Wednesday, 27 November 2013

Per mesuesin e shkolles se Pare Shqipe te fshatit Micoj, Shaban Rexhe Ahmeti

Milazim Cufaj 

Se pari falenderoj z.Idriz Ahmetaj per botimin e librit “Njeriu i puneve te mira”Ne emrin tim dhe te shume bashkefshatareve te mi, qe e kane njohur Shaban Ahmetin, me lejoni te falenderoj familjaret e tij dhe pjesemarresit ne kete takim.

Me Shaban Ahmetin kam pasur lidhje familjare e per kete arste kam shkruar ato qe ai thoshte per hapjen e shkolles se pare shqipe ne fshatin Micoj.

Fjala e tij ishte e urte, e qete, e mençur dhe e argumentuar.

Rreth 90 vjet me pare imam i Xhamise se Micoj erdhi Shaban R.Ahmeti, i cili mesimet e para i mbaroi me rezultate shume te mira ne Kabash me imamin e mesuesin e pare nga Lipjani i Kosoves Sadik Prishtina.

Ai e nxiti te mesoje, te shkruaj e te lexoje mire gjuhen shqipe dhe nguliti tek Shabani dashurine per Atedheun.

Ne vitin 1924 Shabani ne bashkepunim me Pleqein e fshatit Micoj, i propozoan Inspektoriatit te Arsimit te Prefektures Shkoder per hapjen e shkolles fillore te fshatit Micoj dhe per mesues propozuan Shaban Rexhen, si njohes i mire i gjuhes shqipe dhe si figure e paster dhe e respektuar nga te gjithe.

Ministri Hile Mosi, nje patriot i kohes, vendosi hapjen e shkolles dhe keshtu ne vitin 1925-1926 fillon per here te pare viti mesimor.

Meqenese mundesite financiare ishin te kufizuara, fillimisht Shabani punoi pa pagese dhe per nje kohe te shkurter vijuan me klasen e pare me 22 nxenes dhe 4 prej tyre ishin vajza.

Kjo ngjarje e rendesishme nuk eshte pasqyruar per mungese te dokumenteve, perjashto gojedhenat e nxenesve te Shabanit dhe nje deftese e ruajtur me kujdes nga nxenesi i tij Hysen Bajram Hyseni i cili ka ardhur deri ne ditet tona dhe te cilen e kemi ruajtur, bashkuar me dokumentet qe gjenden ne dosjen e mesus Shabanit ne muzeun e shkolles Micoj, i ngritur ne 75 vjetorin e saj.

Ne historin e Arsimit te rrethit eshte shkruar vetem per vitin shkollor 1935-1936, por asgje per vitin shkollor 1925-1926 dhe kjo shmangie eshte bere per munese duke e quajtur shkollen fetare meqenese mesuesi u jepte nxenesve njohurite kryesore te Kur’anit dhe te shkruarit arab.

Mesues dhe intelektual te fshatit Micoj, per te pasqyruar hapjen e shkolles se pare shqipe dhe zhvillimin e arsimit, u angazhuan ne studime, grumbullime e te dhena gojore, dokumente doreshkrime deri ne ditet tona.

E gjithe kjo pune u kurorezua me sukses me ndertimin e muzeut te shkolles, i veçante ne rrethin e Pukes, i cili eshte vlersuar nga vizitoret e shumte.

Ketu u ekspozuan te gjitha dokumentet qe vertetojne hapjen e shkolles se pare shqipe ne fshatin Micoj me mesues Shaban R. Ahmeti.

Dokumente te rendesishme solli studiuesi Muharrem Neziri per fshatin Micoj, per shkollen e pare shqipe te fshatit Micoj dhe per historine e arsimit te Pukes.

Ne shkresen e dates 30.10.1928, firmosur nga Sekretari i Nenprefektures Ouke dergohen betimet e nenpunesve te kesaj Nenprefekture emer per emer duke cilesuar edhe kesh nuk eshte prezent.

Midis tyre jane Sadik Prishtina mesues ne Kabash dhe Shaban Rexha mesues ne Micoj.

Betimet kane tekst te njejte, ne krye shenohet emri i nenpunesit dhe ne fund emer, detyre dhe firma.

Ketu po ju paraesim te shkruar betimin e mesuesit Shaban R.Ahemti ku cilesoheet mesunes ne Micoj:

Betim

“Betohem ne emer te Perendise e nderin time se kam me qene besnik i Nalt Madherise Mbreti I Shqiptareve, Zotu i Pare dhe se kam me i sherbye Atdheut tem, Shqiperise dhe besnikeri e ndergjegje te paster tue veprue simbas statutit simbas ligjeve e rregullave qe jene ne fuqi ne Mbreterin Shqiptare tue e kryem detyren qe me asht ngarkue me zelle e disipline.”

Mesuesi i shkolles Micoj

Shaban Rexha, firma

Dosje nr. 14. Viti: 1928.

Dokument tjeter eshte lista e personelit te shkollave te Nenprefektures per vitin shkollore 1930-1931. Ne listen e shkollave, krahes shkollave Puke, Kabash, Malzi, Iballe e Qerret, eshte edhe shkolla e fshatit Micoj me mesues Shaban R. Ahmeti.

