Friday, 25 April 2014

U zhvillua sot nje ndeshje miqesore mes djemve te Medreses Shkoder dhe Xhamise Puke


U zhvillua sot ne qytetin e Shkodres ndeshja miqesore mes djemve te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder dhe Xhamise Puke.

Me qellimin e njohjes vellazerore mes rinise myslimane, Myftinia Puke ne bashkepunim me shoqaten V.H.K Istanbul u organizuan dy ndeshje miqesore mes djemve te Medreses Shkoder dhe djemve te Xhamis Puke, si dhe mes personelit te Myftinise Puke si dhe drejtues te Medreses se djemve Shkoder.

Ndeshja mes djemve te Medreses Shkoder dhe djemve te Xhamise Puke ishte e  mbushur me emocione ku ekipi vendas tregoj nje loje te bukur dhe te forte duke arritur te mund djemte e Xhamis Puke me rezultatin e thelle 6-3.

Jo pa emocione ishte edhe ndeshja mes personelit te Medreses Shkoder dhe Myftinise Puke. Pjese e lojes ishte  edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe sekretari i shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti. Kjo ndeshje u nda me barazim.

Nderkohe Myftinia Puke gjate muajit maj do zhvilloj nje ndeshje miqesore mes djemve te Xhamise Puke dhe djemve te kursit Islame te Fushe-arrezit.

Date: 25 prill 2014






Tuesday, 15 April 2014

Myftinia Puke organizon aktivitete sportive per djemt dhe vajzat e qytetit Puke


Myftinia Puke qe nga muaji mars 2014 ka startuar organizimin e aktiviteteve sportive ne gjithe rrethin e Pukes. Ne datat 12, 13 prill 2014 Myftinia Puke organizoj ndeshje futbolli me grup moshat e vogla dhe te mesme. Po gjate ketij muaji do organizohet ndeshja me xhematin e xhamise Puke dhe me ato te Fushe-arrezit.

Nderkohe me date 25 prill 2014 Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresene H.Sh.Shamia Shkoder do organizohet ndeshje futbolli mes ekipin xhamise Puke dhe maturantet e Medreses Shkoder. Nderkohe aktivitete te ndryshme u organizuan edhe per vajzat e qytetit.






Debor ne baredhesin e luleve

Qyteti i Pukes me rrethin u zgjua ndryshe sot. Bardhesia e debores mbizoteroj vendin madje edhe lulet e pemeve. 

Xhamia e qytetit Puke - 15 prill 2014

Fotografi e bere nga Gezim Kopani 

Sunday, 13 April 2014

Zhvillohet biseda fetare me grate ne xhamin e Pukes


Gjate dites se sotme ne xhamin e re te qytetit te Pukes u zhvillua nje bisede fetare me grate e xhamise se re te qytetit te Pukes. Biseda fetare u organizua nga teologia Adelina Shahini.

Keto jane disa takime qe po zhvillohen ne kuader te mesimit te vlerave islame duke zhvilluar biseda islame si dhe duke u dhene pergjigje grave te cilat kane paqartesi ne disa ceshtje islame. Takime te tilla Myftinia Puke do organizoj gjate gjith vitit.

/Myftinia Puke/

13.04.2014