës përkujton në mënyra kaq madhështore Profetin Muhammed a.s. i cili solli paqen dhe dashurin mes njërezve. Nuk ka gëzim më të madh për myslimanin se sa ti lutesh Zotit, dhe kushdo që i lutet atij përfiton mëshiren e Tij.”

Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga i cili ndër të tjera tha: “Ndjehim i emocionuar që ndodhem sot në rrethin e Pukës pasi është hera e parë që vi në Pukë. Ky emocion bëhët edhe më i madh, kur merr pjesë në një program kaq madheshtorë që zhvillohet në përkujtim të Profetit Muhammed (a,s). Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falenderon Myftininë e Pukës Gëzim Kopanin për këtë organizim madhështorë duke na bërë edhe neve të ndjehemi krenar. Uroj që programe të tilla të shtohen edhe më shumë pasi ai që i lutet zoti çdo herë është i fituar.

Në këtë veprimtari mori pjesë përfaqsuesi i Kishës Katolike Pukë Dod Boci, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe shumë përsonalitete të tjerë.

Më pas programi vijoj me transmetimin e dokumentarit “Profeti Muhammed a.s.” interpretime, ilahi dhe për tu mbyllur me salavatet kënduar profetit Muhammed a.s.















No comments:

Post a Comment