Gjithashtu, nje raport per gjendjen e ndertesave, mermetimin, detyrat e ngarkuara per fshatin e mesuesin e shkolles vertetojne se kjo shkolle ka funksionuar rregullisht.

Autori i librit Idriz Ahmetaj, me te drejte e ka titulluar “Njeriu i puneve te mira”, por banoret e fshatit Micoj, nxenesit e bashkekohesit e tij e kane vlersuar si “Njeriu i fjaleve te mira” e prej ketu vijon edhe suksesi i punes se tij.

Ne çdo shtepi Shabani i kishte dyert e hapura per kohen qe sherbeu e jetoi ne Micoj, por edhe vitet kur u largua nga administrata shteterore e kane pritur e percjelle me dashuri.

Baze e punes se tij kane qene aftesite, menyra e komunikimit me njerizit, respketi qe ai gezonte, lidhjet shoqerore e miqesore qe mundesuan realizimin e detyrave per arsimin e nxenesve, kapercimin e veshtiresive ne punen e tij, per librat e bazen materiale per zhvillimin e mesimit, per sigurimin e numrit te nxenesve e veçanerisht te vajzave ne kushtet e renda ekonomiko-shoqerore dhe fanatizmit qe ekzistonte ne çdo skaj te vendit tone.

Ne shkollen qe drejtonte Shaban R.Ahmeti erdhen per te mesuar nxenes nga fshati Fush-arrez, Hadroj dhe nga Puka. Ne deftesen e leshuar nga Shaban Rexha lexojme lendet qe zhvilloheshin, si te besimit fetar, shkrim, kendim, ushtrime, gramatikore, aritmetike, histori, dituri natyre etj.

Shabani isht kembengules qe nxenesit te pervetesonin programin mesimor dhe te arrinin rezultate te larta ne mesime, te shkruanin bukur dhe te integroheshin ne jete.

Shume nxenes si Hysen Bajram Hyseni qe ka punuar ne administraten e Zogut, edhe pas çlirimit, ne Komitetin Ekzekutiv te rrethit.

Arif Islam Cufaj deri sa ka dale ne pension ka punuar ne administraten shteterore. Sadik Morinaj (Zeze Puke), pasi mbaroi shkollen ne Micoj, ka vazhduar gjimnazin ne Shkoder, ka punuar ne Mallakaster, Petrele te Tiranes, Tropoje e Iballe me detyra te rendesishme ne administraten e asaj kohe.

Po eshtu Rame Isuf (Qarri) nga Puke, Rrust Rexhep Selimaj nga Fush-arrezi etj. Karakteristike e tyre ka qene shkrimi i bukur si mesuesi i tyre.

Puna e mesuesit Shaban R.Ahmeti eshte vleresuar nga mesues e intelektuale te fshatit, nxenes e bashkekohes te vendlindjes qe sot gjenden ne dokumentet e muzeut te shkolles Micoj.

Per mesuesin e pare jane thurur edhe vargje, qe jane interpetuar shume mire nga nxenesit e shkolles se fshatit Micoj.

Nga ana jone eshte propozuar qe te vleresohet e dekorohet nga institucionet perkatese per punen e vyer qe ka kryer ne fshatin tone.

Micoji, vertet eshte nje fshat i vogel, por u perkujdes dhe mesoi te perqfojne diturine qe heret, djem e vajza duke e radhitur kete fshat ne qendrat e perparauara qe njihen per hapjen e shkollave shqipe.

Imazhi i kesaj shkolle eshte rritur deri ne ditet tona, duke i dhene rrethit dhe vendit tone intelektuale e specialiste te zote qe japin kontribute te rendesishme ne zhvillimin e vendit.

Duke perfunduar me lejoni te them se ne i jemi mirenjohes Shaban Rexhe Ahmetit per kontributin e çmuar qe ka dhene per shkollen e fshatit Micoj.

Faleminderit

Pergatiti: Milazim Cufaj

27 nentor 2013

Shaban Rexha, mesuesi shembullor i Mejtepeve te Pukes

      

      Bismilahir Rahmanir Rahim


      Ne emerin e Allahut, Meshiruesit Meshireberesit

Fort te nderuar antare te familjes se imam Shaban Rexhe Ahmetit!
Fort i nderuar autor i librit “Shaban Rexhe, Njeriu i puneve te miraIdriz Ahmeti!
Te nderuar te pranishem!

Eshte nder dhe kenaqesi per mu ate ndodhem sot ne kete aktivitet kaq te rendesishem jo vetem per familjen e imam Shaban Hoxhes, por edhe per Myftinine e rrethit te Pukes.

Fshati Lajthize, eshte nje fshat me tradita islame. Kjo e ndikuar edhe per shkak te afersise qe ky fshat ka me qytetin e Pukes dhe ne veçanti me xhamin e Koderhanit Puke. Ne kete fshat kaq te vogel lindi imami i njohur Shaban Hoxha. Qe i vogel kishte vene ne dukje aftesite e tij te nje teologu mysliman dhe jo vetem. Kjo deshire u be edhe me e madhe kur ne moshen 8 vjeçare sebashku me babain e tij merrnin pjese ne faljen e Teravive, Bajrameve ne xhamin e Koderhanit Puke. Aty mesoi mbi Mejtepin e Pukes dhe mesimet qe jepeshin ne kete mejtep. Nuk kalon shume kohe dhe imam Shaban Hoxha regjistrohet ne Mejtepin e Kabashit per te perfunduar me sukses kete shkolle islame.

