Me rastin e 15 vjetorit te hapjes se xhamis se qytetit Puke , Myftinia Puke pergatiti nje dokumentar kushtuar ketij pervjetori
Sunday, 26 January 2014
Dokumentar me rastin e 15 vjetorit te hapjes se xhamise se qytetit Puke
Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjes së xhamisë së qytetit Pukë
Myftinia e rrethit Pukë gjatë ditës së sotme datë; 26.01.2014 në ambjentet e Biblotekës së qytetit të Pukës zhvilloi seminarin me titull “15 vjetori i hapjes së Xhamisë së Re Pukë”.
Mjeshtri i Madh i Punës, prof.Xhemal Meçi mbajti kumtesen “Si u arrit në hapjen e xhamisë së re Pukë?” Në fjalen e tij, z.Meçi ndër të jera tha: “Xhamin që gëzojmë ne sot është falë punës së ish-Myftiut H.Elez Hoxha i cili mbeshtetur nga: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Këshill i Myftinisë Pukë, dhe të imamit nga Kosova Adem Ademi u mundësua financimi i xhamisënga një shoqatë arabe.”
Më pas antari i Këshillit të Myfinisë Pukë Afrim Laçi mbajti kumtesen me titull: “Xhamia e Re Pukë, 15 vjet shërbim Islam” Z.Laçi , solli fakte mbi jeten fetare të xhamisë së re Pukë. Ndër të tjera ai tha: “Imami i parë i xhamisë së re Pukë qe, ish-Myftiu H.Elez Hoxha, më pas deri në vitin 2004 H.Ibrahim Hoxha. Nga viti 2004-2013 Gezim Kopan. Ndersa sot në vitin 2014 Xhamia e re Pukë drejtohet nga imam Bekim Sokoli. Nga viti 1998-1999 ka shërbyer si myezin Haki Ademi, 1999-2002 H.Qazim Kopani etj.
![]() |
| Xhamia e qytetit Puke |
Në xhaminë e Pukës kan mbajtur ligjjeratë teolog të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku përmendim: “Ish-N/Kryetari i KMSH-së Jusuf Salkurti, ish-Myftiu i Tiranës Selim Stafa, ish-Myftiu i Shkodrës Faik Hoxha etj.”Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Xhamia është shtëpia e Zotit. Nëpërmjet xhamisë përçohet paqja dhe dashuria e Islamit. Sot unë, Këshilli i Myftinisë Pukë dhe gjithë besimtaret e Pukës bëjmë dua dhe falenderime për të gjith ato që mundësuan ndërtimin e Xhamisë së Re Pukë. Në fakt ky seminar ka qënë planifikuar të zhvillohet në vitin 2013, por për arsyë objektive nuk e realizuam. Myftinia Pukë në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është duke punuar për ndërtimin e xhamiave të tjera të rrethit tone, dhe më konkretisht atë të Kodërhanit dhe të Fush-arrezit.”
Përfaqsuesi i fesë Katolike, Famullitari i Pukës Giovani Fiocchi ndër të tjera tha: “Jam sot këtu për të dëshmuar mardhenijet tona. Kjo është ditë e veçantë, pasi është 15 vjetori i një ndërtese të rëndësishme, jo vetem për simbolin që ka, por na kujton edhe komunitetin mysliman. Gëzohem që ndodhem këtu sot dhe ju uroj mbarësi.”
Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, njëherazi Drejtor për Rininë dhe Mardhenjeve me Publikun Erjol Haxhia pasi përshëndeti aktivitetin ndër të tjera tha: “Më bëhet qefi që Myftinia Pukë përkujton 15 vjetorin e hapjës së xhamisë së re Pukë. Xhamia Pukë, përveç shërbimeve fetare ka bërë edhe shërbime sociale siç ishte rasti i strehimit të vëllezërve tanë Kosovare në vitet 1998-1999. Edhe hz.Muhammed a.s. punen e parë që ka bërë në rrugen e islamit ka qenë hapja e xhamisë së Nebevisë.Me këtë rast shpreh falenderimet e veçanta për të gjithë imamët, vaizat dhe myezinat si dhe Myftiun Gezim Kopani që kanë shërbyer në këtë xhami. Rrethi i Pukës është vend i vogel dhe i ftohtë, por me njërëz të mirë dhe me zemer të madhe.”
