Saturday, 18 January 2014

Keshilli i Myftinise Puke zhvillon mbledhjen e pare te vitit 2014



Sot date
18 janar 2014 , ne qytetin e Fush-arrezit Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e pare te Keshillite te Myftinise se rrethit Puke per vitin 2014 me kete rend dite: 1).Analiza e punes per vitin 2013 2).Plani i punes per vitin 2014 3).Te ndryshme.

Mbledhja u hap me leximin  e nje pjese nga Kur’ani i shejte e kenduar nga imami i xhamise se re Puke Bekim Sokoli. Me pas Keshilli i Myftinise Puke miratoi rendin e dites. Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Gjate vitit 2013 Myftinia Puke ka arritur te zhvilloj disa aktivitete te rendesishme ku permend simpoziumin me teme: “Shembulli i Profetit Muhamed a.s” ku mori pjese kancelari i K.M.SH-se Ali Zaimi, Perfaqsues zyrtare te Medreses Shkoder. Me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Medreses Shkoder per tre muaj u zhvillua emisioni televiziv “Fjale Zemre“. Ky program u nderua me pjesmarrjen e N/Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu, imam dhe teolog nga Shkodra etj. Aktivitete te rendesishme jane zhvilluar gjate muajit maj dhe qershor  ne Fush-arrez, Puke dhe Qerret. Domethenes ka qene grumbullimi i fakteve historike nga Xhemal Meçi, Gezim Kopani, Afrim Laçi mbi jeten islame nder vite ne rrethin e Pukes ku permend: Jeten e Imam Sadik Prishtines, Historia e xhamise se fshatit Iballe, Jeta e hoxhe Isuf Arif Hoxhes, Historiku i xhamise se fshatit Lajthize dhe Jeta e imam Osman Hoxha i Fletit. Gjate muajit amazan, Myftinia e rrethit Puke ka arrit te shtroj disa iftare me agjeruesit pukjan. Te gjitha keto aktivitete jane bere fale mbeshtetjes qe ka pase Myftinia Puke nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise, shoqata Islame si dhe nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke te cilet i falenderoj.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Rrapen, Besnik Lluka gjate fjales se tij nder te tjera tha: “Piksepari falenderoj Myftiun e Pukes per punen e shkelqyer qe po bene ne perhapjen e fese islame ne gjithe rrethin e Pukes. Ne jemi rrethi i madh , dhe hallet jane te shumta, por me mbeshtetjen e njeri-tjeterit ne, mund te arrim realizimin e shum aktiviteteve.”

Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Iballen Tahir Kapeta nder te tjera tha: “Punet qe po ben Myftinia Puke jane domethenese, por gjate vitit 2014 duhet nje pune me e madhe per fshatin e Iballes, pasi kemi shume nevoj, per zhvillimin e aktiviteteve islame, per restaurimin e xhamise se Iballes etj.”

Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Fush-arrezin Basri Selimaj nder te tjera tha: “Ne si keshill , por edhe Myftinia Puke kemi punuar per ndertimin e Xhamise se Fush-arrezit. Sic e kemi diskutuar edhe ne mbledhjet e tjera , Fush-arrezi vazhdon te vuaj mungesen e xhamise. Ju e dini se per ritet fetare ne marrim makinat dhe vime ne Puke vetem se nuk kemi xhami ketu. “

Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e bere gjate vitit 2013 ku Myftinia Puke ka arrit te ndihmoj me pako ushqimore dhe jo vetem rreth 700 familje ne nevoj, paraplegjik-tetraplegjik dhe familjet ne gjak.

Me perfundimin e mbledhjes se Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vendosi:

-Miratimin e analizes  se Myftinise se rrethit Puke per vitin 2013

-Miratimi i planit te punes per vitin 2014

-Rishqyrtimin e pagave te personelit te Myftinise se rrethit Puke.

-Ndihmimi i rreth 80 familjeve te varfera me pako ushqimore

-Nderhyrje per restaurim ne xhamine e fshatit Iballe.

-Zgjedhja e perfaqsuesve te Myftinisese se rrethit Puke ne fshatrat: Flet, Xathe dhe Uji i ftohte Lajthize.

-Vendosja e emrit te ri per xhamin e re te qytetit te Pukes.

-Dhenijen “Çertifikate Mirenjohje” per kontributin e dhene ne Myftinine e rrethit Puke per: Prof. Xhemal Meçi (Antar i Keshillit te Myftinise Puke prej vitesh), Çertifikate Mirenjohje pas vdekejes  per Imam Zenenl Hoxha (Ish-Myfti i rrethit te Pukes) dhe Çertifikate Mirenjohje per imam Sadik Prishtina (ish-imam ne xhamin e fshatit Kabash)

Myftinia e rrethit Puke

Fushe Arrez

18 janar 2014

Saturday, 11 January 2014

Bisedë fetare me gratë në xhamin e Pukës



 Gjatë ditës së sotme date 11.01.2014 Myftinia e rrethit Pukë ka zhvilluar një bisedë fetare me gratë në xhaminë e qytetit të Pukës. Në takim moren pjesë dhjetra gra si dhe Myftiu i Pukës Gezim Kopani.

Takimi u hap me një pjesë Kur’anore dhe më pas Myftiu i Pukës Gezim Kopani mbajti një vaiz mbi “Roli i gruas në islam dhe jeta e Profetit Muhammed a.s.”

      Myftiu Gezim Kopani ndër të tjera tha: “Myftinia Pukë ne vazhdimsi do zhvilloj takime të tilla jo vetem në qytetin e Pukës, por edhe në fshatrat e rrethit te Pukes. Ju ftoj të gjithave që të ftoni shoqet dhe të afërmit tuaj për tu bërë pjesë e rrugës islame. Më ka rastis të më thonë: “Unë, dëshiroj të vi në xhami, por nuk di as dua, dhe as lutje. Unë u them: “Nuk është problem që nuk di, problem është nëse nuk ka dëshirë për të mësuar. Kur dëshira është është gjysma e punes pasi edhe Pejgamberi Muhammed a.s. thotë: “Çdo gjë vlersohet sipas nijetit” . Prandaj, ftoni shoqet, komshin dhe të afërmit në rrugen e islamit. Për fillestarin nuk është problem din apo nuk din të falet, e rëndësishme është ti sjellim në shtepin e zotit (në xhami) dhe tu tregojmë atyre vlerat e fesë islame.

      Në fund të takimit pjesëmarreset shprehen dëshiren e tyre që në takimet e tjera te predikohet mbi rregullat islame që duhen zbatuar gjatë jetës.

     Myftinia e rrethit Pukë në kuadër të muajit të “Mevludit” ka planifikuar disa takime në gjithë rrethin e Pukës.

Namaz me rinin e qytetit Puke


Nje vend ka te ardhur kur ka rini me besim dhe vlera kulturore, dhe ku me mire se ne xhamin keto vlera mund te merren!? Ne kete kuader Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne vijimsi po i kushton rendesi te veçante aktivitetit me rinin, por ai ngre shqetesimin e madh , ku çdo vit e me shume numri i rinis sa vjen e ulen ne qytetin e Pukes. Nderkohe situata eshte me e rend ne fshatrat e rrethit Puke.

Fotografia eshte bere pas faljes se namazit te akshamit ne xhamin e qytetit Puke 

Date, 11 janar 2014