Thursday, 17 October 2013

Vazhdon shpërndarja e mishit të Kurbanit në Pukë

Puke

Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Dijanetit të Turqisë është mundësuar bërja e disa kurbaneve në qytetin e Pukës.

Siç është bërë tashmë traditë Myftinia  Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Dijanetit Turk organizohet therrjen e disa kurbaneve. 

Pjesë e shpërndarjes së kurbanit ka qenë edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe përfaqësuesi i Dijanetit Turk Isa Kose.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka falendëruar Dijanetin e Turqisë i cili  u gjet pranë në këto ditë feste myslimanëve pukjanë. Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do vazhdoj të zhvilloj aktivitete të tilla, tha Myftiu Kopani.

Gjatë vizitës së  tij në Pukë përfaqësuesi i Dijanetit Turk Isa Kose ka falendëruar Myftininë e Pukës mbi organizimin e shpërndarjes së Kurban Bajramit. Kose ka preferuar të jetë pjesë e shpërndarjes së  kurbanit në  disa familje në  nevojë. Nga kjo shpërndarje përfituan mbi 150 familje në nevojë.

Mishi i kurbanit është shpërndarë në qytetin e Pukës dhe në disa fshatra.

Thirrjes së Myftinisë  Pukë  për të ndihmuar familjet në nevojë i është bashkuar : Compassion Help Center, Sait Fishta, E.H. G.K dhe Xhevat Vataksi të cilët kan dhuruar disa dele për kurban.
Nga të gjitha shpërndarjet e kurbanit, që ka bërë Myftinia Pukës ,  kan përfituar rreth 400 familje.

Wednesday, 16 October 2013

Myftinia Pukë, shperndan mish kurbani në fshatrat e Pukës

Fushe Arrez


Myftinia e rrethit Pukë
në bashkëpunim me shoqaten “Istanbul” në diten e parë dhe të dytë të Kurban Bajramit kan organizuar therrjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.

Sapo është kryer falja e namazit të Kurban Bajramit grupi i punës i ngritur nga Myftinia Pukë ka filluar me therrjen e kurbaneve.

Më pas nën kujdesin e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani si dhe të Këshilltareve të Myftinisë Pukë është bërë shpërndarja e mishit të kurbanin në Fush-arrez, Rrape, Dedaj, Lajthizë etj.

Kurbanat u siguruan nga Shoqata “V.H.K.Istanbul” ku perfituan rreth 200 familje të varfra në rrethin e Pukës.

Shoqata “Istanbul” prej vitesh ka mbeshtetur disa aktivitete të Myftinisë  Pukë.

Tuesday, 15 October 2013

Myslimanet Pukjane festojne Kurban Bajramin



Dhjetra besimtare mysliman te rrethit te Pukes kan falur namazin e Kurban Bajramin per te vazhduar me pas festimin e festes.

Dhjetra besimtare mysliman burra dhe gra, ashtu si cdo vit , nisin fetimet qe ne oret e para te mengjesit me faljen e namazit te Sabahut dhe per te vazhduar me faljen e namazit te Kurban Bajramit. Ritet fetare kulmuan ne xhamine  e qytetit te Pukes e cila eshte mbushur me shume se asnje here me pare duke e bere te pamjaftueshme ambjentet per te falur namazin e sabahut.

Ritet fetare u drejtuan nga Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i cili nder te tjera ka thene: “Besimi ne Zotin, eshte rruga e cila ndriqon zemrat  dhe shpirtrat. Aty ku ka besim ka drejtesi paqe dhe dashuri. Aty ku nuk ka besim ka dhune, padrejtesi dhe shtypje. Prandaj njeriu me i mire eshte ai i cili i drejtohet Zotit te Gjithesise.”






Kreret e institucioneve ne rrethin e Pukes urojne myslimanet pukjane

Puke, 15.10.2013

Kreret me te larte te institucioneve ne rrethin e Pukes kan uruar sot myslimanet Pukjane me rastin e festes se Kurban Bajramit. Te paret e uruan drejtuesit e Myftinse Puke ishin drejtues te Kishes Katolike Puke te shoqeruar nga Famullitari Giovani Fiocchi i cili nder te tjera tha: “Eshte per tu vlersuar besimi ne Zot, pasi besimi ne Zot ben qe ne te ecim perpara.”