N/Prefekti i Pukës z.Marash Kola në përshëndetjen e tij ndër të tjera tha: “Duke ju falenderuar për ftesen, ju uroj sinqerisht për këtë seminar që është kaq domethënës për ka rëndësia pasi flasim për një objekt kulti. Xhamia e Pukës tashmë është kthyër në një objekt i rëndësishëm i rrethit tonë. Aty bashkohen njerëzit, dashuria e tyre dhe të gjithë sëbashku i luten Zotit. Ju premtoj që do jem i angazhuar duke ju mbeshtetur në ndërtimin e xhamiave po ashtu edhe të kishave.”
Në emër të familjes së ish-Myftiut të Pukës H.Elez Hoxha, përshëndetin seminarin djali i tij Musa Hoxha.
Me pas aktiviteti u permbyll me nje koktej e shtruar për këtë rast, si dhe u shpërnda literaturë islame.
U zhvillua ne Medresen e Shkodres nje bisede fetare, me grate pukjane
Me date 26 janar 2014 u zhvillua ne Medresen e Shkodres nje bisede fetare, me grate pukjane. Ky takim u zhvillua ne ambjentet e Medrese H.Sh.Shamia Shkoder ku moren pjese grate e xhamise se re Puke ku u priten nga Pergjegjesia e Sektorit te Grave Adelina Muça prane Medresese Shkoder.
Ne biseden fetare u shtjelluan disa tema te rendesishme ne lidhje me jeten islame. Per te pranishmit ne kete bisede u shtrua nje dreke nga Medreseja Shkoder, me pas u zhvillua nje viziten tek xhamia e Medreses se djemve Shkoder ku u fal edhe namazi i ikindise.
Myftinia e rrethit te Pukes per vitin 2014 ka planifikuar zhvillimin e disa bisedave fetare me grate myslimane te rrethit te Pukes me qellimin e perdikimit te fese islame.
Ky aktivitet u mbeshtet nga Medreseja H.Sh.Shamia dega e vajzave Shkoder ne bashkepunim me Myftinine e rrethit te Pukes. Nder vite Myftinia Puke ka zhvilluar disa aktivitete fetare te mbeshtetura nga shoqata “Istanbul“
26 janar 2014
Thursday, 23 January 2014
Si u arrit ndërtimi i xhamisë së Re Pukë?
Si u arrit ndërtimi i Xhamisë së re Pukë?
Përurimi i Xhamisë së Re të Pukës
(Ditë e hënë, ora 10, datë 26 janar 1998)
Nga fillimi i janarit 1998 Xhamia e Re e Pukës, e ndërtuar prej firmës ndërtuese “Bekimi” ishte gati. Për xhamin e re u interesua H.Elez Hoxha bashkë me Këshillin e Myftinisë së rrethit Pukë që prej vitit 1992.
Deri në vitin 1995 interesimi i Myftiut të Pukës H.Elez Hoxha ishte i vazhdueshem në Komunitetitn Mysliman të Shqipërise. Në vitin 1996 ju drejtuam një shoqate arabe që po ndërtonte xhami të reja në Kukës.
Pasi myftiu ua parashtroi përpjekjet që po bëntë Myftinia Pukë, për ndërtimin e Xhamise, edhe pse i moshuar , afro 85 vjeçar, nuk kishte gjetë përkrahje, atëhere ata i premtuan se xhaminë do ta ndërtonin brenda dy vjetëve. Hydajet Kuçi u paraqiti projektin të cilin ata e miratuan në parim dhe siguruan fondin e ndërtimit. Në prill te vitit 1996 filloi ndërtimi i xhamisë prej firmës “Bekimi” e Astrit Kuçit e cila nga fundi i vitit 1997 e përfundoi objektin e kultit.