Shaban Rexha me aftesit e tij u be i njohur jo vetem ne fshatin Kabash, por ne gjithe rrethin e Pukes. Fillimisht ai filloj te bente detyren e myezinit ne xhamine e fshatit Kabash, dhe per te vazhduar si imam i namazeve te xhumave ne kete xhami. Gjate kohes qe ishte nxenes i Mejtepit u gjet prane Imam Sadik Prishtina. Ishte pikerisht imam Sadik Prishtina qe e formoj si teolog islam imam Shaban Rexhen si dhe imam Sahit Hoxha.

Gjate kohes qe ishte nxenes imam Shaban Rexha sebashku edhe me Sahit Hoxhen kan marr pjese ne disa aktivitete islame siç ishin: Nentet e medha, Mevlude, Teravih dhe Bajrame.

Gjate kohes kur Shaban Rexha ishte vetem 15 vjeç arrinte te kryente me sukses detyren e myezinit, e me vone detyren e imamit. Ai ishte i perfshire edhe ne korin e ilahive te Mejtepit te Kabashit dhe te Pukes. Kori i ilahive ishte i njohur sidomos ne rastet e Mevludeve dhe gjate muajit Ramazan dhe festave te Bajramit, ku hoxhe Sadik Prishtina i shoqeruar nga Shaban Rexha dhe Sait Hoxha dhe nxenes te tjere, shkonin neper shtepiat myslimane dhe kendonin mevlude, Kur’an, salavate dhe ilahi. Shaban Hoxha njihet edhe si personi qe ndihmonte pukjanet te arsimoheshin me arsimin islam dhe gjuhe shqipe. Nuk kan qene te pakta rastet ku pukjanet shkonin tek Shaban Hoxha per te perpliuar shkresa dhe telegrame. Per imam Shaban Hoxhen thonin:
Mendia e tij me ndriçim,
dora e tij me bukurshkrim

Shabani dhe Sait Hoxha ishin sinkron e njerit-tjetrin ne momentet qe kendonin Kur’an dhe ilahi aq sa i benin edhe burrat e tjere te kendonin salavate dhe ilahi. Kishte raste qe keto salavate dhe ilahi kendoheshin te shoqeruara edhe me çifteli dhe fyll.

Sot ne 112 vjetorin e lindjes se imam Shaban Rexhes perkujtojme punen e tij. Shaban Rexha dha kontribut ne forcimin e Mejtepeve si: Mejtepi Micoj, Puke, Qerret, Iballe duke marr dhene mesime islame por edhe shkrim e kendim i gjuhes shqipe. Shaban Rexha njihet si hoxha qe dha kontribut te larte ne formimin e shkollave shqipe si ne Kabash, Micoj, Puke dhe Qerret.
Shembulli i ketij hoxhe eshte shembull udherefyes dhe tregues i vlerave qe mbartin teologet mysliman te rrethtite te Pukes dhe jo vetem.

Ne emrin tim personal, por edhe te Myftinise se rrethit Puke shpreh mirnjohjen me te thelle per imam Shaban Rexhe Ahmetin, familjen e tij per vlerat dhe kontributet e dhena per perhapjen e fese islame ne rrethin e Pukes si dhe ne forcimin e Mejtepeve te rrethit te Pukes. Po ashtu vlersim dhe mirenjohje edhe per autorin e librit “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te MiraIdriz Ahmeti i cili me perkushtim solli prane lexuesve pukjane kete liber kaq me vlera per nje figure kaq te ndritur islame per rrethin e Pukes.

Gezim Kopani

Puke me 27 nentor 2013

marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2013/11/shaban-rexha-mesuesi-shembullor-i.html


U promovua libri “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira”


 
Me rastin e 112 vjetorit të lindjes së  imam Shaban Rexhë Ahemti u zhvillua promovimi i librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira” me autor Idriz Ahmeti.

Aktiviteti u hap nga autori i librit Idriz Ahmeti dhe për të vazhduar me kumtesen: “Roli i fesë dhe i klerit për përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe në krahinen e Pukës” mbajtur nga Denisa Meçi.

Më pas antari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë njëherazi Sekretar i Këshillit të Bashkisë Pukë Ylli Hadroj mbajti kumtesen me temë: “Shaban Rexhë Ahmeti, 25 vjet imam i xhamive Micoj e Lajthizë.”  Ai ndër të tjera tha: “Tek imam Shaban Rexha shohim imamin dhe mësuesin e përkushtuar i cili përdorte metoda mësimdhënie duke argumentuar përrparësit e tyre.”

