Thursday, 25 December 2025

U zhvillua ne xhamin e Koder Hanit Puke mesime kushtuar muajit te bekuar Rexheb dhe nates Regaib


Në kuadër të muanjt Rexheb dhe Natës se Mirë Regaib u zhvillua në xhaminë e Kodër Hanit, Pukë aktiviteti “Frytet e Besimit”.
Me këtë rast , pas faljes së namazit të akshamit Myftiu Gëzim Kopani uroj mirëseardhjen për ligjeratë Erjol Haxhiu (Drejtori i Thirrjes Islame në KMSH), Kliton Malaj (Imam i xhamisë Mahmud Vrapi Tiranë) dhe Shpëtim Seranaj (Drejtor i Mardhënieve me Besimtarët dhe xhematin)
Në përmbyllje të aktivitetit, u shpërndanë dhurata për fëmijët që ndjekin mësimet në Mejtep, si dhe çmime mirënjohjeje për katër nxënësit më të dalluar në mësime, duke i inkurajuar ata në rrugën e dijes dhe edukimit.

Përveç KMSh-së , edhe këtë herë dhuratat për fëmijët e Mejtepeve u mundësuan nga Xhemal Bexheti , Armir Huseini dhe Shpëtim Seranaj. Zoti i pranoftë lutjet dhe veprat e mira të gjithëve!

Pukë , më 25 dhjetor 2025













Falje e namazit te akshamit ne xhamin e Koder Hanit , Puke

 



Fotografi nga falja e namazit te akshamit ne xhamin e Koder Hanit , Puke. Date 25 dhjetor 2025

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi vizit zyrtare ne Famullin e Pukes



Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me sekretarin e Keshillit te Myftinis Ylli Hadroj dhe disa antar te tjere, zhvilloi nje vizite ne Famullin e Pukes per te percjell urimet Famullitarit dhe besimtareve te besimit katolik.

Date, 25 dhjetor 2025

Monday, 22 December 2025

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani mori pjesë në dreken solidare të organizuar nga Presidenti i Republikës z. Bajram Begaj


Myftiu i Pukës Gëzim Kopani mori pjesë në drekën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, organizuar në mbështetje të personave në nevojë. Një nisme kjo që tregon një akt solidariteti dhe kujdesi institucional ndaj atyre që shpesh ndjehen të harruar.

Pukë, 22 dhjetor 2025