Saturday, 18 January 2014

Keshilli i Myftinise Puke zhvilloi mbledhjen e pare per vitin 2014



Sot date 
18 janar 2014 , ne qytetin e Fush-arrezit Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbledhjen e pare te Keshillite te Myftinise se rrethit Puke per vitin 2014 me kete rend dite: 1).Analiza e punes per vitin 2013 2).Plani i punes per vitin 2014 3).Te ndryshme.
Mbledhja u hap me leximin  e nje pjese nga Kur’ani i shejte e kenduar nga imami i xhamise se re Puke Bekim Sokoli. Me pas Keshilli i Myftinise Puke miratoi rendin e dites. Ne fjalen e tij Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Gjate vitit 2013 Myftinia Puke ka arritur te zhvilloj disa aktivitete te rendesishme ku permend simpoziumin me teme: “Shembulli i Profetit Muhamed a.s” ku mori pjese kancelari i K.M.SH-se Ali Zaimi, Perfaqsues zyrtare te Medreses Shkoder. Me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Medreses Shkoder per tre muaj u zhvillua emisioni televiziv “Fjale Zemre“. Ky program u nderua me pjesmarrjen e N/Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu, imam dhe teolog nga Shkodra etj. Aktivitete te rendesishme jane zhvilluar gjate muajit maj dhe qershor  ne Fush-arrez, Puke dhe Qerret. Domethenes ka qene grumbullimi i fakteve historike nga Xhemal Meçi, Gezim KopaniAfrim Laçi mbi jeten islame nder vite ne rrethin e Pukes ku permend: Jeten e Imam Sadik PrishtinesHistoria e xhamise se fshatit IballeJeta e hoxhe Isuf Arif HoxhesHistoriku i xhamise se fshatit Lajthize dhe Jeta e imam Osman Hoxha i Fletit. Gjate muajit amazan, Myftinia e rrethit Puke ka arrit te shtroj disa iftare me agjeruesit pukjan. Te gjitha keto aktivitete jane bere fale mbeshtetjes qe ka pase Myftinia Puke nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise, shoqata Islame si dhe nga antaret e Keshillit te Myftinise Puke te cilet i falenderoj.”
Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Rrapen, Besnik Lluka gjate fjales se tij nder te tjera tha: “Piksepari falenderoj Myftiun e Pukes per punen e shkelqyer qe po bene per fene islame ne gjithe rrethin e Pukes. Ne jemi rrethi i madh , dhe hallet jane te shumta, por me mbeshtetjen e njeri-tjeterit ne, mund te arrim realizimin e shum aktiviteteve.

Antari i Keshillit te Myftinise Puke per Fush-arrezin Basri Selimaj nder te tjera tha: “Pavarsisht punes se madhe qe po ben Myftiu Gezim Kopani , mendoj se duhet punuar edhe me shume per ecjen perpara ne arritjen e ndertimit te xhamise ne Fushe Arrez, pasi myslimanet e qytetit tone per te kryer nje falje jane te detyruar te shkojne xhamin e Pukes. Ndaj duhet zhvilluar takime te ndryshme per te arritu ne ndertimin e xhamise."
Pas fjales se antarit Basri Selimaj ju pergjigj Myftiu Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: "Eshte e vertet qe myslimanet e Fushe Arrezit vijn ne Puke , po ashtu sic e dini edhe ju por edhe antaret e tjere perpjekjen e jashtzakonshme qe kemi bere per ndertimin e nje xhamie ne Fushe Arrez. Blem token, beme projektin, gjetem donacionit , por per shkak te bllokimeve dashakeqe per te mos dhene islamofobe Bashkia Fushe Arrez nuk dha lejen e ndertimit. Situata u kanalizua me qellim tek Pleqsit etj te cilat ne fakt nuk kan asnje te drejte ligjore sa i tokon dhenies nga Bashkia Leje Ndertimi, por kjo gje u be qellimisht. Njekohesisht nuk duhet te mos permendim faktin qe edhe myslimanet ne Fushe Arrez duhet te ngrejne zerin edhe me shume, te kerkojne nje te drejte qe u jep ligji per me teper Kushtetuta nuk eshte krim, por fisnikeri. Tashme per shkak te ketyre problematikave dhe mos lejimit te ndertimit te xhamise , Myftinia nuk ka tashme as fondin per ndertim. Pavarisht kesaj , Myftinia Puke nuk do ndaloj punen ne kete drejtim sikurse edhe aktivitet fetare qe do zhvilloje ne vijimsi ne kete qytet dhe jo vetem."

Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e bere gjate vitit 2013 ku Myftinia Puke ka arrit te ndihmoj me pako ushqimore dhe jo vetem rreth 700 familje ne nevoj, paraplegjik-tetraplegjik dhe familjet ne gjak.

Me perfundimin e mbledhjes  Keshilli miratoi: Analizen e punes per vitin 2013 , Miratimin e planit te punes per vitin 2014, ndihma per 80 familje, restaurim te pjesshem ne xhamin e fshatit Iballe, zgjedhjen e perfaqesuesve per fshatrat: Flet, Xath dhe Lajthize (Uji i ftohte), dhenie çertifikate vlersimin per kontributin e dhene si antar i Keshillit te Myftinise Xhemal Meçi, imam Zenel Hoxha (Ish Myfti), per imam Sadik Prishtina Luma (ish imam xhamia e fshatit Kabash)

Fushe Arrez , 18 janar 2014


No comments:

Post a Comment