Më pas specialisti i historisë Milazim Cufaj mbajti një referat në respekt të mësuesit të parë të fshatit Micoj Imam Shaban Rexha. Cufaj ndër të tjera tha: “Falenderoj Idriz Ahmetaj për botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira”. Me Shaban Hoxhën kam pasur lidhje familjrare e për këtë arsye kam shkruar ato që ai thoshte për hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin Micoj. Fjala e tij ishte e urte, e qetë, e mençur dhe e argumentuar. Ai nxiti të mësohej e të shkruhej mirë gjuha shqipe. Autori Idriz Ahmeti, me të drejtë e ka titulluar “Njeriu i punëve të mira”, por banorët e fshatit Micoj, nxënësit e bashkëkohësit e tij e kanë vlersuar si “Njeriu i fjalëve të mira” e prej këtu vijon edhe suksesi i punës së tij.”
Më pas Adriana Asllanaj (mbes e Shaban Hoxhes) mbajti kumtesen “Homazh për njeriun tonë të dashur Shaban Rexha” Asllanaj tha: “Fëmijeria e Shabanit ka qenë e vështirë e plot peripeci, ashtu si e shume moshatarëve të tij. Ndërsa ishin të varfer për nga pasuria, nga zemra ishin shumë të pasur. Shabani, ndonëse i ri nga mosha, karakterizohej nga mendime të pjekura e përparimtare. Ai dallohej midis shokëve si nxënes i mirë dhe i vullnetshem, pavarësisht nga vështirsit që përballonte. Ai zotëronte mirë gjuhet turqisht dhe arabisht, që ishte një luks i madh për kohen. Meritë të veçantë ka Shabani për hapjen e shkollës shqipe në fshatin Micoj, meritë që nuk iu njoh sa ishte gjallë.”

Aktivitetin e përshendeti edhe Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Ishte puna dhe kultura e imam Shaban Rexhës që të bëhët i njohur, jo vetem në Lajthizë e Kabash, por në gjithë rrethin e Pukës. Ishte vetem 15 vjeç kur kreu detyren si myezin i fshatit Kabash dhe për të vazhduar më vonë, për 25 vjet imam në xhamitë e fshatit Micoj dhe Lajthizë. Më aftsitë prej një teologu islam, ai dha mësime islame nepër Mejtepet e Pukës. Përveç diturisë islame, ai kishte aftësi edhe për mësime tëtjera si, shkrim e këndim shqip, gjeografi etj. Këto dituri bëri që imam Shaban Rexha me mbeshtetjen e Pleqësisë sëfshatit Micoj më 1924 të hap shkollën e parë shqipe në fshatin Micoj.

Më pas Myftiu i Pukës Gezim Kopani i dorzon familjës Çertifikatën e Mirënjohjës (pas vdekjes) për Imam Shaban Rexhë Ahmeti.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia e rrethit Pukë, Çertifikatë Mirënjohje i jepet Shaban Rexhë Ahmeti (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të ketij rrethi.” (Myftinia e rrethit Pukë, Myftiu Gezim Kopani, Pukë më 27 nëntor 2013)

Nëe emër të familjes foli djali më i madh Muhamet Duli si dhe vajza Sabrie Lahi. Ata ndër të tjera thanë: “Së pari falenderojmë autorin Idriz Ahmetin, Myftininë e rrethit Pukë dhe Myftiun Gezim Kopani dhe të gjithë ata që kontribuan  në botimin e këtij libri kushtuar babait tonë. Ky liber është i rëndësishem për familjen tonë dhe për gjithë fshatin Lajthizë. Jemi krenarë për babain tonë i cili na edukoi dhe na mësoi me kulturen më të lartë. Puna e tij e mirë, ka bërë që emri i babait tonë të kujtohet sot pas 112 vitesh.”

Në mbyllje të aktivitetit autori i librit Idriz Ahmeti falendëroi mësuesin Dashamir Sokoli, Myftininë e rrethit të Pukës tëcilet ndihmuan në botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira.”

Për të pranishmit u shpërnda libri “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira” si dhe u shtrua një koktëj nga familjarët e imam Shaban Rexhës.

/Myftinia Puke/

Shaban Rexhe Ahmeti imami i Xhamive Micoj e Lajthize



Ajo dite tetori e vitit 1923 do te mbetej e pashlyer ne kujtesen e imam Shaban Rexhes dhe banoreve te fshatit Micoj. Megjithese kishte disa dite qe kishte ardhur ne fshat me kerkesen e Pleqesise se fshatit percjelle nepermjet Can Halilit, ne prag te muajit Ramazan te atij viti, Shabani zgjodhi ate te xhuma pas faljes te kerkonte prej banoreve te Micoj-it ti dergonin femijet e tyre per te mesuar ne mejtep. Dhe e nesermja do te ishte dita qe do te mbetej gjate ne kujtesen e tyre kur pese femije 1.Hysen Bajrami 2.Arif Islami 3.Hasan Osmani 4.Veli Bejtja 5.Zog Hyseni do te paraqiteshin per te vijuar mesimet fetare. Ditet ne vazhdim ky numer u dyfishua dhe do te vinin nxenes edhe nga Fush-arrezi.

Megjithe kushtet e veshtira, ne mungese te karrigeve, bangave, derrases se zeze e shumçkaje tjeter Shabani bente çmos qe perveç bazave te fese tu mesonte edhe turqisht e arabisht. Nxenesit rrinin ulur e jasteke te ulur kemekryq ne forme gjysmerrethi dhe degjonin me vemendje imamin. Eshte e qarte se ne mungese te literatures dhe mjeteve te duhura pervetesimi i njohurieve ishte ngadalte dhe me te meta, por Shabani mendonte se ishte shume me mire qe keto femije te merrnin dije ne kete forme sesa ta mbushnin kohen me punet e rendomta te fshatit.