Kështu, Haxhi Hafiz Elez Hoxha ka siguruar edhe trollin falas prej familjes Kuçi. Shoqata donatore kërkonin së paku qe komuniteti të dhuronte truallin e xhamisë që do ndërtohej në qëndër të qytetit. Nuk ishte e lehtë që të sigurohej falas një truall prej 2000 m2 mu në qendër të qytetit. Këtë dhuratë mund ta bëntë vetëm familja Kuçi e cila kishte të lirë ish-fushen e sportit.
Myftiu H.Elez Hoxha i shoqëruar nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Prof.Xhemal Meçi, më 12 maj 1993 kan marrë një takim me vëllezërtit “Kuçi” vetem për vetëm me secilin prej tyre: Agimin, Shabanin, Enverin e Halitin, dhe Myftiu u ka kërkuar 2 dylym tokë truall dhuratë për xhaminë. Përfundimisht i premtuan se janë gati ta firmosnin deklaratën dhe siç tregon prof.Xhemal Meçi; shpejt e shpejt në një fletë fletorje përgatita një deklarat. Në vazhdim, përgatita me makinë Deklaraten e plotë për dhurimin e truallit të cilët e firmosën të gjithë bashkë me dëshmitarët: Abaz Laçi, Sulejman Gania, Bek Ademi si edhe Myftiu H.Elez Hoxha i cili e vulosi. Për ta bërë fakt të kryer dhurimin u përgatit në Kadastrën e rrethit “AKTI I MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI” ku kreun i saj ishte Rrustem Strugaj.
Në vazhdim, edhe pse i moshuar Myftiu H.Elez Hoxha udhëtoi përsëri në Tiranë e Kukës edhe disa herë të tjera, i shoqëruar sa prej prof.Xhemal Meçit e Bekë Ademit, sa prej Xhemal Vocrrit, Hydajet Kuçit, Ali Rexhepit e deri dhe Sulejman Ganise, sa siguroi fondin e duhur për ndërtimin e kësaj xhamije.
Përfundimisht duhet theksuar se ishte Myftiu H.Elez Hoxha që nuk pushoi së reshturi deri sa u ndërtua Xhamia e Re e Pukës, që perfundoi nga fundi i vitit 1997.
Përurimi i Xhamisë së Re më 26 janar 1998, diën e hënë, ora 1000
Përurimi përballej me problemet e disa plotësime në orendi që mungonin; duheshin 180 m2 tapet, energjia elektrike duhej paguar, ujit për abdest e pastrim mjedisesh në xhami, qëndra e zërit, kaloriferë gjatë dimrit. Të gjitha këto i shqyrtoi Këshilli i Myftinisë së rrethit Pukë nën kryesine e Myftiut H.Elez Hoxha i përbërë nga: Sulejman Gania (Kryetar), Hydajet Kuçi (n/kryetar), Xhamal Meçi, Ramazan Rrigaj, Bekë Ademi e Ali Rexhepi antarë.
Më 21 janar 1998 për të qenë më të sigurt në plotësimin e kërkesave të parashtruara me shkrim, bashkë me Myftiu H.Elez Hoxha dhe kryetarin e Bashkisë Pukë Halit Furriku, morëm takim me Kryetari e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.H.Sabri Koçin tek Medreseja, ku kishte Kryesine në Tiranë.
Pritja qe premtuese. Shkresat me kërkesa i mori vetë dorarisht H.H.Sabri Koçi dhe premtoi se do të vinte edhe në Pukë ditën e përurimit, më 26 janar 1998. Si u kthyem në Pukë, më 23 janar organizuam një mbledhje të zgjeruar të Këshillit të Myftinisë Pukë për ndarjen e detyrave për daten 26 janar 1998, ditën e përurimit.
