Monday, 12 September 2016

Myslimanet pukjane falin namazin e kurban Bajramit


Me rastin e Kurban Bajramit qindra besimtare mysliman te rrethit Pukes i jane drejtuar xhamise per te kryer ceremonin e faljes se namazit te Kurban Bajramit.

Qe ne oret e pare lutjet,duat dhe tekbiret zbukuruan xhamit duke krijuar atmosfere te vecante dhe te gezueshme tek zemrat e cdo myslimani. Namazi dhe Hytbja e Kurban Bajramit u drejtua nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nga hytbja ftoj besimtaret qe te tregohen te kujdesshem ne madherimin e Zotit te Gjithesise. Rrethi i Pukes tha Myftiu Kopani ka probleme sociale, nder to eshte konsumimi i alkolit prandaj ju ftoj qe te qendroni larg alkolit dhe veprave te ndaluara.

Me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor Myftiu Gezim Kopani uroj nxenesit per vitin e ri shkollore, dhe ne vecanti nxenesit mysliman te cilet me dijen e tyre te jene te dobishem per familjen dhe shoqerine.

Duaja permbyllse i dhe fund ceremonise se Kremtimit te Kurban Bajramit

12.09.2016