Ne kete menyre vazhdoi per rreth dy vjet duke kryer sherbesat fetare gjate diteve, festave (Fiter Bajramit e Kurban Bajramit), muajit te Ramazanit dhe duke dhene mesim ne mejtepin e Micojit, por gjithmone e brente meraku se keto mesime ishin te nevojshme por aspakt te mjaftueshme nese nxenesit nuk pajiseshin me dije shkencore ne matematike, dituri, gjeografi, histori e mbi te gjitha mesimi i gjuhe amtare.

Diku nga fillimi i shkurtit ai u dergoi lajm te gjithe familjareve qe kishin femije deri ne moshen dhjete vjeçare te takoheshin tek xhamia per te biseduar nje çeshtje me rendesi. Te nesermen ai u shpjegoi banoreve se qyshkur e kishte menduar qe mejtepin ta kthente ne shkolle ku nxenesit te merrnin edhe dije te tjera perveç fetare, te cilat te pamjaftueshme per ti pergatitur ato per jeten dhe kerkoi mirekuptimin e tyre per kete problem.

Ai vete ishte nxenes i imam Sadik Prishtines dhe kishte mesuar ne mejtepin e Kabashit ku nder nxenesit e pare paten qene edhe Sahit Islami nga Lajthiza dhe Gjok Matia e Syle Isufi nga Dedajt. Ne vitin 1918 mejtepi i Kabashit, pasi funksionoi si i tille per dy vjet u kthye ne shkolle ku perveç femijeve qe qene ne fillim erdhen femije nga Qeleza, Blinishti, Bicaj, Rrape e Puke. Numri i tyre arriti ne 50.

Ylli Hadroj


Duke e patur kete pervoje Shabani qysh ne hapje te mejtepit e kishte menduar kthimin me vone ne shkolle. Diten tjeter ai u tha nxenesve qe tani e tutje mejtepin do ta quanin shkolle dhe qysh diten e pare i vuri te mesonin himnin kombetar. Vazhdoi dy here ne jave te jepte mesime feje kurse pjesen tjeter jepte  mesime te gjuhes shqipe, matematikes, histori, gjeografi etj. Tashme shkollen e frekuentonin femije nga Lumardhi e Fush-arrezi.

Duke mos patur as programe mesimore e as tekste hasi ne veshtiresi te medha, prandaj ju drejtua me nje lutje Inspektorise se Arsimit te Qarkut Shkoder, ku i sqaronte se kishte çelur shkollen kater rendeshe (kater klaseshe) te cilen e vijonin 20 nxenes dhe kerkonte qe te njihej si shkolle shteterore per tu paisur me programe e tekste mesimore si dhe emerimin si mesues i kesaj shkolle.

Kerkesa ju percoll Ministrise se Arsimit qe asokohe drejtohej nga poeti dhe atdhetari i shquar Hile Mosi. Shaban Rexha u emerua mesues i shkolles Micoj ne vitin 1925. Nje dite shtatori te vitit 1926 nga ministria e Arsimit Kombetar do te paraqitej ne shkollen e Mico-it inspektori Adem Kukeli.

Pasi ndoqi oret e mesimit ai do ti bente Shabanit tre verejtje, dy prej tyre kishin te benin me ambientin e pamjaftueshem per mesim si dhe me veshjen mjaft te varfer te femijeve, por une nuk dua te ndalem tek ato.

Verejtja e trete ishte: Ju shkuat tek çdo nxenes per tia zgjidhur detyrat, kur ketu duhet ta benit me te gjithe klasen njeheresh. Duke vepruar keshtu ndokush mund te mbetet jashte vemendjes dhe kontrollit. Ndersa Shabani me ate qetesine qe e ka karekterizuar gjithe jeten ju pergjigj: Ju kembengulni qe une te mos shkoj e te punoj veçe veç me secilin nxenes, por te punoj ne grup me ta. Mendoj se puna individuale, ndonese e lodhshme dhe e ngadalshme ka rezultate me te mira ne qendrueshmeri te dijes. Femija duke u gjendur perpara veshtiresive ne te kuptuar mobilizohet me shume per ta kapercyer, aq me teper duke patur prane mesuesin fiton besim e siguri. Shmanget ne kete mnyre edhe dembelizmi duke i marre zgjidhjet te gatshme.

Ne kete pergjigje ne shohim tek Shabani mesuesin e perkushtuar i cili perdor metoda mesimdhenie duke argumentuar perrparesite e tyre dhe une pikerisht u ndala per ta theksuar kete rast.

E keshtu ditet kalonin, nderroheshin stinet dhe motet dhe ne vitin 1929 do te mbyllej cikli kater vjeçar shkollor ne shkollen e Micojit. Me kete rast Shabani do te organizonte nje ceremoni modeste te shperndarjes se deftesave. Ai permendi disa nxenes qe u dalluan si Rruste Rexhepi, Arif Islami, Brahim Sadria, Halil Cana, Hysen Osmani etj. Duke permendur keto nxenes te dalluar mendja e kthente ne nje ceremoni te ngjashme te zhvilluar ne shkollen e Kabashit ku Sadik Prishtina do te permendte emrin e tij si nxenes qe ne deftese kishte vetem nota njesha (nota me e larete ne ate kohe).