Për lajmërimin e lagjeve dhe fshatrave përreth u caktua: për Laçajt – Halil Laçi, Zezë – Sadri Beci, Pezhve– Sulejman Gania, Mehaj–Halil Islami, Qerret–Xhemal Hadroj, Kabash dhe Meçe–Qazim Kopani, Rrape – Besnik Lluka, Lajthize–Riza Shabani. Ftesa zyrtare me rastin e përurimit të xhamisë së re Pukë kishte këtë tekst: “Ftesë, Z._____, ditën e hënë, ora 1000 më 26 janar 1998 bëhet përurimi i Xhamisë së Re të qytetit Pukë. Do të na nderoj me ardhjen e Tij H.H.Sabri Koçi, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë. Jeni të mirepritur!”
Më 26 janar, që në orën 9 filluan të grumbulloheshin pran Xhamisë së Re shumë besimtarë mysliman. Kishte shumë hare e gezim. Nën tingujt e daullës kërcehej dhe urohej: “Gëzuar Xhaminë e re!” Grupi artistic i fëmijëve, të përgatitur prej myezinit Haki Ademi, këndoi “ilahi” që e shtuan entuziazmin dhe haren. Në orën 1000 Myftiu H.Elez Hoxha mbajti fjalën përshëndetese për besimtarët myslimanë tha: “Besimtarë mysliman tashmë do të kenë fatin e mirë që më 26 janar, ditën enjte të falin Bajramin e parë në këtë xhami të bukur. “E gëzofshim!”- brohoritën të gjithë së bashku. Në vazhdim Myftiu falenderoi vëllezërit Kuçi: Agim,Enver, Shaban, Halitin dhe Eqrem Kuçin që na dhuruan truallin e xhamsë; falenderoj donatorin-shoqatën Araba dhe firmen e ndërtimit “Bekimi” të Astrit Kuçit. Njëkohësisht, falënderoi Komunitetin Katolik për pjesëmarrjen e tyre në këtë përurim, si edhe të autoriteteve të pushtetit vendor.” ( U kërkua ndjesë për mungesen për arsye shëndetësore të H.H. Sabri Koçit)
Me kaq u pre shiriti i inagurimit prej Myftiut H.Elez Hoxha. Më pas besimtarët mysliman vazhduan me vizitën e xhamisë ku këndohej ilahi dhe Kur’an.
V/O: Në vitin 2013 Myftinia e rrethit Pukë për arsyë objektive e pati të pa mundur përkujtimin e 15 vjetorit të Xhamisë së Re Pukë. Pritet që më 26 janar 2014 Myftinia Pukë të zhvilloj një aktivitet ne kuader të 15 vjetorit të Xhamisë së Re Pukë.
Ky material po publikohet për herë të parë nga Myftinia e rrethit Pukë.
Saturday, 18 January 2014
Keshilli i Myftinise Puke zhvillon mbledhjen e pare te vitit 2014
Sot date 18 janar 2014 , ne qytetin e Fush-arrezit Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e pare te Keshillite te Myftinise se rrethit Puke per vitin 2014 me kete rend dite: 1).Analiza e punes per vitin 2013 2).Plani i punes per vitin 2014 3).Te ndryshme.