Nen drejtimin e Nikoll Dedes PS dega Puke ka uruar drejtuesit e Myftinise se rrethit Puke me rastin e Kurban Bajramit. Ne fjalen e tij Nikoll Deda nder te tjera tha: “…Une kam respekt te veçante per ju Myfti Gezim Kopani dhe per komunitetin mysliman Pukjan, pasi jane nje komunitet i mrekullueshem. Ne krenohemi me harmonine fetare qe karakterizon rrethin e Pukes dhe kjo eshte fale punes se komuniteteve fetare.”

Me pas vizitat vijuan nga kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj , N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj, dhe te forcave te tjera poltike te rrethit Puke. 

Ndersa Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani ka falenderuar mysafiret per viziten dhe urimet e tyre.




Monday, 14 October 2013

Mesazhi i Myftiut me rastin e Kurban Bajramit - 2013



Të nderuar besimtarë!

Sot e mbarë bota islame është në pritje të festës së Kurban Bajramit! Zoti e dha këtë festë, që njërëzimi të jetë i gëzuar dhe i lumtur.

Festa e Kurban Bajramit fton të gjithë në rrugen e Zotit. Rrugë e cila i mban larg dhunës, padrejtësisë dhe injorancës.

Besimi në Zot, gëzon zemrat e çdo besimtari.  Aty ku ka besim nuk mund të këtë dhunë shoqërore apo familjare, pasi  islami familjen e çmon si diçka të shejtë e të paprekshme.

Besimi në Zot, bën që njërëzit të jenë të dashur e njëri tjetrin, duke i shtrirë doren e ndihmës.

Sot shoqëria jonë, dita ditës po tronditet nga aktet më shnjërëzore siç është: vrasja, dhuna në familje, mos edukimi shpirtërore etj.

Prandaj festa e Kurban Bajramit i bën thirrje shoqërisë për dashuri, paqe e harmoni, ashtu siç dëshiron Zoti i Gjithësisë.

Me këtë rast, i uroj gjithë myslimanët e Pukës shëndet, gëzim dhe mirëqenje në famijet tuaja.

E gëzofshi festen e Kurban Bajramit!

Gezim KOPANI

Myftiu i rrethit të Pukës


Sunday, 13 October 2013

Keshilli i Myftinise Puke zhvillon mbledhjen e radhes.



Sot me date 13 tetor 2013
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e radhes me kete rend dite:

1.Analiza e punes per gjashte mujorin e pare te vitit 2013
2.Organizimi i festes se kurban Bajramit
3.Te ndryshme

Mbledhja u drejtua nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Keshilli i Myftinise se rrethit Puke pasi diskutoi miratoj analizen e punes per gjashte mujorin e pare te vitit 2013. Mori ne shqyrtim kerkesen e Bekim Sokolit i cili deshiron te behet imam  si dhe planin e punes per organizimin e festes se Kurban Bajramit.

Ne lidhje me kurban Bajramin Myftiu i Pukes Gezim Kopani informoi keshilltaret  se: “Kete kurban Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me KMSH,Diyaneti i Turqise, Shoqaten “Istanbul” etj, do mundesohet shperndarja e afro 400 qese mish kurbani.”

Mbi kete numer, Keshilli i Myftinise Puke vendosi qe mishi i kurban Bajramit te shperndahet ne: Puke, Qerret, Dedaj, Lajthize, Rrape, Fush-arrez, Xathe, Flet, Kryezi, Iballe dhe Kabash. Keshilli i Myftinise se rrethit Puke ngriti edhe grupet e punes mbi shperndarjen e Kurban Bajramit.

Monday, 7 October 2013

Fotografi nga punimet ne Xhamin e fshatit Qerret - 2013

Ne vijim mund te shikoni disa fotografi nga punimet e ndertimit te xhamise se fshatit Qerret , Puke e cila po ndertohet nga Sait Fishta ne bashkepunim me Myftinin e rrethit Puke.





Date , 07 tetor 2013