Ne vitin 1930 per arsye familjare ai u drejtohet autoriteteve arsimore me lutje per ta liruar nga detyra. Pastaj Shabani do te punonte ne pune shteterore si sekretar i batalionit ne Tirane, si agjent financiar ne Puke, si sekretar i Nenprefektures si ofiqar i gjendjes civile ne Puke.

Ne vitin 1957 per arsye shendetesore largohet perfundimisht nga puna. Ne veren e vitit 1958 me kontribute vullnetare te fshatrave Lajthize dhe Dedaj perfundoi se ndertuari xhamia e re me siperfaqe gati dy here me te madhe se e vjetra. Projektuesi dhe zbatuesi i projektit ishte Sulejman Mehmet Tafili. 

Nga viti 1948 deri ne vitin 1967 kohe kur institucionet fetare u mbyllen me ligj sherbeu si imam i xhamise se fshatit Lajthize.

Ne si komb raportet me dokumentin e shkuar e kemi shume defiçitar, ndryshe prej fqinjeve tane e sidimos atyre jugor, qe ndonese bashkohes me ne, kane nje histori te shkrimit disa mijra vjeçare. Ndonese gjuha jone, doket, zakonet, veshjet, ritet vertetojne vjetersine tone shkrimi nuk na ndihmon ne kete pike.

Ndaj une kam nje falenderim te veçante sot per autorin e kesaj monografie te letrarizuar dhe per kedo tjeter qe perpiqet ta dokumentoje historine tone per brezat e ardhshem. Besoj dhe shpresoj se te tjere punemire nder ne do te kujtohen e vleresohen me shkrime nga ato punemire qe do vijne pas nesh.

Ju faleminderit

Nga
Ylli Hadroj
(Sekretar i Keshillit te Bashkise Puke njeherazi edhe Antar i Keshillit te Myftinise Puke)

Puke 27 nentor 2013

Tuesday, 12 November 2013

Dita e Ashuras


Kur përmendim ditën e Ashuras, kemi parasysh ditën e dhjetë të muajit hënor Muharrem. Allahu i Madhëruar, nëpërmjet veprave të mira që ua ka përligjur shërbëtorëve të Tij, gjatë gjithë vitit, veç objektivit të shpërblimit hyjnor, ka si qëllim edhe forcimin e lidhjeve të myslimanëve jo vetëm me Profetin e Tij të fundit, Muhamedin (a.s.), por edhe me të gjithë profetët, për të treguar se identiteti i tyre është vijues dhe historik. Kjo shprehet qartë edhe tek agjërimi i ditës së Ashuras, ditë në të cilën Allahu i Madhëruar shpëtoi Profetin Musa (a.s.) nga armiku më i përbetuar historik ndaj së vërtetës, Faraoni.
Profeti ynë i dashur, Muhamedi e ka agjëruar këtë ditë dhe i ka porositur dhe shokët e tij që të agjërojnë. Kështu që, për myslimanët është e pëlqyer që ta shoqërojnë këtë ditë me agjërim, në shenjë mirënjohje ndaj Zotit, në përkujtim të sakrificave të Musait (a.s.) dhe në shenjë respekti e bindjeje ndaj profetit të tyre, Muhamed Mustafasë (a.s.), i cili për agjërimin e kësaj dite, është shprehur:
“Me agjërimin e ditës së Ashuras, shpresoj që Allahu të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar.”

www.dritaislame.al

Hixhreti, fillimi i një epoke të artë!


Në Mekën e atyre kohëve, paria kurejshe, që kishte mbushur zemrën me dëshirat për pasuri, fëmijë, gra dhe pije e që s’mund të gjente vend për dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. I dërguari i Allahut pati dalë jashtë Mekës e pati shkuar në Taif. Por edhe populli i Taifit qe sjellë si vëllezërit e tij të Mekës duke e vënë Profetin (a.s.) nën shiun e gurëve. Për këtë shkak, myslimanët mekas, duke iu përgjigjur ftesës së myslimanëve medinas si dhe me lejen e Profetit (a.s.), nisën të emigronin fshehtas drejt Medines për të gjetur shpëtim, prehje e qetësi, ku lirisht mund të shprehnin ndjenjat e tyre fetare. Myslimanët që emigruan nga Meka për në Medine, u quajtën muhaxhirë (emigrantë), kurse myslimanët medinas, që i pritën këta si vëllezër dhe miq, i respektuan dhe i ndihmuan, u quajtën ensarë (ndihmëtarë). Kur’ani i përmend dhjetëra herë këto dy grupe që zënë një vend të rëndësishëm në faqet e historisë islame.

Profeti Muhamed (a.s.) së bashku me shokun e tij të ngushtë Ebu Bekrin, emigruan të fundit. Medina qe ngritur në festë në pritje të Profetit të mëshirës. Kjo ngjarje e madhe me rëndësi në historinë islame njihet me emrin Hixhret – migrim dhe ky vit hënor quhet viti i ri hixhri. Nisur nga rëndësia dhe roli i tij, myslimanët e kanë përcaktuar hixhretin si fillimin e kalendarit të tyre. Të gjitha ngjarjet historike më pas në fenë Islame u renditën në bazë të kësaj pikënisjeje. Me hixhretin mbyllet periudha afro 13-vjeçare e Mekës, e mbushur me ngjarje të dhimbshme dhe nis periudha e Medinës, që do ta kthente Islamin në një rend politik, shoqëror dhe ekonomik e do t’i jepte Islamit shtetin e parë në historinë e tij.

