Wednesday, 27 May 2026
Pas 60-vitesh falet namazi i Kurban Bajramit ne fshatin Kabash , Puke
Pas 60 vitesh, besimtaret mysliman te fshatit Kabash , Puke falen namazin e Kurban Bajramit ne sheshin e xhamise se ketij fshati. Ne faljen e bajramit moren pjese dhjetra besimtar mysliman te Kabashit, ku mes emocionesh shprehen gezimin qe u bashkuan ne faljen e bajramit duke uruar njeri tjeterin per shendet dhe cdo te mire. E veçante ishte qe festes ju bashkuan edhe besimtaret katolik te fshatit Kabash , te cilet po ashtu mes gezimi uronin festen e kurban Bajramit. Ritet fetare u drejtuan nga Myftiu Gezim Kopani . Pas faljes besimtaret kaluan disa momente festive me njeri tjetrin.Kabash, Puke 27 maj 2026
Subscribe to:
Post Comments (Atom)




















No comments:
Post a Comment