Friday, 27 December 2013

Myftinia Puke i vjen ne ndihme nje familje ne qytetin e Pukes

Vendbanimi i familjes A.L


Pas namazit te Xhumase sot 27.12.2013 Myftinia e rrethit Puke i ka ardhur edhe nje here ne ndihme familjes se A. Laçi. Kjo familje vuan mungesen e nje shtepie, por ajo ka nevoj emergjente per ushqime. Ardiani eshte i martuar dhe ka nje femije 14 muajsh.

Sot pasi Rudina (bashkeshortia e Ardianit) ka fal namazin e Xhumas vuri ne dijeni gjendjen e familjes dhe ne kete kuader Myftinia Puke me bashkepunim te shoqates Istanbul u erdh ne ndihme duke derguar pako me ushqime. Ushqimet i ka derguar ne familjen Laçi vete Myftiu i Pukes . Gjate vizites se Myftiut ne familjen Laçi ka shprehur angazhimin e tij per te ndihmuar kete familje edhe ne vazhdim.

Wednesday, 25 December 2013

Myftiu i Pukës zhvillon vizitë zyrtare në Famullin e Pukës



Paraditen e sotme datë 25.12.2013 Myftiu i rrethit të Pukës Gezim Kopani i shoqëruar nga antarë të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë kan zhvilluar vizitë zyrtare në Famullin e Pukës me rastin e Krishtëlindjes.

Myftiu u prit nga Famullitari Giovani Fiocchi dhe kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Pukë Dod Boci. Në fjalen e tij Dod Baci ndër të tjera tha: “…Festa merr ngjyrë të veçantë kur ajo urohet nga miqt. Harmonia fetare është ajo që sjell për njerëzimin gëzim dhe dashuri mes njerëzve.”

Në mesazhin e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani ndër të tjera tha: “Është besimi në krijuesin e gjithësisë që sjell gëzim dhe lumturi në zemrat e njerëzve. Besimi i sinqertë në Zot bën që njerëzit të respektojnë njëri-tjeterin

Friday, 6 December 2013

Bekim Sokoli emrohet imam i xhamise se qytetit Puke

Bekim Sokoli


Gjate dites se sotme dt.06.12.2013 pas namazit te Xhumase ne xhamin e qytetit te Pukes eshte bere prezantimi i Bekim Sokolit si imam. 
Prezantimi i imamit te ri u be nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili uroj imamin per detyren e re dhe fisnike ne drejtimin e Xhamise se re te qytetit Puke. Myftiu nder te tjetra tha:

“Tashme xhamia e qytetit te Pukes eshte ne rrugen e duhur  duke ju ofruar besimtareve nje sherbim edhe me te mir si dhe me te kompletuar. Myftinia jone has veshtirsi pasi ka ende xhami qe skan personal si Imam dhe Myezin, por me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise inshalla dal ngadal do plotesohet edhe ky boshllek.”

Ne fjalen e tij imami i ri i xhamise Puke Bekim Sokoli nder te tjera tha: “Fillimisht falenderoj Allahun e Madheruar qe me dha kete mundesi qe te sherbej ne nje detyre kaq te larte. Do mundohem ti sherbej sa me mire xhematit dhe komunitetit.”

Bekim Sokoli ka lindur me: 19 shtator 1993 . Ne moshen 11 vjeçare ka ndjekur per rreth tre vite kursin fetare islam prane qendres “SHBKI” Puke. Ne vitin 2009 fillon Medresene H.Sh.Shamia Shkoder te cilen e mbaron ne vitin 2012 me rezultate shume te mira. Ne vitin 2012 e ne vazhdim ndjek studimet e larta ne Fakultetin Politeknik Tirane , ne sistemin (part time).