Mbledhja u hap me leximin e nje pjese nga Kur’ani i shejte e kenduar nga imami i xhamise se re Puke Bekim Sokoli. Me pas Keshilli i Myftinise Puke miratoi rendin e dites. Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Gjate vitit 2013 Myftinia Puke ka arritur te zhvilloj disa aktivitete te rendesishme ku permend simpoziumin me teme: “Shembulli i Profetit Muhamed a.s” ku mori pjese kancelari i K.M.SH-se Ali Zaimi, Perfaqsues zyrtare te Medreses Shkoder. Me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Medreses Shkoder per tre muaj u zhvillua emisioni televiziv “Fjale Zemre“. Ky program u nderua me pjesmarrjen e N/Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu, imam dhe teolog nga Shkodra etj. Aktivitete te rendesishme jane zhvilluar gjate muajit maj dhe qershor ne Fush-arrez, Puke dhe Qerret. Domethenes ka qene grumbullimi i fakteve historike nga Xhemal Meçi, Gezim Kopani, Afrim Laçi mbi jeten islame nder vite ne rrethin e Pukes ku permend: Jeten e Imam Sadik Prishtines, Historia e xhamise se fshatit Iballe, Jeta e hoxhe Isuf Arif Hoxhes, Historiku i xhamise se fshatit Lajthize dhe Jeta e imam Osman Hoxha i Fletit. Gjate muajit amazan, Myftinia e rrethit Puke ka arrit te shtroj disa iftare me agjeruesit pukjan. Te gjitha keto aktivitete jane bere fale mbeshtetjes qe ka pase Myftinia Puke nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise, shoqata Islame si dhe nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke te cilet i falenderoj.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Rrapen, Besnik Lluka gjate fjales se tij nder te tjera tha: “Piksepari falenderoj Myftiun e Pukes per punen e shkelqyer qe po bene ne perhapjen e fese islame ne gjithe rrethin e Pukes. Ne jemi rrethi i madh , dhe hallet jane te shumta, por me mbeshtetjen e njeri-tjeterit ne, mund te arrim realizimin e shum aktiviteteve.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Iballen Tahir Kapeta nder te tjera tha: “Punet qe po ben Myftinia Puke jane domethenese, por gjate vitit 2014 duhet nje pune me e madhe per fshatin e Iballes, pasi kemi shume nevoj, per zhvillimin e aktiviteteve islame, per restaurimin e xhamise se Iballes etj.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Fush-arrezin Basri Selimaj nder te tjera tha: “Ne si keshill , por edhe Myftinia Puke kemi punuar per ndertimin e Xhamise se Fush-arrezit. Sic e kemi diskutuar edhe ne mbledhjet e tjera , Fush-arrezi vazhdon te vuaj mungesen e xhamise. Ju e dini se per ritet fetare ne marrim makinat dhe vime ne Puke vetem se nuk kemi xhami ketu. “
Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e bere gjate vitit 2013 ku Myftinia Puke ka arrit te ndihmoj me pako ushqimore dhe jo vetem rreth 700 familje ne nevoj, paraplegjik-tetraplegjik dhe familjet ne gjak.
Me perfundimin e mbledhjes se Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vendosi:
-Miratimin e analizes se Myftinise se rrethit Puke per vitin 2013
-Miratimi i planit te punes per vitin 2014
-Rishqyrtimin e pagave te personelit te Myftinise se rrethit Puke.
-Ndihmimi i rreth 80 familjeve te varfera me pako ushqimore
-Nderhyrje per restaurim ne xhamine e fshatit Iballe.
-Zgjedhja e perfaqsuesve te Myftinisese se rrethit Puke ne fshatrat: Flet, Xathe dhe Uji i ftohte Lajthize.
-Vendosja e emrit te ri per xhamin e re te qytetit te Pukes.
-Dhenijen “Çertifikate Mirenjohje” per kontributin e dhene ne Myftinine e rrethit Puke per: Prof. Xhemal Meçi (Antar i Keshillit te Myftinise Puke prej vitesh), Çertifikate Mirenjohje pas vdekejes per Imam Zenenl Hoxha (Ish-Myfti i rrethit te Pukes) dhe Çertifikate Mirenjohje per imam Sadik Prishtina (ish-imam ne xhamin e fshatit Kabash)
Myftinia e rrethit Puke
Fushe Arrez
18 janar 2014
Saturday, 11 January 2014
Bisedë fetare me gratë në xhamin e Pukës
Gjatë ditës së sotme date 11.01.2014 Myftinia e rrethit Pukë ka zhvilluar një bisedë fetare me gratë në xhaminë e qytetit të Pukës. Në takim moren pjesë dhjetra gra si dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani.
