Monday, 8 June 2026

Myftiu i Pukës priti në takim përfaqësuesen e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore


Sot më, 08 qershor 2026, Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani, priti në një takim zyrtar Përgjegjësen e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore në Pukë, znj. Klea Ahmetaj.
Gjatë takimit znj. Ahmetaj prezantoi shërbimet që ofron institucioni që ajo përfaqëson, duke theksuar se ndihma juridike falas synon të mbështesë qytetarët dhe shtresat në nevojë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të përfitojnë shërbime juridike.
Nga ana e tij, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani e falënderoi znj. Ahmetaj për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim institucional në funksion të mbështetjes së komunitetit.


Wednesday, 27 May 2026

Pas 60-vitesh falet namazi i Kurban Bajramit ne fshatin Kabash , Puke



Pas 60 vitesh, besimtaret mysliman te fshatit Kabash , Puke falen namazin e Kurban Bajramit ne sheshin e xhamise se ketij fshati. Ne faljen e bajramit moren pjese dhjetra besimtar mysliman te Kabashit, ku mes emocionesh shprehen gezimin qe u bashkuan ne faljen e bajramit duke uruar njeri tjeterin per shendet dhe cdo te mire. E veçante ishte qe festes ju bashkuan edhe besimtaret katolik te fshatit Kabash , te cilet po ashtu mes gezimi uronin festen e kurban Bajramit.  Ritet fetare u drejtuan nga Myftiu Gezim Kopani . Pas faljes besimtaret kaluan disa momente festive me njeri tjetrin.

Kabash, Puke 27 maj 2026






















Drejtues te institucioneve te rrethit Puke percjellin urimet e tyre me rastin e Kurban Bajramit

Drejtues te institucioneve te ndryshme te rrethit te Pukes, artista, intelektual dhe besimtare percollen urimet e tyre me rastin e festes se Kurban Bajramit.

Fotografi te bera gjateve vizitave zyrtare me kete rast ne xhamin e Koder Hanit , Puke.
Date 27 maj 2026