Rëndësia dhe roli i hixhretit

Hixhreti i Profetit Muhamed (a.s.) dhe i myslimanëve nuk ishte ikje nga frika për jetën e tyre, por një sakrificë e madhe realizuar vetëm për hir të Allahut dhe në shërbim të besimit. Ata lanë pas pjesëtarë të familjes jobesimtarë, shtëpi, kopshte, mall, pasuri e tregti. Pa dyshim, emigrimi i myslimanëve nuk është as i pari dhe as i fundit emigrim në historinë e popujve. Emigrime janë bërë edhe para, edhe pas tij. Por duhet theksuar që, ato emigrime janë bërë për shkaqe materiale, fatkeqësisht natyrore, raste lufte, paniku etj. Ndërsa hixhreti në esencë ishte shpërngulje nga dobësia në fuqi dhe nga pesimizmi në shpresë për një të ardhme më të lumtur e më të ndritshme të Islamit. Për këtë arsye Allahu i madhëruar ia lejoi hixhretin të Dërguarit të Tij.

Emigrimi historik që bënë myslimanët nga Meka në Medinë ka rëndësi në disa aspekte. Pas hixhretit, Islami u përhap më me shpejtësi. Më në fund, myslimanët, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ranë në qetësi dhe jetuan në siguri. Nëpërmjet hixhretit Pejgamberi (a.s.) ngriti shtetin islam, shtetin e drejtësisë dhe mirësisë, shtetin e dijes dhe besimit, shtetin e virtytit dhe moralit, shtetin e së drejtës dhe devotshmërisë. Jo vetëm kaq, por thirrja e re e Profetit (a.s.) mbas hixhretit, solli njeriun e ri, njeriun e nderuar e të lirë.

Hixhreti ose largimi nga mëkatet

Ç’është e vërteta, në kuptimin e vet specifik, hixhreti ka marrë fund, sepse i dërguari i Allahut thotë: “Pas triumfit të Mekës nuk ka më hixhret!” (Buhariu). Por në kuptim të përgjithshëm, hixhreti vazhdon dhe do të vazhdojë gjer në Kiamet. Çdo burrë i kauzës, çdo njeri që ka besuar, i cili lë vendin e vet, nënën, babanë, të dashurit e miqtë dhe shkon vend më vend me synimin për t’u treguar të drejtën dhe të vërtetën zemrave nevojtare, ndodhet në kuadrin e dobishëm të një hixhreti, emigracioni të pambarim dhe pa asnjë diskutim që do ta marrë sevapin dhe të mirën e kësaj pune.

Do të ishte e dobishme që ta hapnim edhe këtë specifikë, që emigranti më i madh është ai që largohet prej mëkateve dhe që i fshin prej zemre të gjitha dashuritë përveç dashurisë për Allahun. Të ikësh nga mëkatet e të trokasësh në portën e Zotit e të mos largohesh nga ajo portë gjersa të vijë prej Tij fermani i faljes, është gjithashtu hixhret, emigrim. Një njeri, i cili, pasi të ketë braktisur mëkatet e kryera më parë, rikthimin te të njëjtat mëkate e quan më të dhimbshëm sesa hyrjen në zjarr, është vazhdimisht në rrugën e hixhretit, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Njeriu që i sheh si një arë e minuar gurët e kufirit të gjërave të ndaluara që u themi “haram” dhe që nuk afrohet gjer atje, që u kushton kujdes dorës, këmbës, syrit, veshit, gojës dhe buzëve të veta, do të thotë se bën hixhret gjatë gjithë jetës. Edhe sikur të rrijë mes njerëzve, edhe sikur të tërhiqet në vetmi, emigrimi i shenjtë do t’i jetë bashkudhëtar besnik në thellësitë e botës së tij ndjesore.

Përkujtimi i hixhretit në fillimin e çdo viti, na bën më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm për rëndësinë e përpjekjes në rrugën e Allahut, në rrugën e thirrjes në Islam, në rrugën e paqes dhe tolerancës, dashurisë dhe respektit të thellë ndaj çdo njeriu. Besimtarët e ndershëm duhet ta jetojnë hixhretin, duke ruajtur me kujdesin më të madh mesazhin e tij, duke bërë hixhret të vazhdueshëm nga e keqja në të mirë, nga e shtrembra tek e vërteta, nga ngushtësia në zemërgjerësi, nga tradhtia në besnikëri, nga dyfytyrësia në sinqeritet dhe çiltërsi shpirtërore.

(Revista Drita Islame, Nëntor 2013)

Monday, 11 November 2013

Delegacioni i KMSH-së përfshi dhe Myftiun e Pukës Gëzim Kopani zhvilloi vizitë pune në Ankara



Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi dhe Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, ishte për një vizitë pune në Turqi në datat 4-10 nëntor 2013, mundësuar nga Diyaneti i Turqisë dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA).