Takimi u hap me një pjesë Kur’anore dhe më pas Myftiu i Pukës Gezim Kopani mbajti një vaiz mbi “Roli i gruas në islam dhe jeta e Profetit Muhammed a.s.”
Myftiu Gezim Kopani ndër të tjera tha: “Myftinia Pukë ne vazhdimsi do zhvilloj takime të tilla jo vetem në qytetin e Pukës, por edhe në fshatrat e rrethit te Pukes. Ju ftoj të gjithave që të ftoni shoqet dhe të afërmit tuaj për tu bërë pjesë e rrugës islame. Më ka rastis të më thonë: “Unë, dëshiroj të vi në xhami, por nuk di as dua, dhe as lutje. Unë u them: “Nuk është problem që nuk di, problem është nëse nuk ka dëshirë për të mësuar. Kur dëshira është është gjysma e punes pasi edhe Pejgamberi Muhammed a.s. thotë: “Çdo gjë vlersohet sipas nijetit” . Prandaj, ftoni shoqet, komshin dhe të afërmit në rrugen e islamit. Për fillestarin nuk është problem din apo nuk din të falet, e rëndësishme është ti sjellim në shtepin e zotit (në xhami) dhe tu tregojmë atyre vlerat e fesë islame.”
Në fund të takimit pjesëmarreset shprehen dëshiren e tyre që në takimet e tjera te predikohet mbi rregullat islame që duhen zbatuar gjatë jetës.
Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të muajit të “Mevludit” ka planifikuar disa takime në gjithë rrethin e Pukës.
Namaz me rinin e qytetit Puke
Nje vend ka te ardhur kur ka rini me besim dhe vlera kulturore, dhe ku me mire se ne xhamin keto vlera mund te merren!? Ne kete kuader Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne vijimsi po i kushton rendesi te veçante aktivitetit me rinin, por ai ngre shqetesimin e madh , ku çdo vit e me shume numri i rinis sa vjen e ulen ne qytetin e Pukes. Nderkohe situata eshte me e rend ne fshatrat e rrethit Puke.
Fotografia eshte bere pas faljes se namazit te akshamit ne xhamin e qytetit Puke
Date, 11 janar 2014
Wednesday, 8 January 2014
Myftiu i Pukës zhvillon një vizitë pune në Myftinë e Shkodrës
Gjate dites se sotme date 08 janar 2014 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka zhvilluar nje vizite pune ne Myftinin e Shkodres. Myftiu u prit nga Myftiu i Shkodres Imam Muhamet Sytari.
Qellimi i ketij takimi ishte kordininimi i disa aktiviteteve mes Myftinise Puke dhe Shkoder mbi aktivitetin fetare gjate vitit 2014. Myftiu i Shkodres Muhamet Sytari premtoi mbeshtetjen e Myftinise Shkoder per rrethin e Pukes.
Bashkepunimi i Myftinise Puke dhe Shkoder do konsistojne ne predikimet islame, seminare, tribuna fetare, iftare etj.
Myftiu i Pukës Gëzim Kopani zhvilloi një vizitë pune në Myftinë e Shkodrës
Gjate dites se sotme date 08 janar 2014 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka zhvilluar nje vizite pune ne Myftinin e Shkodres. Myftiu u prit nga Myftiu i Shkodres Imam Muhamet Sytari.
Qellimi i ketij takimi ishte kordininimi i disa aktiviteteve mes Myftinise Puke dhe Shkoder mbi aktivitetin fetare gjate vitit 2014. Myftiu i Shkodres Muhamet Sytari premtoi mbeshtetjen e Myftinise Shkoder per rrethin e Pukes.
Bashkepunimi i Myftinise Puke dhe Shkoder do konsistojne ne predikimet islame, seminare, tribuna fetare, iftare etj.







.jpg)




