Tuesday, 25 December 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon viziten zyrtare ne Famullin e Pukes



Me date 25 dhjetor 2012 Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilloi vizite zyrtare ne Kishen Baritore te qytetit te Pukes.


Myftiu u prit nga Famullitari Giovanni Fiocchi si dhe kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci.

Ne fjalen e tij Famullitari Fiocchi nder te tjera tha: "...Falenderoj komunitetin Mysliman per bashkepunimet qe kemi mes dy komuniteteve. Kjo eshte nje feste e cila sjell gezim per te gjithe njerzimin."

Ndersa ne fjalen e tij kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci tha: "Duke ju falenderuar per ardhjen tuaj per te na uruar, shpreh mirenjohjen tone per Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili cdo here na ka mbeshtet dhe na eshte gjetur prane."

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani tha: "Ne kete dite te shenuar per besimtaret Katolik ju uroj festen ju Famullitar dhe nepermjet jush edhe gjithe besimtaret katolik. Sot shoqeria po perballet me ngjarje ndryshme, ku nder te cilat jane shembujt negative qe cenojne moralin e familjes, prandaj kerkohet nga ne qe te predikojme edhe me shume mbi vlerat e vyrtive te larta, mbi rendesin e familjes me qellim, ngritjen e moralit ne shkallen e duhur."

Puke me 25 dhjetor 2012



No comments:

Post a Comment