Gjatë qëndrimit njëjavor, delegacioni u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Diyanetit të Turqisë, Mehmet Görmez. Në fjalën e tij dr. Görmez e vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera që karakterizojnë dy popujt tanë. “Ne asnjëherë nuk e kemi ndarë veten nga ju. Kemi një histori të përbashkët dhe prej saj kemi shumë gjëra që mund t’ia transmetojmë brezave të së ardhmes”, u shpreh dr. Görmez, duke premtuar në vijim se shtrirja e dorës së ndihmës ndaj KMSH-së dhe myslimanëve shqiptarë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Takime u zhvilluan gjithashtu me drejtues të Vakfit të Diyanetit, strukturë që vepron nën Diyanetin e Turqisë dhe që ka një kontribut të madh në vende të ndryshme të botës si dhe me drejtues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), me qendër në Ankara, duke pasur si synim, njohjen nga afër me veprimtarinë e tyre shumëplanëshe.

Nën kujdesin z. Shaban Ishlek, përfaqësues i Diyanetit të Turqisë në Shqipëri, anëtarëve të delegacionit iu krijua mundësia të bashkëbisedojnë me myftinj, imamë, akademikë, dekanë, drejtues medresesh, të cilët, përveçse i njohën me historikun e veprimtarinë e institucioneve që drejtojnë, nuk përtuan për asnjë çast t’i përgjigjen pyetjeve të tyre, madje dëgjuan me interes e morën informacion edhe për ritmet e zhvillimit të Islamit dhe aktivitetin e institucioneve islame në vendin tonë.

Për t’u veçuar ishin takimet me myftiun e Konias, z. Şükrü Özbuğday. Në bisedën e zhvilluar me delegacionin ai paraqiti respektin dhe vlerësimin e tij për shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz që e duan dhe e jetojnë besimin e tyre. Gjatë bisedës me miqtë nga Shqipëria, myftiu Özbuğday u shpreh: “Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi”.

Gjatë qëndrimit në Konia, delegacioni vizitoi Qendrën e Specializimit të Kuadrit Fetar, ku u njoh me kontributin e këtij institucioni dhe punën e tij domethënëse në kuadër të përgatitjes dhe kualifikimit të punonjësve të fesë. Bisedat e ngrohta dhe fjalët dashamirëse në adresë të njëri-tjetrit, treguan edhe një herë lidhjen e fortë dhe vëllazërore mes njëri-tjetrit, si vëllezër në besim dhe si njerëz me histori dhe të kaluar të përbashkët.

Kjo vizitë shërbeu në të njëjtën kohë edhe si përvojë njohëse me institucionet fetare dhe objektet e trashëgimisë historike e kulturore, në mesin e tyre vizita në xhaminë Koxhatepe, xhaminë Haxhi Bajram, në Ankara; xhaminë dhe kompleksin e Xhelaludin Rumiut në Konia, të cilat e bënë edhe më tërheqës këtë udhëtim.

Mikpritja e vëllezërve turq la mbresa të pashlyera në kujtesën e anëtarëve të grupit. Kjo pasi atje gjetën mikpritjen, respektin, dashurinë, vullnetin e mirë për të ndihmuar pa u kursyer në fushën e zhvillimit e të ndryshimit në çdo aspekt.

Vlerësimi dhe respekti i Kryetarit të Diyanetit, i kryetarit të Vakfit të Dyanetit, i përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA), i myftiut të Konias, shoqërimi dhe drekat e darkat e shtruara për nder të delegacionit, qenë simbol i asaj mikpritjeje që shumë prej tyre e kishin dëgjuar, por që tani po e preknin dhe vetë.

Nënkryetari Gazmend Aga, në cilësinë e kryetarit të delegacionit, falënderoi në emër të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça të gjithë mikpritësit, për këtë ftesë bujare, e cila, siç u shpreh ai, kristalizon edhe më fort bindjen se miqësia dhe vëllazëria e dy popujve tanë nuk njeh kufij.

Po ashtu ai u shpreh: “E ndjejmë të domosdoshme të falënderojmë dy shoqëruesit tanë, z. Shaban Ishlek dhe z. Emin Yilmaz, punonjës të Diyanetit, për koordinimin e kësaj vizite dhe insistimin e tyre që ne të përfitojmë sa më shumë prej eksperiencës shumëvjeçare të një vendi si Turqia, në fushën e shërbimeve fetare, përvojë e cila kam bindjen do na vlejë në punën tonë në vazhdim”.
www.dritaislame.al






Friday, 1 November 2013

Perfundon faza e dyte e Xhamise se fshatit Qerret



Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar edhe nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ka inspektuar sot date 01 nentor 2013 punimet ne Xhamin e fshatit Qerret.

Inxhinieri i cili zbaton projektin e Xhamise se fshatit Qerret Hysen Bushi informoi Myftiun mbi ecurin e punimeve. Nder te tjera inxhinieri Hysen Bushi tha:  Prej disa muajsh grupi i punes eshte duke punuar per te bere te mundur perfundimin e fazes se dyte te punimeve. Eshte bere shtrimi me beton i dyshemes, eshte ndertuar soleta dhe muri i kubes.Sot do perfundoj edhe kubeja e xhamise.

Me rastin e perfundimit te fazes se dyte te punimeve te Xhamise se fshatit Qerret ishte i pranishem edhe donatori i Xhamise Sait Fishta. Sait Fishta pasi falenderoi Allahun per kete mundesi qe i ka dhene, informoi Myftiun se vitin e ardhshum do perfundoj edhe faza e trete, ku pjesa me kryesore do jete ndertimi i dy minareve e me pas per te vazhduar me fazat e tjera.

01 nentor 2013